Etika të Muhamedit alejhi selam, të cilave u duhet dhënë rëndësi


Pejgamberi, paqja qoftë mbi të, ka thënë: “Më të mirët nga ju janë ata që janë më të mirë me gratë e tyre. Dhe unë jam më i miri nga ju me gratë e mia”.[1]

Është paraprirë dhe shpjeguar nga i Dërguari i Allahut, paqja qoftë mbi të, se bashkëshorti që e rrahë dhe e mundon gruan e tij si robëreshë, dhe pastaj bën marrëdhënie me të natën, është nga arsyet (faktorët) për prishjen e moralit të saj. Kjo e degjeneron shumë moralin (karakterin) e saj.

Këtu është një kontradiktë: Si mund ta rrahësh e pastaj të kërkosh të kesh marrëdhënie me të në mes të natës?! Kjo është provë që ti nuk je person për një gjë të tillë dhe je i kundërthënës, sepse rrahja e mohon dashurinë. Dhe marrëdhënia duhet të bazohet në dashuri, sepse ajo nuk është thjeshtë prej dëshirës apo një këmbim i kënaqësisë mes bashkëshortëve. Përkundrazi, ajo është mëshirë, dashuri dhe lidhje e ngushtë familjare, para se të jetë (thjeshtë) kënaqësi seksuale.

__________________

[1] Tirmidhiu (5/410, 3343) dhe thotë se është Hasen Sahihë. Nesaiu (5/ 371, 9166) Ahmedi (4/17) Ibn Hibani (13/110, 5794) dhe të tjerët. Dijetari ynë, Shejh Albani, e ka vërtetuar..

(Visited 35 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT