Alfred Kroner per Profetin (alejhi selam)


Alfred Kroner, një ndër dijetarët më të njohur të gjeologjisë në botë, thotë:

“Duke menduar më thellë rreth këtyre çështjeve dhe rreth asaj se, nga i mori Muhammedi a.s. ato njohuri, kur dihet se ai ishte beduin dhe analfabet, besoj se është e pamundur që vetë ai, të mund të

sillte njohuri kaq të sakta mbi gjithësinë dhe krijimin e saj. Këto dijetarët i zbuluan vetëm para disa kohësh, me anën e mjeteve të përsosura bashkëkohore.

Një njeri, që nuk dinte gjë për fizikën nukleare, sipas mendimit tim është e pamundur që me mendjen e vet, para 1400 vitesh të zbulonte se toka dhe qiejt ishin një tërësi, apo dhe shumë çështje të tjera…

Besoj se të gjitha çështjet që janë përmendur në Kur’an, që kanë të bëjnë me tokën dhe krijimin e saj, si dhe me shkencën në përgjithësi, janë të vërteta të padiskutueshme. Këto mund të vërtetohen shkencërisht, prandaj mund të themi se Kur’ani është libër që përmban të vërteta shkencore. Vërtetimi i shumë të vërtetave të paraqitura në Kur’an, në atë kohë, qe i pamundur. Sot shkenca bashkëkohore është në gjendje të vërtetojë atë që e tha Muhammedi a.s. para 1400 vitesh.”

“Pra, Kur’ani patjetër duhet të jetë i shpallur nga lartë, nga Zoti.”

(Visited 13 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT