Dashuria e vërtetë ndaj Profetit Muhamed


Nuk ka dyshim se dashuria ndaj Muhamedit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është një prej obligimeve kryesore të besimit. Ai është pishtari I rrugës së shpëtimit dhe dera e vetme për t’iu afruar Allahut. Mirëpo ç‘ nënkupton dashuria ndaj tij? 
Dashuria ndaj tij nuk nënkupton rrëfimin e përrallave, fjalët që thuhen, vokalet që këndohen! Dashuria ndaj tij nuk është pretendim me gjuhë as brejtje e ndërgjegjes por dëgjueshmëri ndaj Allahut dhe të Dërguarit. Dashuria nënkupton veprimin sipas metodologjisë profetike që reflekton bukurinë në sjellje, fjalë dhe vepra “nëse e doni Allahun, ejani pas meje që Allahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja” (Ali Imran: 31)
Që këndej është shumë kontradiktore puna e sufijve të cilët aq shumë thirren në dashurinë ndaj Muhamedit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe aq larg janë nga respektimi, pasimi dhe zbatimi I urdhrave dhe fjalëve të tij!!
Shkruar nga: Agim Bekiri
(Visited 75 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT