Agjërimi i Muhamedit në Ramazan


Agjërimi dhe Kurani ndërmjetësojnë për shokun e tyre

Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Kurani dhe agjërimi do të ndërmjetësojnë për njeriun në Ditën e Gjykimit. Agjërimi do të thotë: O Zoti im! Unë e kam ndaluar atë nga ushqimi dhe epshet (gjatë ditës), ndaj më lejo të ndërmjetësoj për të. Ndërsa Kurani do të thotë: Unë e ndalova atë nga gjumi i natës, ndaj më lejo të ndërmjetësoj për të. Thotë: Atëherë u jepet lejë që të ndërmjetësojnë.”[13]

Agjërimi është shlyerje dhe kompensim

Nga dobitë me të cilat veçohet agjërimi është se; Allahu e ka bërë atë shlyerje dhe kompensim për atë që rruan flokët duke qenë se është muhrim (në Haxh, gjë e cila nuk lejohet para therjes së kurbaneve), për shkak të ndonjë arsyeje si sëmundje apo dhimbje koke, dhe nuk ka mundësi të therë kurban. Apo për atë që mbyt gabimisht ndonjë të huaj (jomusliman) me kontratë (në vendet islame). Po ashtu për thyerjen e zotimit, apo mbytjen e gjahut në Ihram (me veshjet e haxhit), apo në rastin e Dhiharit (thënia gruas se ajo është si shpina e nënës, me qëllim që të mos i afrohet asaj për marrëdhënie intime). Këto gjëra i gjen të qarta në ajetet Kuranore.

Po kështu, agjërimi bashkohet me lëmoshën për shlyerjen e sprovës së burrit në pasurinë, familjen dhe komshiun e tij.

Hudhejefe ibën el Jeman (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Fitnen-Sprovat e burrit në familjen, pasurinë dhe fqinjët e tij i shlyen agjërimi dhe lëmosha.”[14]

Dera “Er Rajjan” e Xhenetit është për Agjëruesit

Sehël ibën Seadi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Në xhenet është një derë e cila quhet er Rajjan. Nga ajo derë do të hyjnë vetëm agjëruesit në Ditën e Gjykimit, dhe nuk hyn prej saj askush tjetër. Kur ata të hyjnë, ajo mbyllet dhe nuk hyn më askush. [Kur ata të hyjnë të gjithë, ajo mbyllet. Kush hyn në të, do të pijë (ujë a diçka tjetër) dhe kush pi, nuk ka për t’u etur më kurrë.”[15]

 


13.Transmeton Ahmedi (6626), Hakimi (1/554), Ebu Naim (8/161); nga disa rrugë transmetimi; nga Jahja Ibën Abdullah; nga Abdurrahman el Hubulij, nga Abdullah ibën Amër. Ky transmetim është i mirë. Dobi: Ky hadith dhe të tjera si ai, që flasin për trupëzimin apo të folurit e veprave të njeriut, duhet të besohen prerë pa asnjë pikë dyshimi, dhe pa ndonjë ndryshim të domethënies apo interpretim të saj, pasi që kjo është rruga e selefëve tanë të sinqertë, e padyshim se kjo është rruga më e paqshme, më e ditur dhe më e qëndrueshme (e saktë). Mjafton që ajo është një nga kushtet e besimit. Allahu i Lartëmadhëruar thotë: “Të cilët besojnë në Gajbin- të fshehtën (që ka lajmëruar Allahu), e falin namazin dhe japin (lëmoshë) nga ajo që Ne i kemi furnizuar.” [El Bekare: 3].
14.Transmeton Buhariu (2/7) dhe Muslimi (144).
15.Transmeton Buhariu (4/95) dhe Muslimi (1152), dhe shtesa ndërmjet kllapave tyransmetohet nga Ibën Huzejme, në “Sahihun” e tij (1903).

 

Vazhdon

(Visited 24 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT