Bazat e fesë Islame


Prijësi i besimtarëve Omeri[1], Allahu qoftë i kënaqur prej tij, gjithashtu transmeton dhe thotë: Një ditë, ndërsa po qëndronim me Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, përpara nesh u paraqit një njeri me rroba shumë të bardha dhe me flokë shumë të zinj. Tek ai nuk dukeshin shenjat e udhëtimit dhe askush nga ne nuk e njihte. U ul pranë Pejgamberit, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, i mbështeti gjunjët e tij me gjunjët e Pejgamberit dhe i vendosi duart mbi kofshët e tij dhe tha:

“O Muhamed, më thuaj çfarë është Islami?”

Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, tha: “Islam është: të dëshmosh se nuk meriton askush të adhurohet me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe Pejgamberi i Tij, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të bësh haxhin në Qabe, nëse ke mundësi.”

(Njeriu) tha: “të vërtetën pohove.”

Ne u habitëm nga ajo që ai e pyeste e pastaj thoshte se (Pejgamberi) po pohon-te të vërtetën.

Ai tha: “Më thuaj çfarë është Imani (besimi)?” Ai (Pejgamberi) u përgjigj, “të be-sosh Allahun, melekët e Tij, Librat e Tij, Pergamberët e Tij, Ditën e Fundit dhe të besosh në Caktimin (kaderin), se e mira dhe e keqja vijnë prej Tij .”

Ai tha: “të vërtetën pohove.” Dhe më pas tha: “Më thuaj çfarë është Ihsani (mirësia e përsosur)?”

Ai u përgjigj: “Ai është, të adhurosh Allahun sikur të jesh duke e parë Atë, pasi edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai me të vërtetë të sheh ty.”

Ai tha, “Më thuaj për Çastin[2] se kur do të ndodhë?” Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të u përgjigj: “I pyeturi nuk di më tepër sesa pyetësi.”

Ai tha: “Më thuaj për shenjat kiametit.” Ai iu përgjigj: “Robëresha do të lindë të zonjën e saj; dhe do t’i shohësh këmbëzbathurit, të zhveshurit e të varfërit, barinjë të dhenve duke bërë gara se kush ndërton më tepër ndërtesa të larta.”[3]

Pastaj, ai u largua, ndërkohë që unë qëndrova për shumë kohë. Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, më tha: “O Omer, a e di kush qe py-etësi?” Unë i thashë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Ai tha: “Ai qe Xhibrili[4], dhe erdhi që t’ju mësojë fenë tuaj.”

(Muslimi)[5]

 

 

____________________

 

[1] Omer bin Hatabi, ishte një ndër besimtarët e parë, është prijësi i dytë i cili drejtoi dhe udhëhoqi muslimanët pas vdekjes së profetit Muhamed lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ai ka vdekur në vitin e 23 të kalendarit Islam.

[2] çasti është dita e Gjykimit, kur bota do të shkatërrohet, pas të cilës njerëzit do të ringjallen të gjithë për tu gjykuar para Allahut për veprat që kanë bërë.

[3] Këtë fjalë pejgamberi Muhamed e ka thënë para njëmijë e katërqind viteve, dhe kjo është një provë e fortë se ai, është i dërguar i Allahut i cili frymëzohej prej tij.

[4] Ky ishtë kryeengjëlli Xhibrail, i cili ishte dërguar nga Allahu për tu treguar njerëzve fenë, por që kishte marë trajtën e një njeriu.

[5] Thëniet dhe veprat e Pejgamberit janë regjistruar dhe mbledhur në libra, ku një prej tyre është dhe imam Muslimi nga Nisaburi, libër ky i cili është ndër librat më të saktë të haditheve profetike mbas Buhariut.

(Visited 96 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT