Koncepti i trupit


Nga Ebu Mes’ud Ukbe bin Amri el-Ensariu, Bedri, r.a., trasmetohet se i Dërguari i Allahut, (salallahu alejhi ue selem), ka deklaruar: “Ajo që njerëzit e kanë hasur nga revelata e parë e më hershme janë fjalët: ‘nëse nuk turpërohesh bën çka të duash!”

Fjalët e të Dërguarit, (salallahu alejhi ue selem), “Ajo që njerëzit e kanë hasur nga revelata e parë”,

Duke aluduar në trashëgiminë e cila është bartur nga të dërguarit e parë. Kjo na tregon që njerëzit e parë këtë e kanë bartur prej njëri-tjetërit dhe se e kanë trashëguar gjeneratë pas gjenerate. Hadithi konfirmon që këto fjalë kanë qën të pranishme, të njohura në revelatën e parë dhe kanë mbetur të tilla gjersa nuk kanë arritur deri te ky umet. Në disa versione thuhet: “Njerëzit nuk kanë hasur nga revelatat e para asgjë tjetër pos kësaj porosie.” E shënon Ubejde bin Zenxheui dhe të tjerët.

Ibën Rexhebi ka thënë: turpi ka vazhduar të jetë vepër e pëlqyer me të cilën njërëzit këshilloheshin dhe se ai nuk është anulluar në asnjë shpallje të profetëve të mëparshëm.

Fjalët e të Dërguarit, (salallahu alejhi ue selem): “… nëse nuk turpërohesh, bën çka të duash…”përmbajnë në vete dy kuptime.

Ky nuk është urdhër që njeriu në mungesë të turpit të bëjë çka të dojë, përkundrazi, ky është qortim i cili në vete përban gjykim dhe ndalesë. Ata që e mbështesin këtë qëndrim e argumentojnë në dy mënyra:

–  ky është urdhër në formë të kanosjes dhe frikësimit, në kuptimin që, nëse nuk ke turp, bën ç’të duash, por Allahu do të dënojë për këtë siç thotë vetë Lavdiploti:

“… E ju pra veproni sit ë dëshironi, e ta dini që ai sheh atë që punoni

“… E ju pra, adhuroni pos Tij çka të doni!

–  ky është urdhër në formë të konstatimit dhe zbardhjes në domethënien që ai i cili nuk turpërohet bën çka të dojë, sepse pengesë për kryerjen e veprave të këqija është turpi, andaj kush nuk ka turp, do të zhytet në shfrenim dhe vepra të papëlqyera, ndërsa njeriu që ka turp këtë nuk mund t’ia lejojë vetes, dhe kjo në bazë të fjalëvë të Dërguarit, (salallahu alejhi ue selem): “Kush gënjen qëllimisht për mua le ta përgatitë për vete vendin në zjarr”.

Këtu është fjala për fel-jetebeua e përdorur në urdhërore, ndërsa ka kuptim të konstatimit sepse kush shpif për të Dërguarin, (salallahu alejhi ue selem), gjithsesi do të përfundojë në zjarr. Këtë domethënie e ka zgjedhur Ebu Ubejdi, Kasim bin Selami, Ibën Kutejbe dhe Muhammed bin Nasri el-Meruezi.

Ebu Daudi nga Ahmedi e trasmeton një version në të cilin gjendet një mendim i ngjashëm me këtë.

I Dërguari, (salallahu alejhi ue selem), turpin e ka future në iman, siç shënohet në dy Sahihët nga Umeri, r.a., ku thuhet se i Dërguari, (salallahu alejhi ue selem), kishte kaluar pranë një njeriu, ndërsa ky po e qortonte vëllain me fjalët: “Po turpërohesh së tepërmi”, sikur donte t’i thonte se turpi e kishte dëmtuar. Atëherë i Dërguari i Allahut, i kishte thënë: “Lere, vërtet turpi është nga imani.”

Në dy sahihët nga Ebu Hurejre, r.a., shënohet se i Dërguari, (salallahu alejhi ue selem), ka deklaruar:“Imani është shtatëdhjetë –apo gjashtëdhetë-, e disa degë, më e larta e tyre është fjala La ilahe ila llah dhe më e ulta është largimi i pengesës nga rruga, edhe turpi është degë prej degëve të imanit.”

Nga Ibnu Abasi transmetohet se ka thënë: “Turpi dhe besimi janë paralele, nëse largohet njëri e ndjek tjetri.

Në dy sahihët nga Imran bin Husajni, r.a trasmetohet se i Dërguari, (salallahu alejhi ue selem), ka thënë: “Turpi sjell vetëm mire”. Në sahihun e Muslimit thuhet: “Turpi është i mirë i tëri” ose “tërë turpi është i mirë.”

El-Eshexhi el-Asri, r.a deklaron se i Dërguari i Allaht, (salallahu alejhi ue selem), i kishte thënë: “Ti i ke dy cilësi të cilat i Dërguari i Allahut, i çmon.” Cilat janë ato cilësi, e pyeta unë?. I Dërguari u përgjigj: “Butësia dhe turpi”. Unë sërish pyeta: ‘A ka qenë kjo diçka e lindur, apo është e fituar?’ I dërguari u përgjigj: ‘Jo. Kjo ka qënë e lindur.’ Atëherë deklarova: ‘falënderoj Allahun i Cili m’i ka dhuruar këto dy cilësi të cilat Ai i pëlqen.”

Dije se turpi është dy llojesh:

– turpi i lindur i cili nuk mund të fitohet. Ky është morali më i lartë të cilin Allahu ia dhuron njeriut dhe e krijon në të. Prandaj i Dërguari, (salallahu alejhi ue selem), ka deklaruar: “Turpi sjell vetëm mirë.” Ai njeriun e shpëton nga veprimet e këqija dhe morali i ulët dhe e nxitë të stoliset me moral fisnik dhe të përsosur. Dhe në këtë kuptim turpi është cilësi e imanit.

Në dy librat e saktë, të Buharut dhe Muslimit, përcillet nga Ebu Seid el-Hudri: se Profeti (salallahu alejhi ue selem), ka qënë më i turpshëm sesa virgjëresha e cila qëndron në dhomën e saj, nëse ai nuk do ta pëlqente diçka, do ta shihnim këtë në fytyrën e tij.”

Umeri, r.a., ka deklaruar: “Kush turpërohet fshihet, ndërsa ai që fshihet do të jetë i devotshëm, ndërsa kush është i devotshëm është i shpëtuar.”

El-Xherah bin Abdullah el-Hakemi, rahimehullah, -i cili ishte hero i Shamit-, deklaron: “I kam braktisur mëkatet dyzet vjet për shkak të turpit, dhe vetëm pastaj më ka arritur devotshmëria e vërtet.”

– turpi të cilin njeriu e arrin me njohjen e Allahut, madhështisë së tij, ndjenjës së afrisë dhe e prezencës së Tij, diturisë së Tij gjithëpërfshirëse për çdo gjë, për vezullimet e fshehta dhe atë që fshihet në zemra. Kjo është shkalla më e lartë ë ihsanit.

Ne versionin e Ibën Mes’udit thuhet: “Turpi është ta ruash kokën dhe atë që e mban ajo; barkun dhe atë që hyn në të; ta kujtosh vdekjen dhe vuajtjet. Kush e synon ahiretin, do të heq dorë nga zbukurimet e kësaj bote. Kush vepron kështu, ai turpërohet nga Allahu.” Këtë version Ahmedi dhe Tirmidhiu e shënojnë si fjalë të Dërguarit, (Porse senedi i këtij hadithi nuk është i mirë sepse në të gjendet Sabah bin Muhamed, dhe në realitet hadithi është Meukuf).

Turpi ke njeriu mund të lidnë duke menduar për të mirat e Allahut dhe për atë se si njeriu pak falenderon për këtë. Nëse njeriu prej vetes e largon turpin e lindur dhe të fituar, atëhere nuk i ka mbetur asgjë që do ta ndalonte nga shfrenimi dhe morali i ulët dhe ai pas kësaj kalon në një gjendje e cila shum drejtë mund të thuhet gjendje e mosbesimit.

Është thënë se turpi ndahet në dy lloje: Turpi për shkak të imanit dhe turpi për shkak të pamundësisë.

Bushejr bin Kab el-Adeuij i ka thën Imran bin Husajn: “Në disa libra kemi hasur se turpi vjen si pasojë e qëtësimit dhe bindjes së Allahut, si dhe nga dobësia. Imrani u zemërua dhe i tha: Unë të tregoj hadithin e profetit, ndërsa ti nuk bindesh?!

Imrani ka të drejtë. Turpi të cilin i Dërguari (salallahu alejhi ue selem), e ka lavdëruar është grumbull cilësish të mira të cilat njeriun e nxisin për vepra të mira dhe e largojnë nga ato të këqiat. Mirëpo, nëse njeriu nuk i plotëson obligimet ndaj Allahut ose ndaj njerëzve, nuk mund të arsyetohet me turp, sepse kjo nuk është turp por, pamundësi, dobësi dhe neglizhencë.

Ibën Kajimi ka thënë: Turpi buron nga dhjetë shkaqe:

1-   Turpi si shkak i krimit: prej këtij është edhe turpi i Asemit, kur filloi të ikte duke vrapuar në Xhenet. Allahu i tha: A po ikën të shpëtosh nga Unë o Adem? Jo o Zot porse po iki nga turpi që kam për Ty. Xhamiul hadith Sujuti (daif)

2-   Turpi si shkak i mangësisë: Si turpi i melaikeve të cilët e lartësojnë Allahun ditën dhe natën pandërprerë, e kur të vinë në ditën e gjykimit do të thonë: “Subhanallah (I lartësuar je o Allah), nuk të kemi adhuruar ashtu siç duhet.” Mustedrek Hakim

3-   Turpi si shkak i madhërimit: Ky është një turp që buron si shkak i njohjes. Sa më shumë ta njohë robi Zotin e tij, aq më të madh do ta ketë turpin nga Ai.

4-   Turpi si shkak i madhërimit: Si turpi i profetit prej atyre të cilët i ftoi në gostinë e Zejnebes dhe qëndruan gjatë tek ai. Ai u çua dhe doli sepse i erdhi turp tu thoshte atyre që të shkonin. Buhari dhe Muslimi

5-   Turpi si sjkak i respektit (ndrojtjes): Sikurse turpi i Aliut të cilit i dilte medhiu dhe i vinte turp të pyeste profetin, për shkak se ishte dhëndër i tij. Buhari

6-   Turp si shkak i poshtërimit dhe përçmimit: Si turpi që buron nga robi kur ai i kërkon nevojat e tij Allahut dhe e din fort mirë gjendjen e vetes së tij.

7-   Turpi si shkak i dashurisë: Ky është është turpi që buron ndaj atij që e do, saqë edhe nëse e mendon atë në veten tënde, turpi do ta ngacmojë zemrën e tij.

8-   Turpi si shkak i adhurimit: Ky turp është i përzier njëkohësisht me frikë dhe dashuri, duke dëshmuar mos përsosmërinë e adhurimit të Tij dhe se nderimi dhe madhërimi i Tij duhet të jetë më i madh se kaq. Kështu kjo gjendje shkakton ke njeriu turp prej Tij.

9-   Turp si shkak i nderimit dhe krenarisë: Personi i madh dhe i lartë, turpërohet sa herë që vepron diçka e cila është nën vlerat e personalitetit të tij.

10-        Turpi që njeriu ka ndaj vetes së tij, dhe ky turp buron nga njerëzit e lartë. (Medarixhu Salikin vll 2 fq 605-608)

Mendimi i dytë mbi domethënien e fjalëve të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem): “Nëse nuk turpërohesh bën çka të duash!” Në pamje të parë këto fjalë urdhërojnë të bëhet ajo që njeriu ka dëshirë, e kjo do të thotë: nëse dikush dëshiron të veprojë diçka për të cilën nuk turpërohet nga Allahu e as nga njerëzit –sepse ato janë adhurime, ose mirësjellje dhe moral-, atëhere nga këto vepra puno çtë duash. Këtë mendim e mbështesin disa imamë; në mesin e të cilëve janë Shafi’u, Ebu Is’hak dhe El-Meruezi. Një gjë e tillë është pohuar edhe nga imam Ahmedi.

Ngjashëm me këtë është edhe deklarimi i disa prej këtyre dijetarëve kur janë pyetur për këtë pjesë të hadithit kanë thënë: “Të mos bësh fshehtas atë që turpërohesh kur e bën në publik.”

Ebu Ubejdi transmeton nga Xheriri qëndrimin vijues lidhur me hadithin e temës: “Kjo është kur njeriu dëshiron të kryejë ndonjë vepër të mirë, por që nuk e kryen atë si shkak i turpit nga njerëzit, apo i syefajsisë”. Xheriri thotë: “Turpi nga njerëzit nuk duhet të largojë nga ajo që synon, sepse në hadith thuhet: Nëse ti je në namaz dhe të vjen shejtani e të thotë: Ti po shtiresh! Atëhere ti zgjate namazin.”(Ibën Mubarek, Ibën ebi Shejbe dhe Ebu Naim).

Pastaj Ebu Ubejde thotë: “Ky hadith nuk mundet as për nga teksti, as për nga forma që të komentohet në këtë domethënie dhe as njerëzit nuk e kuptojnë kështu.”

Thash: “Sikur të ishte ashtu siç deklaron Xheriri, atëhere dadithi do të ishte: “Kur të turpërohesh nga ajo prej të cilës nuk duhet të turpërohesh, atëhere bëj çtë duash!” Pastaj forma e hadithit dhe domethënia e tij nuk do të ishin më secret, dhe Allahu e di më së miri.

Përmendëm më lartë thënien e Ibën Kajimit i cili flet për turpin e Melaikeve. Është e vërtetë se Melaiket turpërohen, jo vetëm ndaj Allahut, por edhe ndaj besimtarëve të cilët janë të turpshëm. Aishja përcjell e thotë: “Një ditë Profeti (salallahu alejhi ue selem), ishte shtrirë dhe iu kishin zbuluar kërcinjtë e tij, ndërkohë në dhomë hyri Ebu Bekri dhe profeti nuk lëvizi, më pas hyri Umeri dhe profeti përsëri nuk lëvizi, ndërsa kur hyri Uthmani ai u dhe i mbuloi kërcinjtë e tij. Kur Aishja e pyeti më vonë për një gjë të tillë ai tha: “Atë mos turpërohëm unë nga personi prej të cilit turpërohen Melaiket.” Muslimi

Por duhet të themi se ndonjëherë turpi kthehet edhe si cilësi e urryer, dhe kjo vetëm në një rast të vetëm: kur ai e pengon njeriun nga kërkimi i dijes. Buhari dhe Muslimi përcjellin nga Aishja se ka thënë: “Sa të mira që janë gratë e Ensarëve; ato nuk i pengon turpi që të mësojnë për fenë.”

(Visited 30 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT