A thua valle Muslimanet sot perfaqesojne mendimet e Profetit Muhamed?


Cili eshte musliman?

Fjala Islam me kuptimin e saj leksikor dhe ate fetar eshte udhezuesi me i mire per te na orientuar drejt fjales musliman, po ashtu personaliteti i muslimanit eshte perkryer ne menyren me te perkryer tek profeti i Allahut; atehere e gjitha kjo na imponon qe ta trajtojme personalitetin e muslimanit nga kjo pike dhe nga ky personalitet.
Padyshim nese dikush do te arrije te njohe si duhet Profetin Muhamed, ai pa tjeter do te njohe dhe muslimanin.
Nga aspekti leksikor islami perkufizohet se eshte: “Adhrimi i sinqerte i Allahut.

Nese do te shohim kete perkufizin gjejme se fjala islam nuk percakton:

1- Ndonje personazh te veçante siç eshte Budizmi e cila pekufizohet me Buden .
2- Ndonje komb te veçante siç eshte Hebraizmi qe perkufizon hebrenjte.
3- As ndonje vend apo territor te veçante sikurse ka ardhur ne tekstet e te krishtereve.
4- Madje as ndonje kohe te caktuar.

E gjithe kjo qe permendem na drejton drejt nje atmosfere globale e cila nuk eshte e kufizuar vetem ne kohen e dergimit te profetit Muhamed salallahu alejhi ue selem, pra ky perkufizim na tregon se te gjithe profetet kane qene muslimane, nje realitet ky te cilin e fakton edhe Kurani ne disa vende.
P.sh, Musai eshte i derguari musliman ne popullin e hebrenjve, e keshtu me rradhe te gjithe profetet.

Por muslimanet sot, a perfaqesojne mendimet e Profetit Muhamed?

Ne fakt qe ti pergjigjemi kesaj pyetjeje patjeter qe kemi nevoje te shohim ne te dy pjeset e historise: pjesen kur shoket e profetit u shperndane ne te gjithe boten, duke sunduar shumicen  e san, dhe kohen nete cilen jemi duke e jetuar tani, kohe kjo ku ata qe thone se i perkasin Islamit jane te shumte, porse qe jane njerezit me te perçmuar, madje disa dhe shume larg nga jeta e profetit Muhamed dhe metodologjise se tij.

Profeti Muhamed ka urdheruar qe te mos genjejme, te mos marim ryshfet, te mos i afrohemi prostuticionit dhe vjedhjes; te jemi te drejte, te largojme padrejtesite, te jemi te meshirshem, te kujdesemi per jetimin e te nderojme mikun, ndaj mjafton te lexosh dhe liberthin me te vogel qe flet rret fjaleve dhe veprave te profetit Muhamed, per te kuptuar se nje pjese e muslimaneve sot nuk e pasojne profetin Muhamed vetem se me emer!

Çkuptim ka Profeti tek muslimanet?

Tek arabet profeti eshte lajmetar, pra behet fjale per lajme te rendesishme, ndaj dhe ajo eshte gritje dhe vlere, pra profet eshte ai te cilit Allahu i ka zbritur shpallje, nese ai urdherohet ti ftoje njerezit ai eshte pejgamber, sepse çdo pejgamber eshte dhe profet, dhe jo çdo profet eshte pejgamber. Keshtuqe Muhamedi ke muslimanet eshte profet dhe pejgamber i Allahut, te cilin Allahu e ngarkoi te perçoje mesazhin Islam ne menyre qe te ishte shpallja e fundit e zbritur nga qielli per ne toke, ai eshte meshire te cilen Allahu e rezervoi per te qene per njerezit ne kohen e fundit.

Muslimanet a jane te keqinj?
Profeti Muhamed salallahu alejhi ue selem ka thene: “Buzeqeshja ne fytyren e vellait musliman eshte sadaka”. Po ashtu na ka lajmeruar se nje burre hyri ne Xhenet sepse kishte prer nje peme qe pengonte njerezit.

Valle a mund te mendohet se keto fjale mund te dalin nga nje njeri i keq i cili kerkon ti demtoje njerezit?
Kurresesi, ai ka qene meshire e veçante per besimtaret dhe meshire e pergjithshme per mbar njerezimin, ashtu siç e ka pershkruar dhe Kurani: “Ne nuk te kemi derguar ty vetem se si meshire per mbar njerezimit”. E ne do te mjaftohemi me kaq sepse ai qe do te lexoje rreshtat me posht do te mund ti jape pergjigje kesaj pyetjeje.

A i pranojne muslimanet te tjeret?
Patjeter, profeti salallahu alejhi ue selem ka bere pakte me hebrejte dhe ka dialoguar me te krishteret; ky eshte nje realitet qe e ka perforcuar Kurani: “Dhe ti debato me ta ne menyren me te mire”.
Si mund te ndodhe qe te debatosh me dikend pa e takuar, perveç kesaj Allahu ka percaktuar edhe sesi duhet te jete. Profeti po ashtu ka bere marveshje me hebrejte dhe argument per kete eshte se ai vdiq dhe pazmorja e tij ishte peng tek nje çifut, por kjo ndodhte me ata te cilet nuk jane ne lufte me muslimanet, sepse nese ata qe e luftonin apo kerkonin ta nxirnin nga vendi me ata ballafaqohej me te njejat rruge, vetem se ne menyre dhe rregulla te habitshme dhe strikte, ku i ndalonte te vrisnin pleqte, femijet dhe grate; te mos digjnin shtepite dhe te mos prisnin peme.
Madje ka patur sanksione nda çdo kujt qe nuk i permbahej ketij rregulli.
Nese muslimanet do ta kuptonin mentalitetin e Muhamedit salallahu alejhi ue selem patjeter qe do te silleshin me jomuslimanet njesoj sikur sillej profeti salallahu alejhi ue selem.

Shkruar nga: Bledar Haxhiu

(Visited 50 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT