Edward Gibson dhe Simon Ocklay per Profetin Muhamed


“Përhershmëria e jo propagandimi i fesë së tij është ajo që meriton interesimin tonë; është ruajtur përshtypja e njëjtë, e pastër dhe e përkryer të cilën ai e gdhendi në Mekke e në Medine, pas revolucioneve 1200 vjeçare të ithtarëve të rinj indianë, afrikanë dhe turq të Kur’anit… Muhamedanët kanë përballuar në tërë orvatjen për riedukimin e objektit të besimit dhe të besnikërisë së tyre në nivel me ndjenjat dhe me imagjinatën e njeriut. “Unë besoj në një Zot dhe në Muhamedin – Të Dërguarin e Zotit”, – është predikimi i thjeshtë dhe i pandryshuar i Islamit. Imazhi intelektual i Hyjnisë asnjëherë nuk është dërguar me ndonjë idhull të dukshëm. Nderimet e Pejgamberit kurrë nuk e kanë kapërcyer masën e virtytit njerëzor, kurse parimet jetësore të tij e kanë mbajtur mirënjohjen e ithtarëve të vet brenda kufijve të arsyes dhe të fesë”.

Edward Gibson and Simon Ocklay, History of the Saracen Empire, London, 1870, pp. 54.

(Visited 18 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT