Emri Muhamed më e përhapuri në botë


Nje gazete Spanjolle pohoi ne nje nga raportet e saj se emri i profetit Muhamed salallahu alejhi ue selem, eshte emri me i perhapur ne bote. Ajo pohoi se afro 150,000,000 (njeqind e pesedhjete miljon) persona ne bote bartin emrim Muhamed.

Gazeta A.b.c. Spanjolle pohoi se ky emer mbizoteron me se shumti ne vendet si Pakistan, Indi dhe Bangladesh, po ashtu ajo ben me dije se ky emer eshte i perhapur ne vende te tjera me nje ndryshim leksik, p.sh. ne Turqi me emrin Mehmet, ne vendet e azise Mohammad, ne vendet e shkretetires Afrikane Mamadou, ne Bosnje Meho; dhe te gjithe keta emra jane te nxjerre dhe te perfituar nga emri Muhamed.

Gazeta gjithashtu ka sqaruar duke vene theksin se shtimi i ketij emri nuk vjen vetem si fakt i numrit te popullsise se madhe ne keto vende, porse ai gjendet ne numer te madh edhe tek refugjatet te cilet gjenden ne vende te ndryshme te botes.

P.sh. Emri Muhamed eshte nga emrat me te perhapur ne disa nga provincat e Frances, eshte i gjashte ne numer per nga perhapja ne mbreterine e Britanise se madhe; po ashtu ai gjendet ne numer te konsiderueshem ne Spanje dhe ne shumicen e muslimaneve neper bote.

Burimi: www.almoslim.com
(Visited 117 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT