Figura e Peofetit Muhamed nuk perdhoset


Figura e Profetit Muhamed nuk mund te perdhoset, madje as nuk mund te imagjinohet qe te dhunohet, sepse kurre nuk mundet kush te shuaje driten e Yllit qe shkelqen, e as te mbuloje diellin qe rrezaton.
Muhamedi eshte profeti i fundit dhe vula e tyre, i derguar per te gjithe njerezimin, e sa here qe dikush perpiqet ta neperkembe poziten qe i ka dhene Allahu ai nuk ben gje tjeter veçse shton dashurin e e tij ne zemrat e muslimaneve edhe me shume, kthen njerez te humbur ne natyrshmerine e tyre e ngacmon xhelozine qe i kthen serisht ne fene e humbur.
 
Nuk eshte hera e pare qe perendimi provokon, madje sahere qe sheh se islami eshte ne rritje, e nuk eshte hera e pare qe keto vepra bejne qe perveç muslimaneve kete fe ta perqafojne edhe vete ata qe kane dashur te keqen e saj.
Bismil-lâhirr Rrahmânirr Rrahîm

1. Betohem në shkëlqimin e paradites

2. dhe në natën kur terret e qetësohet,

3. se Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren (o Muhamed)!

4. Natyrisht, jeta e ardhshme për ty është më e mirë se kjo jetë,

5. e, sigurisht që Zoti yt do të të japë ty, sa të jesh i kënaqur.

6. A nuk ishe jetim e Ai të dha strehë?

7. A nuk të gjeti të paditur (për Islamin) e të udhëzoi?

8. A nuk ishe nevojtar e të bëri të mos ia kesh nevojën askujt?

9. Prandaj, mos e shtyp jetimin,

10. lypësin mos e shty me ashpërsi

11. dhe shpalli dhuntitë e Zotit tënd!

Bismil-lâhirr Rrahmânirr Rrahîm 

1.Vallë,a nuk ta hapëm ty (Muhamed) kraharorin (për të pranuar besimin)

2. dhe ta hoqëm barrën,

3. e cila ta rëndonte tepër kurrizin,

4. dhe ta ngritëm lart emrin?!

5. Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi!

6. Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi!

Shkruar nga: Bledar Haxhiu
(Visited 36 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT