Dobitë që përfitojmë kur i dërgojmë salavate Profetit alejhi selam


1-      Bindje ndaj urdhrit të Allahut të Lartësuar.

2-      Bashkimi i salavatit të tij me nderimin që i bën Allahu i Lartësuar atij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të-, megjithëse ndryshojnë nga njëra tjera; sepse salavati jonë ndaj tij është lutje dhe kërkim, kurse salavati që i dërgon Allahu i Lartësuar atij është nderim dhe lavdërim, siç e kemi përmendur më parë. 

3-      Bashkimi me salavatet që i dërgojnë melaiket atij.

4-      Përfitimi i dhjetë salavateve nga Allahu ndaj atij i cili i dërgon atij një salavat.

5-      Allahu i ngre atij dhjetë grada.

6-      I shkruan atij dhjetë të mira.

7-      I fshihen atij dhjetë të këqija.

8-      Shpresohet që atij t’i përgjigjet lutja kur e shoqëron me salivate para se të lutet, salavati e ngre lutjen tek Zoti i botrave të Lartësuar, (pasi ishte pezull mes qiellit dhe tokës para se të përmende salavatet).

9-      Është shkak për ndërmjetësimin e tij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- nëse i bashkëngjit me kërkimin e vendit të lartë për të, apo e përmend veçmas siç e përmendëm në hadithin e Ruvejfi[1].

10-   Është shkak që të fallen gjynahet, siç e përmendëm më parë.

11-   Është shkak që Allahu tia largojë robit preokupimin e tij.

12-   Është shkak që robi të jetë pranë tij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- ditën e gjykimit. E për ketë kemi përmendur më parë hadithin e Ibn Mesudit –Allahu qoftë i kënaqur prej tij-[2].

13-   Salavati zë vendit e sadakasë tek ai i cili nuk ka mundësi të japë sadeka.

14-   Është shkak që robit t’i kryen nevojat.

15-   Është shkak që Allahu dhe melaiket e Tij të dërgojnë salavate atij që dërgon salivate[3].

16-   Është pastrim për atë që e dërgon salavatin.

17-   Është shkak që robi të përgëzohet me xhenet para vdekjes së tij, ka përmendur Hafidh Ebu Musa në librin e tij e në të ka përmendur një hadith.

18-   Është shkak që të shpëtojë robi nga sprovat e ditës së gjykimit, e ka përmendur Ebu Musa dhe ka përmendur për të një hadith[4].

19-   Është shkak që Pejgamberi –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- t’i kthejë atij që i dërgon atij salavat.

20-   Është shkak që personi të kujtojë atë që ka harruar, siç e përmendëm më parë[5].

21-   Është shkak që të parfumohen mexhliset, e mos të jetë dëshpërim për ta ditën e gjykimit.

22-   Është shkak që të largojë varfërinë, siç e përmendëm më parë[6].

23-   Largon prej robit emërtimin si koprrac nëse ai dërgon salivate kur dëgjon emrin e tij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të-.

24-   Shpëton nga duaja që i bëhet kundra tij pa dëshirën e tij nëse ai nuk dërgon salivate kur përmendet emir i tij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi te-.

25-   Ajo e çon personin që dërgon salivate në rrugën e xhenetit, si dhe ia devijon rrugën atij që e lën atë.

26-   Ajo të shpëton nga papastërtia e mexhlisit që nuk përmendet në të Allahu i Lartësuar dhe i dërguari i Tij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të-, e që nuk falenderohet në të Ai e as nuk dërgohen salivate ndaj të dërguarit të Tij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të-.

27-   Është shkak në plotësimin e fjalës që ka filluar me falënderimin ndaj Allahut të Lartësuar dhe salivate mbi të dërguarin e Tij –paqja dhe nderimi i Alahut qoftë mbi të-.

28-   është shkak që robi të ketë dritë në kalimin e urës mbi xhehenem, për këtë ka përmendur një hadithEbu Musa dhe të tjerë.

29-   Ajo e nxjerr robin nga ftohja.

30-   Është shkak që Allahu i Lartësuar ta mbajë përmendjen e mirë ndaj robit që dërgon salivate tek banorët e qiellit dhe të tokës; sepse ai i cili dërgon salivate kërkon prej Allahut që ta nderojë dhe ta lavdërojë të dërguarin e Tij, kështu që edhe shpërblimi është nga e njëjta punë, patjetër që edhe atij t’i arrijë diçka e tillë që kërkon.

31-   Është shkak për bereqet tek vetë ai që dërgon salivate, punës së tij, jetës së tij, si dhe shkak i mirësive të tij; sepse ai kërkon prej Allahut që ta begatojë atë dhe familjen e tij, dhe kjo dua është e pranuar, dhe shpërblimi është me të njëjtën.

32-   Është shkak që të përfitojë mëshirën e Allahut; sepse mëshira ose ka kuptimin e salavateve –siç e kanë përmendur disa-, ose është si rrjedhojë e domosdoshme e salavatit sipas asaj që është më e saktë, prandaj patjetër që ta kapi mëshira atë që e dërgon salavatin.

33-   Është shkak që ta duash gjithnjë të Dërguarin –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- si dhe të shtohet kjo dashuri.

Kjo është një prej nyejve më kryesore të besimit pa të cilën nuk ka besim; sepse robi sa ma shumë ta përmendi atë që donë dhe ta ketë në zemrën e tij, si dhe të ketë parasysh mirësitë e tij dhe kuptimet e gjërave që të tërheqin për ta dashur atë aq më shumë shtohet dashuria ndaj tij, si dhe shtohet dashuria për të derisa e përfshinë të gjithë zemrën e tij. E nëse ai nuk e përmend atë e as nuk i ka në zemrën e tij mirësitë e tij, atëherë i pakësohet dashuria që ka për të. Nuk ka gjë më të dashur për robin i cili donë dikënd kur e shikon person që donë, e nuk ka gjë që e qetëson zemrën e tij se sa përmendja e tij dhe mirësive të tij, e nëse kjo forcohet në zemrën e tij atëherë gjuha e tij nuk pushon duke e lavdëruar atë e duke i përmendur mirësitë që ka, e shtimi apo pakësimi i kësaj gjendjeje është në bazë të shtimit dhe pakësimit të dashurisë ndaj tij në zemrën e tij, dhe ajo që përjetojmë dëshmon për këtë, derisa kanë thënë disa prej poetëve:

Habitem prej atij që thotë kujtova atë që dua

A thua e harrova që të kujtoj atë që horrova!

Habitet ky që donë prej atij që thotë: kujtova atë që dua, sepse kujtimi është pasi ta kesh harruar, e nëse dashuria do ishte e plotë nuk do ta harronte atë që donte.

Kurse një tjetër ka thënë:

Dua ta harroj kujtimin e saj

Sikur më shfaqet Lejla në çdo rrugë

Ky tregon për veten e tij se dashuria që ka për të e ndalon atë që ta harrojë atë.

Një tjetër ka thënë:

Kërkohet prej zemrës që t’ju harroj juve

Porse e refuzon natyrshmëria atë që e thotë

Tregon se dashuria e tyre dhe përmendja e tyre është bërë natyrë e tij, e nëse dikush kërkon prej tij të kundërtën; ia refuzon natyra e tij që të largohet prej tyre, si dhe fjala e njohur: “Ai i cili don diçka e përmend atë shpesh”. Në këtë temë gjëja më e mirë dhe e vërtetë që është thënë:

Nëse do ta çaje zemrën time do të gjeje në mesin e saj

Kujtimin tënd dhe njëhshmërinë (Teuhidin) në pjesën tjetër

Kjo është zemra e besimtarit: teuhidi i Allahut dhe përkujtimi i të dërguarit të Tij janë të shkruara nuk ka mundësi të fshihen e as të largohen. E përderisa përmendja e shpeshtë e diçkaje tregon detyrimisht vazhdueshmërinë e dashurisë së saj, kurse harresa e saj është shkak në fshirjen e saj apo dobësimin e saj, si dhe Allahu i Lartësuar është Ai i cili meriton prej robërve të Tij dashurinë më të madhe dhe respektin më të madh, edhe shirkun që Allahu i Lartësuar nuk e fal është që të shoqërosh me Të dikë tjetër në dashuri dhe respekt, të dojë dikë tjetër prej krijesave të Tij dhe ta madhërojë atë ashtu siç donë Allahun e Lartësuar dhe e madhëron atë, thotë Allahu: “E nga njerëzit ka asish që në vend të Allahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) Allahun, po dashuria e atyre që besuan Allahun është shumë më e forte” (Bekare: 165).

Allahu i Lartësuar tregon se ai që bën shirk e donë dikë tjetër ashtu siç donë Allahun e Lartësuar, porse besimtarët e duan Allahun më shumë se çdo gjë tjetër[7]. Banorët e zjarrit thonë në zjarr: “Pasha Allahun, njëmend ne kemi qenë krejtësisht të humbur”, Kur juve (idhuj) u kemi barazuar me Zotin e botëve” (Shuara: 97-98).

Dhe siç dihet se ata vetëm se i barazuan ata me Allahun e Lartësuar në dashuri, madhëri dhe adhurim, se përndryshe nuk do të thoshte kush se: idhulli apo diçka tjetër është i barabartë me Zotin e botrave në cilësitë e Tij, veprat e Tij, në krijimin e qiejve dhe të tokës si dhe ne krijimin e robërve të Tij, porse barazimi ishte në dashuri dhe adhurim.

E akoma më keq janë ata që barazojnë çdo gjë me Allahun e Lartësuar në gjithësi dhe e bëjnë Allahun që të gjendet tek çdo gjë qoftë i plotë apo i mangët, përderisa Allahu ka gjykuar se janë të humbur dhe të shkatërruar atë që e barazon Allahun me idhujt në dashuri –megjithëse besojnë se kanë dallim mes tyre në qenie, cilësi dhe vepra- si është halli i atij që e barazon Allahun me të gjitha gjallesat në të gjitha gjërat dhe pretendojnë se nuk adhurojnë tjetër vetëm se Allahun në çdo të adhuruar?![8]

Ajo që kihet për qëllim është se: kujtimi i shpeshtë është shkak i vazhdueshmërisë së dashurisë dhe se Allahu i Lartësuar është Ai i cili e meriton dashurinë e plotë, adhurimin dhe madhërimin; kështu që përkujtimi i shpeshtë i Tij është gjëja më e dobishme për njeriun, kurse armiku i Tij i vërtetë është ai që i ndalon të tjerët nga përmendja dhe adhurimin e Zotit të tyre. Prandaj Allahu i Lartësuar ka urdhëruar në Kur’an që të përmendet shpesh dhe e ka bërë atë shkak të shpëtimit, Allahu i Lartësuar thotë: “. . . përmendeni shpeshherë Allahun, ashtu që të gjeni shpëtim” (Xhuma: 10). 

Gjithashtu ka thënë: “O ju që besuat, përkujtoni Allahun sa më shpesh” (Ahzab: 41).

Po ashtu ka thënë: “. . . shumë përmendësit e Allahut e shumë përmendëset e Allahut . . .” (Ahzab: 35).

Dhe ka thënë: “O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të Allahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të humburit” (Munafikun: 9).

Dhe ka thënë: “Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shpërblim)” (Bekare: 152).

Kurse i dërguari i Allahut –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- ka thënë: “Kanë ecur përpara Muferidunët, i thanë: o i dërguari i Allahut e cilët janë Muferidunët? Tha: Ata që e përmendin Allahun shumë[9].

Kurse tek Timidhiu nga Ebi Derda –Allahu qoftë i kënaqur prej tij- nga Pejgamberi –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- se ka thënë: “A t’ju tregoj se cilët janë punët më të mira dhe më të pastërta tek Mbreti i juaj, e më së shumti që jua ngren gradat, e më e mirë tek ju se sa të shpërndani flori e argjend, e më e mirë për ju se sa të luftoni me armikun tuaj, e t’i vrisni ato apo t’ju vrasin ato? I thanë: po o i dërguari i Allahut! Tha: Përmendja e Allahut”[10].

Kurse imam Maliku në librin e tij “El-Muweta”[11] e ka transmetuar si fjalë të Ebi Derdasë –Allahu qoftë i kënaqur prej tij.

Muadh ibn Xhebeli ka thënë: “Nuk punon njeriu punë që e shpëton nga dënimi i Allahut më të mirë se sa përmendja e Allahut”[12].

Përmendja e të dërguarit të Tij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- është si pasojë e përmendjes së Tij.

Qëllimi është se: përmendja e shpeshtë është si shkak e vazhdueshmërisë së dashurisë, sepse dhikri për zemrën është si uji për bimën, përkundrazi si uji për peshkun i cili nuk ka jetë për të pa ujë.

Dhikri është disa lloje: ta përmendësh Atë me emrat dhe cilësitë e Tij, dhe ta lavdërosh Atë me to.

E dyta: të bësh tesbih (të thuash subhanallah), tahmid (të thuash elhamdulilah), tahlil (të thuash la ilahe il-la llah) ta madhërosh atë, këto janë në përgjithësi dhikri kur e përmendin.

E treta: ta përmendësh Atë në ligjet e Tij, urdhrat dhe ndalesat e Tij, e kjo është përmendja e dijetarëve, përkundrazi me të tri llojet e dhikrit e përmendin Zotin e tyre.

Përmendja më e mirë është ta përmendësh Atë me fjalën e Tij, Allahu i Lartësuar thotë: “E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër” (Taha: 124), udhëzimi i Tij këtu është fjala e Tij të cilën e zbriti tek i dërguari i Tij, gjithashtu ka thënë Allahu i Lartësuar:

Ata që besuan dhe me të përmendur Allahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur Allahun zemrat stabilizohen” (Rad: 28).

Prej përmendjes së Tij është edhe lutja që i bëhet Atij, kërkimi i faljes dhe përulja ndaj Tij, këto janë pesë llojet e dhikrit (përmendjes) së Tij.

34-   Salavati ndaj tij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- është shkak që ai ta dojë atë njeri, sepse përderisa ishte shkak në shtimin e dashurisë ndaj tij, kështu është shkak që ai ta doje atë që i dërgon atij salavate.

35-   Është shkak që të udhëzohet robi dhe jetës së zemrës së tij; sepse ai sa herë që ta shtojë salavatin ndaj tij dhe e përmend atë, dashuria ndaj tij e mbizotëron zemrën e tij derisa mos të mbes në zemrën e tij diçka që të kundërshtojë urdhrat e tij, e as të dyshojë në diçka me të cilën ai ka ardhur me të, porse ajo që ai ka ardhur me të bëhet e shkruar në zemrën e tij, vazhdimisht është në kërkimin e rrugës së tij, si dhe përzgjedh udhëzimin dhe shpëtimin nga llojshmëria e dijeve prej tij, e sa herë që i shtohet atij drita, fuqia e njohjes; i shtohet atij salavati ndaj tij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të-.

Prandaj, salavatet që i dërgojnë dijetarët të ditur me sunetin e tij dhe udhëzimin e tij e që e pasojnë atë ndryshe nga salavatet që i dërgojnë njerëzit e thjeshtë të cilët kanë pjesë në të sa për të bezdisur gjymtyrët e tyre dhe të ngrenë zërat e tyre, kurse ata që e pasojnë atë të cilët kanë njohuri për sunetin e tij, kanë njohuri në atë që ai erdhi me të, salavatet e tyre janë të një lloji tjetër, e sa herë që ata shtojnë njohurinë në atë që ai erdhi me të, u shtohet atyre dashuria dhe njohuria e vërtetë në salavatet që u kërkohet prej Allahut.

Kështu edhe përmendja e Allahut të Lartësuar, sa herë që robi ka më shumë njohuri ndaj Tij dhe më i bindur ndaj Tij, e më i dashur tek Ai, përmendja e tij është ndryshe nga përmendja e të hutuarve. Këtë janë gjëra që dihen me provojë jo me transmetime, si dhe ka dallim mes atij që e përmend të dashurin e tij e zemra e tij është e mbushur e gjitha me dashurinë ndaj tij, e lavdëron atë me të dhe e madhëron me të, dhe mes atij që e përmend atë si shenjë apo vetëm me gjuhë, nuk e din kuptimin e saj dhe se zemra e tij nuk përputhet me gjuhen e tij, si dhe ka dallim mes qarjes me vajtim dhe me dhimbshmëri. Përmendja e tij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- dhe përmendja e asaj që erdhi me të, si dhe falënderimi i Allahut të Lartësuar për mirësitë e Tij që na ka dhënë, si dhe për mirësinë që dërgoj të dërguarin e Tij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- është jeta e gjithësisë dhe shpirti i saj, siç kanë thënë:

Shpirti i mexhliseve është përmendja e tij e fjala e tij

Si dhe udhëzim për çdo të hutuar

E nëse ai nuk përmendet në mexhlis

Janë të vdekur megjithëse jetojnë

36-   Është shkak që t’i paraqitet atij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- emri i personit i cili i dërgon salavate dhe ai ta përmendi atë, siç përmendëm më parë fjalën e tij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të-: “Salavatet që ju dërgoni më shfaqen mua[13].

Si dhe fjala e tij: “Allahu ka vendosur tek varri im melaike që më përcjellin mua selamin e umetit tim[14].

Mjafton për njeriun që të jetë krenar kur i përmendet emri i tij për mirë para të dërguarit të Allahut –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të-.

37-   Është shkak që të jesh i qëndrueshëm në kalim e urës mbi xhehenem dhe ta kalosh atë, dhe kjo nga hadithi i Abdurrahman ibn Semure të cilin e ka transmetuar prej tij Seid ibn Musejib në atë që ka parë Pejgamberi –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- ku thotë:

“Dhe pashë një person i cili ecte zvarrë në urën mbi xhehenem, herë rrëshqiste e herë u mbante, i erdhi atij salavatet që ai më dërgonte mua e ngriti atë në këmbë dhe e shpëtoj atë”[15]transmeton Ebu Musa el-Medenij dhe në bazë të këtij hadithi ka shkruar librin e tij “Tergib me Terhib” dhe ka thënë: hadithi është shumë i mirë.

38-   Salavati që i dërgohet atij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- është gjëja më e pakët që kemi si obligim ndaj tij, si dhe falënderim ndaj tij për atë që Allahu i Lartësuar i dha atij për ne, megjithëse ajo që ai meriton nuk mund të llogaritet me dijen, mundësitë dhe dëshirën, porse Allahu i Lartësuar –nga bujaria e Tij- kënaqet prej robërve të Tij me pak falënderim që ata i bëjnë në plotësimin e të drejtave që kemi ndaj tij.

39-   Salavatet përmbajnë në vete përmendje të Allahut dhe falënderim ndaj Tij, si dhe njohjen e mirësisë së Tij që u bëri robërve të Tij me dërgimin e të dërguarit të Tij. Ai i cili dërgon salavate ndaj tij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- salavati i tij përmban përmendjen e Allahut të Lartësuar, përmendjen e të dërguarit të Tij, lutjen që ta shpërblejë me salavatin e tij të dërguarin me atë që e meriton, siç na ka njoftuar Allahu i Lartësuar për emrat dhe cilësitë e Tij, si dhe na ka drejtuar në rrugën që ai është i kënaqur prej saj, si dhe mësuam obligimet tona pasi e dërgoj atë, dhe se tek ai do të kthehemi. Salavatet përmbajnë të gjithë besimin, ajo përmban pranimin se ekziston një Zot që i lutesh, si dhe pranon dijen e Tij, dëgjimin e Tij, fuqinë e Tij, dëshirën e Tij, cilësitë e Tij, fjalët e Tij, dërgimin e të dërguarve të Tij, besimin në të gjitha lajmet që vijnë prej Tij, dashurinë e plotë për Të, e padyshim se këto janë bazat e besimit. Salavatet që i dërgohen atij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të-përmbledh njohurinë që ka robi për këto, besimin e tyre, dashurinë ndaj tij, prandaj është prej punëve më të mira.

40-   Salavati që i bëhet atij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- nga njeriu është lutje, e lutja e robit dhe kërkesa që ai i bën Zotit të tij të Lartësuar është dy lloje:

E para: kërkesat që ka ai në nevojat e tij gjatë ditës dhe natës, e kjo lutje dhe kërkesë, dhe përparësia që i bën i dashuri i njeriut dhe kërkesës së tij.

E dyta: kërkesa që Allahu ta nderojë të dashurin e tij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- si dhe t’ia shtojë mirësinë dhe nderimin, ta përmendi atë dhe t’ia ngrejë gradat. E padyshim që Allahu i Lartësuar e donë një gjë të tillë dhe i dërguari i tij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të-. Ai i cili i dërgon salavate atij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- e ka drejtuar lutjen e tij dhe kërkesën e tij tek i dashuri i Allahut të Lartësuar dhe i dërguari i Tij duke i dhënë përparësi atij ndaj kërkesës së tij e nevojave të tij, ai i dha përparësi asaj që donë Allahu i Lartësuar dhe i dërguari i Tij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- ndaj asaj që ai donë, ai i dha përparësi Allahut dhe të dashurit të Tij ndaj çdo gjëje tjetër, prandaj edhe shpërblimi do të jetë sipas të njëjtës punë. Ai i cili i jep përparësi Allahun ndaj të tjerëve; Allahu do t’i japi përparësi ndaj të tjerëve. Këtë mund ta mësosh nga ajo që njerëzit u mbështeten në lidhje me mbretërit dhe prijësit e tyre nëse duan që të afrohen tek ata dhe të arrijnë grada tek ata, ata i kërkojnë atij që i binden që tu japi diçka prej mirësive me atë të atij që e dijnë që është personi më i dashur tek ai prej njerëzve, e sa herë që i kërkojnë që ta shtojnë dashurinë ndaj të dashurve që ai ka, ta nderojë atë dhe ta respektojë u ngrihen gradat atyre tek ai si dhe afrohen më shumë tek ai si dhe pjesën e tyre që marrin prej tij; sepse ata e dinë dëshirën që ka ai që të nderojë të dashurin e tij, prandaj ai i cili është më i dashur tek ai është që kërkon më shumë që t’i plotësohen mirësitë, kjo është diçka që ne e shikojmë si dhe nuk është e njëjta grada e atij i cili kërkon që t’i kryhet nevoja e tij duke qenë se është bosh nga respektimi i të dashurit të tij, e si mund të qëndroj puna me Atë që është shumë herë më i dashur e më i nderuar ndaj më të dashurit që e meriton dashurinë e Zotit të Tij? E sikur mos të kishte prej dobive të salavateve vetëm kjo pjesë do t’i mjaftonte besimtarit si nderim.

Këtu po përmendim një dobi të mirë për atë që i mëson umetit fenë e tij dhe atë që erdhi i dërguari –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- me të, dhe u bën thirrje atyre në të, i nxit ata në të duke bërë durim është se Pejgamberi –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- ka shpërblim shtesë ndaj shpërblimit të punës së tij të njëjtë me shpërblimin e atyre që e pasojnë atë. Ai i cili thërret në fenë e tij dhe sunetin e tij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të-, e ai i cili i mëson të mirën umetit duke pasur për qëllim arritjen e kësaj për të dërguarin e Allahut –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- dhe t’ia drejtojë atij, si dhe qëllimi i tij me thirrjen që u  bën njerëzve për tek Allahu si dhe afrimin ndaj Tij duke i drejtuar robërit e Tij, duke mbledhur shpërblimet e atyre që e pasojnë atë për të dërguarin e Allahut –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- duke marrë edhe ato shpërblimin e tyre të plotë; ka shpërblim në thirrjen e tij dhe në mësimin që bën sipas gradës së këtij qëllimi. Kjo është mirësia e Allahut që ia jep kujt të dojë, vërtetë Allahu është bujar i madh.

Marrë prej librit “Xhelailul Efham”

(faqe: 612-626) të imam Ibn Kajimit.

(Visited 130 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT