Drejtësia dhe të qenit i balancuar (mesatar)


Ebu Hurejre –Allahu qoftë i kënaqur me të- përcjell se i Dërguari i Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam) ka thënë: “Duajeni atë që e doni deri në një shkallë të caktuar (me maturi), ndoshta një ditë ai do të jetë dikush ndaj të cilit keni urrejtje, dhe urrejeni atë ndaj të cilit keni urrejtje deri në një shkallë të caktuar, ndoshta një ditë ky do te jetë ai të cilin e doni.” Transmetuar nga Et-Tirmidhi (nr. 1997)

Muslimani është i balancuar në dashurinë dhe urrejtjen e tij. Ai është i drejtë kur jep dhe kur merr, dhe është i matur në të gjithë këtë proces. Të qenit e tij i balancuar është një prej shenjave të fesë dhe maturisë së tij. Kështu që ai nuk i kalon kufijtë e as nuk dështon në atë që kërkohet prej tij.

Muslimani këtë balancë nuk e nxjerr si aspekt i të qenit me intelekt dhe as si pasojë e dëshirave, apo nga mendimi i tij;  porse e përfiton atë nga diçka tjetër e cila është më e saktë dhe e pagabueshme. Ai këtë e merr nga Libri i Allahut, i Cili është i pastër nga çdo e metë.

“Ne u bëmë juve një popull mesatar, që të jeni dëshmitarë ndaj njerëzimit dhe i Dërguari (Muhamedi sallallahu alejhi ue selam) të jetë dëshmitar ndaj jush.” Sure El-Bekare: 143.

Të qenit i balancuar nuk është një çështje e lehtë, vërtet, shumë prej atyre të cilët deklarohen dhe thërrasin në të, dëshirojnë që vetëm ta qetësojnë situatën dhe të bëjnë kompromis. Pra, që një individ të jetë i balancuar siç urdhërohet nga Allahu nuk është aq e lehtë, por më saktë, ajo kërkon luftë kundër dëshirave personale.

(Visited 29 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT