Eduart Perroy për Profetin (alejhi selam)


Eduard Perroy, (1901-1974 Paris)studiues bashkëkohor francez, prof. në Universitetin e Sorbonës, thotë: “Erdhi Muhammedi, i biri i Abdullahut, Pejgamberi arab dhe vula e pejgamberëve, i cili u solli sihariq, arabëve dhe mbarë njerëzimit, një fe të re. I ftoi ata, që të besonin se, Allahu është Një dhe i Vetëm. Sheriati (ligji isalm), nuk ndryshon nga besimi. Ligji islam, gëzon pushtet hyjnor të obligueshëm dhe rregullon jo vetëm çështjet fetare, por edhe ato shekullare. Ai i obligoi besimtarëve zekatin, luftën kundër politeistëve… Muhammedi a.s., përhapi fenë e pastër… Kur ndërroi jetë, në vitin 632 të erës sonë, ai e kishte përmbushur thirrjen e tij dhe kishte vendosur sistemin shoqëror, i cili qëndronte shumë lart karshi sistemeve fisnore, në të cilat jetonin arabët, para Islamit. Ai i miqësoi ata dhe arriti një unitet të fortë mes tyre. Gadishulli arabik, arriti një njësim të fuqishëm fetar, që nuk e kishte njohur asnjëherë më parë.”

(Visited 16 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT