Jam i kënaqur me Muhamedin si i dërguar


Prof. Dr. Naser Umer

Të kënaqurit me Muhamedin salallahu alejhi ue selem si i dërguar, është nga kërkesat e saktësimit të besimit. Kështuqë të saktësohet besimi i robit, patjetër duhet të dorëzohet dhe të pranoj se Muhamedi i biri i Abdullahut i biri i Abdulmutalibit i biri i Hashimit nga fisi Kurejsh është i dërguar nga Allahu me shpallje tek njerëzit dhe xhinët, të jetë i kënaqur dhe të mjaftohet me këtë, të ndihet i qetë e të tregoj nderim për të, të mos tregoj pakënaqësi, keqardhje apo zemërim për këtë.

Kjo është kuptimi i kënaqësisë, kuptimi i profetësisë. Pra të jesh i kënaqur me Muhamedin si i dërguar.

Ibnu Rexhebi Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Të kënaqurit me Muhamedin si i dërguar, kërkon të jesh i kënaqur me të gjithë atë që ai ka ardhur, të dorëzohesh ndaj saj dhe ta pranosh me kënaqësi. “Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht”.1 2

Ibën Kajimi ka thënë: “Si mund të realizohet të kënaqurit me Muhamedin si i dërguar nëse nuk merret si gjykues për të brenëshmen dhe të jashtmen, t’i marrë bazat dhe degët e fesë vetëm nga kandili i tij. Si mund ta realizojë të kënaqurit me Muhamedin si i dërguar ai që lë atë me të cilën ai ka ardhur për fjalët e dikujt tjetër dhe që nuk i lë fjalët e të tjerëve për shkak të fjalëve të tij; që nuk argumentohet me fjalët e tij vetëm se atëhere kur përshtatet me medhhebin e tij, e nëse e kundërshton atë nuk ia hedh sytë fjalës së tij. Qëllimi është se është nga e drejta e Allahut ndaj robërve të Tij është që të kënaqen me Të si Zot, me Islamin si fed he Muhamedin sit ë dërguar”.3

Nga sa thamë kuptojmë rëndësinë e madhështinë e sunetit të Profetit të cilën e kanë lënë pas dore shumë nga muslimanët e ditëve të sotme, ose duke gjetur interpretime për ta shmangur atë, ose duke e lënë, ose si shkak i paraprorjes së mendimeve dhe dobive imagjinare, aq sa mund të cilësohen ata që kapen pas sunetit si njerëz ekstrem, të ngurtë e të ngjashme si këto.

Ne jetojmë në një kohë ku kemi nevojë më tepër se kurrë të thërrasim në të (sunetin e profetit), ta përcjellim dhe të vëmë theksin kohë pas kohe rreth madhërimit të tij dhe librit të Allahut. Kjo për shkak të guximit që kanë treguar njerëzit ndaj tyre në këtë kohë. Guzimi ndaj këtyre të dyjave është guxim ndaj fesë. Ju keni vënë re sesi gazetarë të ndryshëm e të ngjashëm me ta nëpër media sillen me sunetin në atë mënyrë e cila cënon madhërimin e tij. Nëse ata do ta madhëronin thënësin e tyre, nëse do të sillnin nëpër mend se ato kanë dalë prej gojës së tij salallahu alejhi ue selem, do të tregoheshin të kujdesshëm para se ta kundërshtonin e nëse do ta madhëronin thënien e tij nuk do të merrnin guximin e të talleshin, ta anullonin me interpretime të kota e boshe, duke e cilësuar thënësin e tyre –folësin më të mirë të arabishtes-, se është i paqartë apo se nuk din të formulojë fjalitë.

Ai i cili vë re në guximin e lapsave të tyre kundrejt haditheve të sakta do të sikletoset dhe zemra e tij do të ngushtohet nga dhimbja. Tashmë çështja e tyre ka evoluar nga lënia dhe braktisja e këtyre haditheve, në shpifje tërthorazi të tyre madje shpesh herë edhe të qartë. Imam Dhehebiu ka përcjellë nga Ebi Kilabete se ka thënë: “Nëse i tregon dikujt një hadith dhe ai të thotë: lëre këtë porn a sill ndonjë ajet Kuranor, dije se ai është i humbur.

Më pas Imam Dhehebiu shton: Nëse dëgjon mutekeliminët (filozofët) të thonë: lëre Kuranin dhe hadithet Ahad4 por përdor logjikën, dije se ai është Ebu Xhehl. Nëse sheh se të pyet ndonjë Sufi e të thotë: lëri argumentet dhe llogjikën, porse përdor shijen dhe dëshirën5, atëhere dije se ai është Iblisi i cili është shfaqur me pamje njeriu ose është futur në të. Nëse ke frikë prej tij atëhere vrapo, ose në të kundërtën luftoje, vendosja ghunjët në gjoks dhe këndoi ajetin kursi derisa ta mbysësh”.6

Profeti salallahu alejhi ue selem ka porositur të kujdesemi për sunetin e tij dhe të punojmë me të. Ai ka thënë në hadithin që na e përcjell Irbad bin Sarije: “Kapuni pas sunetit tim dhe sunetit të prijësave të drejtë pas meje, shtrëngojuni fort pas saj me dhëmballë dhe kini kujdes nga sajesat në fe sepse çdo sajesë është humbje”.7

Allahu i Madhëruar thotë: “Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren. Kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me siguri ka humbur”.8

“Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun”.9

“Le të frikësohen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij, që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godasë një dënim i dhembshëm”.10

“Vallë, a nuk e dinë ata, se për atë që e kundërshton Allahun dhe të Dërguarit e Tij, është përgatitur zjarri i Xhehenemit, në të cilin do të qëndrojë përherë?”11

“O ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Profetit dhe mos i flisni atij me zë të lartë, siç bëni me njëri-tjetrin, në mënyrë që të mos ju humbin veprat tuaja pa e ndier ju fare”.12

Ibën kajimi në lidhje me këtë ajet ka thënë: “Allahu u katërhequr vërejtjen besimtarëve nga humbja e veprave si shkak e të folurit me Profetin salallahu alejhi ue selem me zë të lartë, ashtu sikur flisnin me njëri-tjetrin. Kjo nuk është rride13përkundrazi është një gjynah e cila të shkatërron punët pa e kuptuar, atëhere çmund të thuash për atë që paraprin ndaj fjalës së të dërguarit salallahu alejhi ue selem, udhëzimit dhe rrugës së tij, fjalën, udhëzimin dhe rrugën e dikujt tjetër?! A nuk është edhe ky një njeri që e ka shkatërruar veprën e tij pa e kuptuar?”14

Thuhet se Ebu Hanife i tha Ibën ebi Dhibit –imamit të njohur-: “A punon me këtë hadith o Ebu Harith?” “Kujt i vritet një i afërm ai ka të drejt zgjedhje të një prej të dyjave; nëse do merr gjakun e nëse do merr shpagimin”. Ai më ra në gjoks, i dha një të bërtitur dhe më tha: “Unë të tregoj hadithin e Profetit ndërsa t’i më thua a punon me të apo jo?!.. PO punoj me të dhe ajo është detyrë për mua dhe atë që e dëgjon. Vërtet Allahu zgjodhi Muhamedin prej njerëzve dhe i udhëzoi ata me të dhe në duart e tij dhe atyre u zgjodhi atë që zgjodhi dhe për të, kështuqë krijesat duhet ta pasojnë atë të bindur dhe ata nuk kanë si të veprojnë ndryshe. Dhe ai vazhdoi kështu derisa thash: Ah sikut të heshte.

Humejdi ka thënë: Imam Shafiu një ditë na tregoi bjë hadith dhe unë i thash: A punon me të? Ai më tha: “A mos po sheh vallë se kam dalë nga kisha apo i veshur si prift që të them hadithin e profetit e të mos punoj me të?!

Shafiu u pyet për nbjë çështje dhe tha: është përcjellë për këtë nga profeti ky dhe ky hadith. Pyetësi i tha: O Ebu Abdullah! A punon ti me këto hadithe? Shafiu u nevrikos e kundërshtoi dhe më pas i tha: cila është ajo tokë që më mban mua dhe cili është ai qiell që më mbulon, nëse përcjell prej profetit ndonjë hadith me të cilin unë nuk punoj?

Imam Ahmed bin Hambeli ka thënë: “Kush e refuzon hadithin e profetit salallahu alejhi ue selem, nuk ka dyshim se është në buzë të humnerës.

Imam Berbehari në librin e tij të akides jur flet për sunetin ka thënë: “Nëse shikon dikënd që të refuzojë hadithet, apo të flas keq për to, akuzoje se islami i tij nuk është i rregullt dhe nuk ka dyshim se ai është bidatçi, apo njeri që pason epshin.

Ebu Kasim el Esbahani ka thënë: “Ehli suneti prej selefëve kanë thënë: Nëse dikush flet keq për hadithet atëhere akuzoje atë se islami i tij nuk është i rregullt.

Qëllimi nga e gjitha kjo është se nuk mund të vërtetohet të kënaqurit me Muhamedin salallahu alejhi ue selem, si i dërguar nëse suneti i tij refuzohet dhe nënçmohet. Të kënaqurit me muhamedin si i dërguar arrihet me madhërimin e sunetit të tij dhe duke ia njohur vlerën sikurse e bëmë të qartë nga fjala e Ibën Kajimit më lartë.

O jut ë cilëve Allahu ju ka nderuar me madhërimin e sunetit, falënderojeni Allahun për suksesin që u ka dhuruar, sepse selefët duke filluar që nga sahabet falënderonin Allahun për suksesen që u kish dhuruar e që i kish bërë të ecnin nëpër atë me të cilën ishte i kënaqur profeti salallahu alejhi ue selem, sikurse në hadithin e Muadhit të cilin e dërgoi në Jemen: “Nëse përballesh me një çështje e cila nuk është në librin e Allahut dhe nuk ka gjykuar për të Profeti dhe nuk kanë gjykuar për të të mirët, çfar do të bësh? Tha: Do të bëj përpjekjet maksimale. Profeti tha: Falënderimi i takon Allahut që e bëri të dërguarin e Profetit të Allahut, që të gjykojë me atë që kanaq Profetin e Allahut”.15

Përshtati: Bledar Haxhiu

(Visited 42 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT