Feja është këshillë


Muhamed Besam Jusuf

Këshilla është t’u bësh mirë njerëzve, t’i udhëzosh ata për tek e mira dhe rrugët e saj, t’i vëshë në dukje problemin apo gabimin që gjendet tek ata apo që i kryejnë, dhe jko duke ndodhur me urtësi dhe këshillë të mirë, në mënyrë që të këshilluarut të punojnë për t’i rregulluar të metat e tyre.

Allahu ka zbritur në Kuranin Famëlartë fjalët e Nuhit alejhi selam: “Unë ju sjell shpalljet e Zotit tim, ju këshilloj dhe di nga Allahu atë që ju nuk e dini”. El A’raf, 62. Po ashtu ka përmendur edhe fjalën e Hudit alejhi selam kur thotë: “Unë ju sjell shpalljet e Zotit tim dhe jam këshilltar besnik”. El A’raf, 68

Këshilla… Po përse vallë?!..

1- Sepse feja jonë e madhe Islame është e ndërtuar mbi këshillën, ashtu sikur ka thënë i dërguari Muhamed salallahu alejhi ue selem: “Feja është këshillë”. I thanë: për kë o i dërguar i Allahut? Ai tha: “Për Allahun, për profetin e tij, për librin e Tij, për të dërguarin e Tij, për të parët e muslimanëve dhe për të gjithë muslimanët mbarë”. Muslimi

2- Sepse këshilla është njëra ndër themelet bazë të forcës në shoqërinë muslimane, ajo është një nga mënyrat për të larguar problemet dhe për ta pastruar nga boshllëqet dhe gabimet. “Nuk beson askush nga ju përderisa të dojë për vëllanë e tij atë që dëshiron për vete”. Mutefekun alejhi.

3- Sepse Profeti kur merte besën e muslimanëve, u merte atyre besën se do të këshillonin çdo musliman. Xherir bin Abdullah ka thënë: “I dhashë besën profetit se do të falja namazin, se do të jepja zekatin dhe se do të këshilloja çdo musliman”. Mutefekun alejhi.

4- Sepse këshillimi i muslimanëve, është rrugë për fitimin e shpërblimit të Allallahut dhe se kjo është nga morali i mirë. “Kush fton për në mirësi, do të ketë edhe shpërblimin e atyre të cilët punojnë me të”. Muslimi

Cila është edukata dhe etika në dhënien e këshillës?!…

1- Butësia, sepse njeriu është i krijuar i atillë që e do atë i cili sillet mirë dhe e urren atë që sillet keq: “Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje”. Al Imran: 159. Ndërsa Profeti ka thënë: “Vërtet ju jeni dërguar lehtësues e jo vështirësues”. Të gjith veç Muslimit.

2- Këshilla të bëhet në mënyrë të fshehtë. Imam Shafiu Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Kush të këshillon në publik, ktheja brapsh këshillën, sepse ai ka kërkuar injorimin tënd e jo këshillën tënde”. Fudejl bin Ijad Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Besimtari fsheh dhe këshillon, ndërsa i prishuri turpëron dhe injoron”. Sa të shumtë janë ata të cilët injorojnë në emër të fesë, apo në emër të këshillës dhe përmirësimit!…

3- Urrejtja e gjynahut dhe jo gjynahqarit. Ebu Derda i tha disa personave të cilët shanin një burrë: “Mos e shani vëllanë tuaj, dhe falenderojeni Allahun që ju ka ruajtur… Ata thanë: a nuk e urren atë? Ai u përgjigj: “Unë urrej veprën e tij, e nëse e lë atë është vëllai im”.

4- Ndjenja e atij që këshillon se dëshiron sinqerisht udhëzimin e atij që këshillon, si dhe të lutet për udhëzimin e tij. Një herë Profetit i sollën dilënd që kish pirë alkohol dhe pasi e dënuan ai po largohej dhe disa njerëz po e mallkonin: O Allah poshtëroje, o Allah mallkoje. Në këtë moment Profeti salallahu alejhi ue selem tha: “Mos thoni kështu dhe mos e ndihmoni shejtanin ndaj vëllait tuaj, porse thoni: “O Allah fale atë, o Allah mëshiroje”. Buhari

5- Të mësojmë se detyra jonë është këshilla në mënyrë të mirë dhe me fjalë të bukukura. Sepse ne duhet të kuptojmë që nuk jemi gjykatës për besimin e njerëzve. “Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër…”. Huxhurat: 10.

Përshtati: Bledar Haxhiu

 

(Visited 39 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT