Koncepti i përqendrimit


عَنْ سُفيانَ بن عبدِ اللهِ – رضي الله عنه – ، قالَ : قُلتُ : يا رَسولَ اللهِ ، قُلْ لي في الإسلام قولاً لا أسألُ عَنْهُ أحداً غَيرَكَ ، قال : (( قُلْ : آمَنْتُ باللهِ ، ثمَّ استقِمْ )) رواهُ مُسلم .

Nga Sufjan bin Abdulla –radijallahu anhu-, transmetohet të ketë thënë: “O i dërguar i Allahut, më thuaj në Islam një fjalë që të mos pyes për të askënd pas teje? Profeti tha: “Thuaj besova Allahun pastaj ndiq rrugën e drejtë.” Muslimi

Në transmetimin e Ebu Daudit ka ardhur se Sufjan bin Abdulla –radijallahu anhu-, i ka thënë Profetit: Më thuaj diçka që ti përmbahem asaj: Ai i tha: “Thuaj besoj në Allahun, pastaj përmbaju kësaj.”

Në këtë hadith del qartë kujdesi që tregonin sahabet e Profetit (salallahu alejhi ue selem), të cilët ishin njerëzit më të preokupuar për njohjen e fesë. Ata ishin të parët ndaj çdo të mire, dhe pyetja e këtij sahabi, është një argument i qartë për këtë.[1]

Ky sahab, kërkonte nga profeti t’ia mësonte ndonjë porosi universale e cila do ti mjaftonte, ndaj dhe Profeti (salallahu alejhi ue selem), e përmblodhi të gjithë Islamin dhe Imanin në këto dy fjalë. Ai e urdhëron sahabin që ta rinovojë besimin me gjujën e tij, por njëkohësishtë duke e ndier atë me zemrën e tij, pastaj e urdhëroi që ti përmbahet punëve të mira dhe të largohet nga të ndaluarat, sepse përqëndrimi nuk mund të vijë nëse njeriu është i devijuar në urdhërat e Allahut.[2]

Por cila është dobia e përqëndrimit: Përqëndrimi ka dobi të shumta, të cilat herë kthehen në këtë botë e herë në tjetrën. Allahu në lidhje me këtë thotë:

﴿وَأَنْ لَوِ اسْتَقَامُوا عَلَى الطَّرِيقَةِ لأََسْقَيْنَاهُمْ مَاءً غَدَقًا﴾ 

“Sikur të qëndronin (banorët e Mekës) në rrugën e vërtetë, Ne do t’u jepnim ujë të bollshëm” El-Xhin, 16.

Imam Taberi –Allahu e mëshiroftë- ka thënë: “Nëse jobesimtarët në Meke do të kishin besuar dhe do të përqëndroheshin në besimin e drejtë, do ti jipnim atyre bollëk dhe furnizim pa masë.”[3]

Kadi Ijad –Allahu e mëshiroftë- ka thënë në lidhje me përqëndrimin: “Kjo është nga thëniet përmbledhëse (universale) të Profetit (salallahu alejhi ue selem), e cila është në përputhje me fjalën e Allahut të Lartësuar:

﴿إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا تَتَنَزَّلُ عَلَيْهِمُ الْمَلائِكَةُ أَلاَّ تَخَافُوا وَلا تَحْزَنُوا وَأَبْشِرُوا بِالْجَنَّةِ الَّتِي كُنْتُمْ تُوعَدُونَ﴾  

“Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu”, e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar.” Fusilet 30

D.m.th. e njëhsuan Allahun dhe besuan në të, më pas ndoqën rrugën e drejtë dhe nuk devijuan prej teuhidit. Ata u përqëndruan në bindjen e Allahut të lartësuar derisa u erdhi vdekja.

Ajet tjetër i ngjashëm me këtë është dhe fjala e Allahut:

﴿إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا فَلا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلا هُمْ يَحْزَنُونَ أُولَئِكَ أَصْحَابُ الْجَنَّةِ خَالِدِينَ فِيهَا جَزَاءً بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ﴾ 

“Padyshim se për ata që thonë: “Zoti ynë është Allahu” dhe pastaj qëndrojnë të vendosur në këtë Besim të Pastër Islam, për këta nuk do të ketë aspak frikë dhe as nuk do të pikëllohen. Të këtillët do të jenë banorët e Kopshteve të Begatë për të banuar atje përherë si shpërblim për çfarë patën punuar.”El-Ahkaf 13-14.

Duke komentuar pjesën e ajetit: “qëndruan të vendosur” Ebu Bekri –radijallahu anhu-, ka thënë: “Nuk i kanë shoqëruar Allahut asgjë, nuk i kanë drejtuar vëmendjet tek askush tjetër dhe kanë qëndruar në atë se vetëm Allahu është Zoti i tyre.”

Kështu që nëse zemra përqëndrohet në njëhsimin e Allahut, frikën e Tij, nderimin e Tij, dashurinë, shpresën dhe mbështetjen e Tij dhe refuzon çdo gjë tjetër në vend të Tij, atëherë edhe gjymtyrët e tjera do të drejtohen në bindjen e Tij. Sepse Zemra është mbreti i të gjitha gjymtrëve dhe ato janë ushtria e saj, kështuqë nëse drejtohet dhe përqëndrohet mbreti, do të drejtohen e përqëndrohen edhe ushtarët. [4]

Umer bin Hatabi –radijallahu anhu-, kur ishte në member lexoi ajetin: “ata që thonë: “Zoti ynë është Allahu” dhe pastaj qëndrojnë të vendosur në këtë” pastaj tha: Nuk kanë bërë dredhinë e dhelprës.”[5]

Ndërsa Kushejri –Allahu e mëshiroftë-, ka thënë: “Istikamja (Përqëndrimi), është gradë me anën e së cilës arrihet përmbushja dhe plotësimi i veprave, si dhe me anën e saj arrihen mirësitë dhe sistemohen. Ndaj ai i cili nuk është i përqëndruar, do ti humbi mundi, dhe do ti dështoj përpjekja.”[6]

Ndërsa Uasitij –Allahu e mëshiroftë- ka thënë për të: “Istikamja është një virtyt me anën e së cilës plotësohen vlerat dhe me humbjen e saj, humbin edhe ato.”[7]

Në këtë kuptim është e gjithë ajo që kanë thënë mufesirinët për istikamen në këto ajete, madje e tillë është dhe ajeti me të cilin Allahu i drejtohet Profetit (salallahu alejhi ue selem):

﴿فَاسْتَقِمْ كَمَا أُمِرْتَ وَمَنْ تَابَ مَعَكَ وَلا تَطْغَوْا إِنَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ﴾

“Prandaj qëndro i patundur në udhën e drejtë, ashtu siç je i urdhëruar. Ashtu le të veprojnë edhe besimtarët që janë me ty, e mos i kaloni kufijtë, se Ai, me të vërtetë, i sheh mirë ato që punoni ju.” Hud 112

Ibnu Abasi – radijallahu anhu-, ka thënë: “Nuk i ka zbritur profetit në Kuran ajet më i vështirë sesa ky ajet.”[8]

Me këtë ajet Allahu Lavdiplotë e urdhëron të dërguarin dhe besimtarët që janë me të, të jenë të vendosur në rrugën e drejtë dhe të mos kalojnë kufijtë e asaj që janë urdhëruar, dhe ka bërë të ditur se Ai i shikon veprimet e njerëzve dhe se është i njohur me to.

﴿فَلِذَلِكَ فَادْعُ وَاسْتَقِمْ كَمَا أُمِرْتَ وَلا تَتَّبِعْ أَهْوَاءهُمْ﴾

“Andaj, ti thirr dhe bëhu këmbëngulës, ashtu siç je urdhëruar, dhe mos i ndiq epshet e tyre” Shura 15

Katade –past rahmet-, ka thënë: “Allahu e ka urdhëruar Muhamedin (salallahu alejhi ue selem), të jetë i venosur në besimin e Allahut.”

Vendosmëria do të thotë të jeshë i vendosur në pasimin e rrugës së drejtë. Ky është besimi i vërtetë pa kurrfarë devijimi majtas e djathtas. Me këtë nënkuptohen të gjitha bindjet, të fshehura dhe publike, si dhe të gjitha ndalesat, ndaj dhe kjo orosi i ka përfshirë të gjitha vetitë e Islamit.[9]

Nga të gjitha këto që përmendëm del qartë nevoja që kanë besimtarët për të qënë të përqëndruar në këtë fe, po megjithatë besimtari vazhdimisht duhet ti kërkojë Allahut falje dhe të pendohet për, mangësitë e tij në përmbushjen e këtij urdhëri hyjnor. Allahu thotë:

﴿فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ﴾

“…andaj ecni në rrugën e drejtë që të çon tek Ai dhe kërkoni falje prej Tij!” Fusilet 6

Këtu tregohet se mangësitë në paluahtshmërinë e urdhëruar janë të pashmangshme, gjë që shlyhet me kërkim falje dhe pendim.

Kjo është e ngjashme me thënëien e Profetit (salallahu alejhi ue selem), drejtuar Muadhit: “Frikësoju Allahut kudo që të jesh, dhe pasoje të keqen me të mirë që ta fshijë atë.”[10]

Profeti na lajmëron se njerëzit nuk mund ti japin hakun Istikames (palëkundshmërisë në fe ashtu siç duhet). Theubani –radijallahu anhu-, transmeton se Profeti (salallahu alejhi ue selem), ka thënë:

(( استَقيموا ولن تُحْصوا ، واعلموا أنَّ خيرَ أعمالكُم الصَّلاةُ ، ولا يُحافِظُ على الوضوء إلاَّ مؤمنٌ ))

“Jini të palëkundur, por nuk do të mundeni (ta përmbushni ashtu sikur duhet), dhe dijeni se puna juaj më e mirë është namazi, dhe se nuk kujdeset ta ruajë abdesin veçse besimtari.”[11]

Prandaj që njërëzit të mos bëheshin pesimistë dhe ta linin përmbajtjen në këtë fe Profeti i ka urdhëruar duke u thënë:

(( أيُّها النَّاس ، إنَّكم لن تعملوا – أو لن تُطيقوا – كلَّ ما أمرتُكم ، ولكن سدِّدوا وأبشروا ))

“O ju njerëz ju nuk mund të punoni gjithshka që ju kam urdhëruar, porse synoni (palëkundshmërinë) dhe përgëzohuni.”[12]

Megjithatë është për tu thëksuar se ajo që flet më shumë mbi përqëndrimin dhe devotshmërinë e zemrës në fenë e Allahut është gjuha, sepse gjuha është zëdhënësi i zemrës. Ebi Seid el-Hudri – radijallahu anhu-, transmeton në formën meukuf dhe merfu: “Kur njeriu zgjohet, të gjitha gjymtyrët e tij e paralajmërojnë gjuhën: ‘ki frikë Allahun, sepse ne varemi prej teje; nëse ti je e vendosur, atëhere edhe ne do të jemi të vendosur, por nëse ti devijon, atëhere edhe ne do të devijojmë.”[13]

Përmbledhje e atyre që fitohen nga hadithi:

1-   Kujdesi që tregonin sahabet për të pyetur rreth çështjeve të fesë.

2-   Mënyra se si Sufjan bin Abdulla e pyeti Profetin, tregon për zgjuarsinë dhe mprehtësinë e tij.

3-   Besimi në çdo gjë që ka ardhur në librin e Allahut dhe sunetin e Profetit.

4-   Obligueshmëria e të qënurit i përqëndruar ndaj të vërtetës derisa të të arrijë vdekja.

5-   Besimi është fjalë të cilën e vërteton vepra, kështu Profeti (salallahu alejhi ue selem) nuk u mjaftua vetëm me fjalën: “Thuaj i besaova Allahut”, porse i bashkangjiti atij porosinë tjetër, “pastaj përqëndrohu”. Kështu thënien e tij besova do ta vërtetonin veprat.

6-   Thënia e Profetit: “pastaj përqëndrohu”, përmban në vetveten e saj përpjekjen dhe angazhimin, sepse përqëndrimi në fenë e Allahut nuk vjen vetëmse pas përpjekjes dhe durimit.

7-   Ky hadith ka përmledhur fenë sepse përqëndrimi është kryerja e të gjatha urdhërave dhe të pëlqyerave, si dhe largimi nga çdo e ndaluar dhe e urryer, dhe nuk ka dyshim se kko është feja me të cilën ka ardhur i dërguari Muhamed (salallahu alejhi ue selem).

8-   Rruga për të fituar Xhenetin është arritja e përqëndrimit në fenë e Allahut.

 

[1] Fet’h Kauijul Metin fi Sherhi Arbain, i dijetarit: Abdulmuhsin el-Abad fq 66.

[2] Sherh En-Neueui ala Muslim vll: 2, fq: 8-9.

[3] Tefsir Taberi, vll: 29, fq: 127.

[4] Tuhfetu Rrabanijeti fi Sherh Arbaun Neueuijeti, i dijetarit: Ismail bin Muhamed Ensari  fq 21.

[5] E ka përmendur këtë Ibën Mubarek në librin Zuhd fq 325, Imam Ahmedi në librin Zuhd fq 601. Shiko Xhamiu ulum uel Hikem vll 2, fq 22.

[6] Sherh En-Neueui ala Muslim 2, fq 8-9.

[7] Burimi i mësipërm

[8] Burimi i mësipërm.

[9] Enciklopedia e dijenisë dhe Urtësisë, i dijetarit: Ibën Rexheb el-Hanbeli: fq, 253. Versioni i plotë në shqip.

[10] Tirmidhiu nr: 1987.  Hadithi është i saktë.

(Visited 37 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT