Disa Veҫori tё profetit Muhamed – alejhi selam


Allahu i Lartmadhёruar e ka veçuar tё dёrguarin e Tij – paqja dhe salavatet e Allahut qoshfin mbi tё – me disa cilёsi dhe karakteristika tё cilat nuk i ka gёzuar askush tjetёr pёrveҫ tij. Kjo gjё nuk pёrbёn asnjё ҫudi kur kujtojmё se profeti – alejhi selam – ёshtё krijesa mё e nderuar e Allahut tё Lartmadhёruar. Allahu e bёri atё profetin mё tё mirё nga tё gjithё profetёt e tjerё dhe e dёrgoi si pёrcjellёs tё fjalёs sё Tij tek tё gjithё njerёzit dhe xhinёt anё e mbanё.

Veҫoritё e profetit – alejhi selam – janё aq shumё saqё do tё ishte e pamundur t’i pёrmbledhim ato nё njё libёr tё vetёm dhe rrjedhimisht ёshtё akoma mё e pamundur t’i pёrmbledhim ato nё njё artikull tё shkurtёr. Kёshtu qё nё kёtё shkrim do tё mjaftohemi vetёm me disa nga karakteristikat e profetit – paqja dhe salavatet e Allahut qofshin mbi tё – tё cilat janё pёrmendur nё hadithin e saktё nё vijim. I dёrguari i Allahut – alejhi selam – ka thёnё: “Mua mё janё dhёnё pesё gjёra tё cilat nuk iu dhanё askujt qё erdhi pёrpara meje. Mё ёshtё dhёnё fitorja (ndihma pёr tё fituar) nga njё largёsi njё muaj nё kёmbё. Toka mё ёshtё bёrё xhami dhe e pastёrt, kёshtu qё kushdo qё arrin kohёn e namazit le tё falet (aty ku ёshtё). Plaҫka e luftёs mё ёshtё bёrё e lejuar, ndёrkohё qё nuk ishte e lejuar pёr askёnd para meje. Mua mё ёshtё dhёnё shefaeti (ndёrmjetёsimi). Secili nga profetёt e mёparshёm u dёrgua veҫanёrisht pёr popullin e tij, ndёrsa unё u dёrgova pёr tё gjithё njerёzit.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Kuptojmё nga hadithi se njё nga veҫoritё e profetit – aljehi selam – ёshtё se Allahu i Lartmadhёruar e ka ndihmuar atё nё luftё duke i futur frikё nё zemrat e armiqve qё njё muaj larg nga pёrballja nё betejё. Kjo veҫori i ёshtё dhёnё profetit – alejhi selam – pa kufizime. Pra, ai e gёzon kёtё ndihmё edhe nёse nuk ka ushtri apo armё. Po umeti i profetit – paqja dhe salavatet e Allahut qofshin mbi tё – a e gёzon kёtё ndihmё? Dijetari i mirёnjohur Ibn Haxher ka thёnё se nё kёtё rast ka mё shumё se njё mundёsi, porse thekson se mundёsia qё edhe umeti i profetit – alejhi selam – ta gёzojnё kёtё veҫori ёshtё mbizotёruese. Kjo pёr arsyen se shumica e veҫorive tё profetit – alejhi selam – kanё pёrfshirё edhe umetin e tij.

Veҫoria e dytё e pёrmendur nё hadith ёshtё se toka ёshtё xhami dhe pastёrti pёr profetin – alejhi selam – dhe pёr umetin e tij. Rrjedhimisht, muslimani ka tё drejtё ta fali namazin nё atё vend ku e arrin koha e namazit. Kёtu kanё dallim ligjerimet e mёparshme ku besimtarёt ishin tё urdhёruar t’i kryejnё adhurimet vetёm nё disa vende tё caktuara, sepse nё vende tё tjera nuk u pranoheshin.

Njё veҫori tjetёr e profetit – alejhi selam – ёshtё pёrfitimi nga plaҫka e luftёs. Allahu i Lartmadhёruar ia lejoi atij plaҫkёn e luftёs ndёrkohё qё asknjё profet tjetёr nuk e kishte tё lejuar kёtё gjё. Mё parё plaҫka e luftёs mblidhej e tёra nё njё vend dhe digjej ose braktisej aty derisa tё vinte zjarr nga qielli dhe ta kapёrdinte atё. Allahu i Lartёsuar e nderoi profetin mё tё mirё – alejhi selam – me kёtё veҫori dhe e pёrfshiu edhe umetin e tij kёtu nё cilёsi tё pasuesit.

Veҫoria e katёrt e pёrmendur nё hadith ёshtё shefaet-i ose ndёrmjetёsimi i madh. Allahu i Lartmadhёruar e ka dalluar profetin – alejhi selam – duke i mundёsuar vetёm atij qё tё ndёrmjetёsojё pёr mbarё njerёzimin Ditёn e Gjykimit pёr t’ua lehtёsuar atyre vёshtirёsinё e asaj dite tё gjatё kur tё gjithё presin nё kёmbё momentin kur do tё japin llogari. Pasi tё gjithё profetёt shprehin pamundёsinё e tyre pёr tё ndёrmjetёsuar, ёshtё profeti jonё Muhamedi – alejhi selam – i vetmi qё ndёrmjetёson me lejen e Allahut tё Plotfuqishёm. Ndёrmjetёsimi i madh apo el-makam el-mahmud (pozita e lёvdatave) ёshtё pёrmendur si njё nga veҫoritё e profetit – alejhi selam – nё shumё hadithe tё cilat kanё arritur deri nё gradёn e haditheve muteuatire (hadithe tё transmetuara nga dhjetё persona ose mё shumё nё ҫdo brez transmetuesish). Nё njё nga kёto hadithe profeti – alejhi selam – ka thёnё: “Unё jam i pari i fёmijve tё Ademit (njerёzve) Ditёn e Gjykimit, dhe i pari qё do tё dalё nga varri, dhe i pari ndёrmjetёsues qё do t’i pranohet ndёrmjetёsimi.” Transmeton Muslimi.

Dijetarёt e kanё ndarё ndёrmjetёsimin nё disa lloje. Ndёrmjetёsimi i madh kur profeti – aljehi selam – ndёrmjetёson pёr tё gjithё njerёzit ёshtё njё prej tyre. Njё lloj tjetёr ёshtё ndёrmjetёsimi pёr disa njerёz qё tё hynё nё Xhenet pa dhёnё llogari fare. Njё kategori tjetёr ёshtё ndёrmjetёsimi pёr tё rritur gradat e shpёrblimit nё Xhenet, ndёrsa njё tjetёr ёshtё ndёrmjetёsimi pёr tё nxjerrё nga Xhehenemi disa prej atyre qё kanё bёrё gjynahe. Pёr tё gjitha kёto kategori tё ndёrmjetёsimit ka argumente tё qarta, por kёtu nuk ёshtё vendi pёr t’i trajtuar tё gjitha.

Veҫoria e pestё dhe e fundit e pёrmendur nё hadith ёshtё se mesazhi i profetit – alejhi selam – ёshtё pёr tё gjithё njerёzimin anё e mbanё, ndёrkohё qё profetёt e tjerё u dёrguan veҫanёrisht pёr popujt e vet. Allahu i Gjithёdijshёm thotё nё Kuran: “E nuk tё dёrguam ty pёrveҫse tek mbarё njerёzimi.” (Sebe: 28) Ndёrsa nё njё hadith tё transmetuar nga Muslimi, profeti – alejhi selam – ka thёnё: “Unё jam dёrguar tek ҫdo (njeri) i kuq apo i zi.” Nё njё rrugё transmetimi tjetёr thuhet: “Unё jam dёrguar tek mbarё njerёzimi.”

Nёse ndalojmё njё moment dhe meditojmё mbi kёto pesё karakteristika tё profetit – alejhi selam – do tё vёrejmё se ato janё nё pёrpuethshmёri tё plotё me natyrёn e fesё Islame dhe ligjeve tё saj, tё cilat na janё pёrcjellё nga vetё profeti – paqja dhe salavatet e Allahut qofshin mbi tё. Mesazhi i Islamit ёshtё mesazhi i fundit deri nё Ditёn e Gjykimi. Ai ёshtё mesazhi gjithёpёrfshirёs pёr njerёzimin. Ai ёshtё mesazhi i mesёm qё nuk pёrmban as neglizhime dhe as tejkalime. Ky mesazh do tё jetё edhe dёshmitar pёr mbarё njerёzimin Ditёn e Gjykimit.

Kёto ishin disa nga karakteristikat dalluese tё profetit – alejhi selam – tё cilat Allahu i Lartёsuar na mundёsoi t’i pёrmendim kёtu nё bazё tё hadithit tё mёsipёrm. Mёgjithatё, mos mendoni asnjёherё se kёto janё tё gjitha veҫoritё e profetit – alejhi selam – sepse egzistojnё edhe tё tjera. Nё fakt, Ibn Haxher ka pёrmbledhur rreth shtatёmbёdhjetё cilёsi tё cilat e dallojnё profetin – alejhi selam – dhe umetin e tij nga tё tjerёt. Pёr tё mёsuar mё shumё rreth tyre mund t’u referoheni librave tё biografisё sё profetit – alejhi selam – qё kanё folur mё gjёrё pёr kёtё temё, si pёr shembull libri Zad el-Maad (Tё pёrgatiturit pёr Ditёn e Kthimit) i Ibn el-Kajim, dhe libri Subul el-Huda ue el-Rrashad (Rrugёt e Udhёzimit dhe Mirёdrejtimit) i el-Salihi, etj.

Njё pikё pёrmbledhёse e shkurtёr qё duhet pёrmendur kёtu ёshtё se karakteristikat e profetit – alejhi selam – ndahen nё disa kategori. Disa karakteristika janё pёr profetin – alejhi selam – veҫanёrisht nga umeti i tij apo nga profetёt e tjerё, siҫ ёshtё Shefaet-i. Disa veҫori tё tjera e pёrfshijnё profetin – alejhi selam – bashkё me umetin e tij, siҫ ёshtё fakti qё toka ёshtё xhami dhe pastёrti pёr tё gjithё muslimanёt.

Nё tё ardhmen – inshallah – do tё ndalemi tek disa veҫori tё tjera tё profetit – alejhi selam. E lusim Allahun e Lartёsuar tё na bёjё prej atyre qё kapen fort pas udhёzimeve tё profetit – paqja dhe salavatet e Allahut qofshin mbi tё – dhe ecin nё rrugёn e tij tё drejtё deri nё Ditёn e Fundit.

Përktheu: A. Beqiri

(Visited 314 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT