Dërgimi i Pejgamberit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të)


Në ditën e hënë, më dymbëdhjetë të muajit rebiul evel”[1], Allahu e begatoi njerëzimin me lindjen e zotërisë[2] dhe udhëzuesit të tij. Muhamedit alejhi selam, të birit të Abdullahut, të birit të Abdulmutalib Hashimiut Kurejshiut. Ai u lind jetim, pa baba. Pas vitit të gjashtë të jetës mbeti jetim edhe pa nënë. Babai i tij vdiq kur Muhamedi ishte në barkun e nënës, ndërsa nëna i vdiq kur ishte gjashte vjec. Muhamedin alejhi selam e mori nën kujdesin e tij gjyshi i tij, Abdulmutalibi, mirëpo edhe ai vdes dy vjet më vonë. Më pas për të kujdeset xhaxhai i tij, Ebu Talibi.
Kur Muhamedi alejhi selam ishte dyzet vjeç, Allahu e dërgoi si përgëzues dhe qortues. Ai e kreu mesazhin e Tij ashtu siç është më së miri, duke u komunikuar njerëzve çdo gjë që i urdhëroi Zoti i tij, për t’i nxjerrë ata nga errësira në dritë.
Krerët e fisit të tij e keqtrajtuan atë dhe këdo që e pasonte, por e pasuan disa njerëz të cilët e shitën këtë botë dhe blenë botën tjetër. Ata luftuan në rrugën e Allahut me pasuritë dhe veten e tyre dhe e ndihmuan fenë e Allahut dhe të Dërguarin e Tij. Allahu thotë: “Dhe një pjesë e plaçkës u takon edhe muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe prej pasurisë së tyre, duke kërkuar begatinë dhe kënaqësinë e Allahut dhe ndihmojnë fenë e Allahut dhe të Dërguarin e Tij, ata janë të sinqertët.”[3]
Pastaj, Muhamedi alejhi selam e vazhdoi thirrjen e tij përafërsisht trembëdhjetë vjet, derisa Allahu i Madhëruar e urdhëroi që të shpërngulej në Medinë, të cilën Allahu e ndriçoi me ardhjen e tij. Së bashku me të u shpërngulën edhe shokët e tij, duke lënë pas vetes pasuritë, fëmijët dhe shtëpitë e tyre për hir të rrugës së Allahut.
Kur mbërriti në Medinë, banorët e saj e strehuan dhe e ndihmuan dhe për hir të tij u armiqësuan me të gjithë njerëzit. Ata i ndanë pasuritë tyre me muhaxhirët (mekasit), madje ata ndanë edhe gratë e (medinasi) që kishte dy gra i thoshte muhaxhirit: “Zgjidh njërën prej tyre ta shkurorëzoj, pastaj martohu ti me të.” Allahu thotë: “Edhe ata të cilët përgatitën shtëpitë dhe imanin para tyre, i duan ata që u shpërngulën tek ta dhe nuk kanë aspak zili në gjokset e tyre për atë që iu dha, Ata u japin përparësi atyre para vetvetes, edhe pse vetë kishin nevojë për ato gjëra. Dhe kush i ruhet lakmisë vetjake, të tillët do të jenë të shpëtuarit.[4]
Pejgamberi alejhi selam e vazhdoi thirrjen e tij jashtë Medinës duke përfshirë të gjithë Gadishullin Arabik, deri kur erdhi dita e madhe në të cilën Allahu i Madhërishëm ia çliroi Mekën dhe banorët e saj hynë në Islam. Pas kësaj i gjithë Gadishulli Arabik iu nënshtrua të Dërguarit të Allahut.
Pas njëzet e tre vitesh thirrje dhe përpjekje, erdhi edhe caktimi i paevitueshëm, i cili vërteton fjalën e Allahut të Madhërishëm: “Muhamedi nuk është tjetër vetëm se i Dërguar. Edhe përpara tij pati të Derguar. E nëse ai vdes ose mbytet, a do të ktheheshit prapa (në mosbesim)? E kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën dëm Allahut, Allahu do t’i shpërblejë mirënjohësit”.[5]
E tërë bota u errësua kur ndodhi kjo ngjarje e madhe. E si të mos jetë ashtu kur Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush goditet me ndonjë fatkeqësi, atëherë le të kujtojë fatkeqësinë e tij me vdekjen time, sepse ajo është fatkeqësia më e madhe”.[6]
Që nga krijimi i saj, bota nuk është goditur me fatkeqësi më të madhe sesa vdekja e Pejgamberit alejhi selam.
Kur Pejgamberi alejhi selam vdiq, vajza e tij Fatimja tha: “Oh, babai im! lu përgjigje thirrjes së Zotit kur Ai të thirri. Oh, babai im! Në Xhenetin Firdeus është vendi i yt.Oh, babai im! Xhibrilit do t’i tregojmë për vdekjen tënde.[7]

Enes Ibën Maliku thotë: “Ditën kur Pejgamberi alejhi selam erdhi në Medine u driçua çdo gjë, ndërsa në ditën në të cilën vdiq u errësua çdo gjë, saqë edhe zemrat tona nuk ishin si më parë.”[8]
Pas vdekjes së Pejgamberit alejhi selam, Ebu Bekri e ftoi Omerin që të vizitonin së bashku një grua që quhej Umu Ejmen. Kur arritën atje, ajo filloi të qante. Ata i thanë: “Përse po qan? Ajo që është tek Allahu është më e mirë për pejgamberin alejhi selam.” Ajo tha: “Pasha Allahun, unë nuk po qaj për shkak se nuk e kam ditur këtë, por po qaj sepse zbritja e shpalljes është ndërprerë.” Kjo i shqetësoi edhe ata të dy, që filluan të qajnë.[9]
Kështu u transferua ky shpirt i mirë te krijuesi i tij dhe feja e Allahut mbeti në tokë.

Uthman El Khamis, Një Epokë nga Historia

____________________________

[1] Ekzistojnë mendime të ndryshme në përcaktimin e datës së lindjes së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve se
lem.

[2] Pejgamberi thotë: “Unë jam zotēria i bijve të Ademit në Ditën e Gjykimit dhe nuk ka mburrje në këtë.” Transmeton Ahmedi në Musned 3/3, nr. 11000.

[3] El Hashr: 8.

[4] El Hashr: 9

[5] Ali Imran: 144.

[6] Et Tabakat el kubra 2/275, e ka vërtetuar shejh Albani në librin Sikeletal chadith sahib 1106

[7] Transmeton Buhariu, nr. 4193.

[8] Transmeton Tirmidhiu 3618, Ibn Maxheh 1631.

[9] Transmeton Muslimi, 2454.

(Visited 122 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT