Fshije o Ali


Një rregull i përkryer social, politik, administrativ dhe familjar, i përfituar nga Profeti Muhamed -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- në marveshjen e Hudejbijes.

Në marveshjen e Hudejbies, e cila ishte midis idhujtarëve kurejsh dhe Profetit Muhamed -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të-, ku po bëhej përpjekje që muslimanët të hynin në Meke, idhujtarët zgjodhën si përfaqësues për të arritur në një pakt marveshje dhe për ta nënshkruar atë, Suhejl bin Amër.

Profeti Muhamed iu drejtua Suhejlit dhe i tha: “Le të shkruajmë një pakt marveshje mes nesh”. Kështu ai thirri Aliun i cili dinte të shkruante dhe i tha: “Shkruaj. Me emrin e Zotit, kjo është ajo për të cilën ra dakort Muhamed i dërguari i Allahut dhe Suhejl bin Amër.

Suhejli me të dëgjuar këto fjalë kundërshtoi dhe tha: Nëse do ta dinim që je profet, nuk do të kishim penguar ta vizitoje Qaben, prandaj shkruaj: Muhamedi i biri i Abdullahit.

Fshije o Ali tha Profeti, dhe shkruaj në vend të saj: Muhamedi i biri i Abdullahit. Aliu i revoltuar nga kërkesa e Suhejlit tha: Pasha Allahun nuk e fshij kurrë o i Dërguar i Allahut.

Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të-, kërkoi t’i tregonte vendin se ku e kishte shkruajtur, më pas e fshiu, që të shkruhej: Muhamedi i biri i Abdullahit.

“Fshije o Ali”. Kjo ishte një strategji e përdorun nga Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të-, për të ruajtur institucionin e fesë dhe bashkësinë muslimane, gjë të cilën nuk arritën ta kuptonin dot dhe disa nga sahabet e mëdhenj.

“Fshije o Ali”. Kjo ishte një tejkalim i gjërave të vogla, për të ruajtur çështjet madhështore që prisnin umetin.

“Fshije o Ali”. Sepse kjo është një zhvendosje në strategji, nga një diskutim që çon dëm momentet e çmuara, në angazhimin dhe preokupimin me atë që do të ngrejë më pas vepra madhështore.

“Fshije o Ali”. Sepse kjo është një humbje pa peshë, për fitore dhe lavdi të mëdha, që nuk njohin kthim.

“Fshije o Ali”. Sepse kjo është një hap taktik mbrapa, për të bërë një kërcim të pa imagjinueshëm përpara.

“Fshije o Ali”. Sepse ajo nuk e ndryshon realitetin, dhe se Profeti juaj me të do tw çlirojw Mekën.

“Fshije o Ali”. Kjo ka qënë strategjia e Profetit me armiqtë Kurejsh, e ç’mund të thuash për sjelljen e tij me sahabet, me të cilët ka ndarë qëllimet, brengat dhe fitoret!

“Fshije o Ali”. Ky veprim ka nevojë për shpirtëra, që nuk preken nga euforia e pushtetit dhe fuqisë, dhe as nga euforia e aftësisë për të shantazhuar.

“Fshije o Ali”. Ky veprim kërkon guximin që të falësh nga njëra anë, dhe guximin që të kërkosh falje nga ana tjetër.

“Fshije o Ali”. Sa nevojë kanë brezat e sotëm për ta përkthyer në jetën e tyre, këtë strategji kaq të bukur të udhëheqjes profetike.

Përzgjodhi dhe përktheu:

Bledar Tefik Haxhiu

(Visited 267 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT