Martesa e hershme e Muhamedit


Për fat të keq jemi dëshmitarë të përpjekjeve të misionarëve të krishterë që janë përqendruar kryesisht në denigrimin e Islamit, sot më shumë se kurrë. Kështu, po shohim shtrembërime dhe imitime të këqija që ata po prodhojnë në përpjekje për të shpërfytyruar, manipuluar dhe abuzuar me faktet historike dhe etimologjike. Këto polemika variojnë nga absolutisht zbavitëse, e deri abuzime flagrante dhe të pamëshirshme. Një polemikë e tillë e pafytyrë e misionarëve të krishterë ka qenë edhe martesa e hershme e Aishas () me Profetin Muhammed (). Misionarët përpiqen të akuzojnë Profetin si abuzues të miturish, megjithëse me terma politikisht të saktë, për shkak të faktit se Aishah (3) është fejuar (zawaj) në moshën 6 vjeç dhe  martesa është konsumuar (nikâh) pak vjet pas martesës, në moshën 9 vjeç, kur ajo ishte në moshën e pubertetit. Intervali i kohës mes zawaj dhe nikâpër Aishantregon qartë se prindërit e saj prisnin që ajo të arrijë pubertetin para konsumimit të martesës së saj. Po të mos ishte për faktin se ca sylesh të krishterë kanë përrallisur pa kuptuar arsyen e këtij veprimi, as që do kishim marrë mundimin të diskutonim për këtë çështje. Akuza të tilla bazohen në hamendësime dhe relativizmin moral dhe jo në fakte. Ky artikull ka për qëllim të hedhë poshtë këto akuza, insha’allah.

Puberteti dhe martesa e hershme në kulturën semite

Entuziazmi i gjithë lukunisë së misionarëve të krishterë në akuzimin e Profetit për “ngacmim të miturish” kundërshton faktin themelor që një vajzë bëhet grua kur i fillon cikli menstrual. Çdokush që merr sadopak vesh nga fiziologjia e di që menstruacionet janë një shenjë që tregojnë që vajza po përgatitet për t’u bërë nënë.

Femrat hyjnë në pubertet në mosha të ndryshme, nga 8-12 vjeç, në varësi të gjenetikës, racës dhe mjedisit. Ne lexojmë se:

Ndryshimi në shtat mes vajzave dhe djemve është i vogël deri në moshën dhjetë vjeç, hovi i rritjes në pubertet fillon më herët tek vajzat, por zgjat më shumë tek djemtë. [1

Po kështu lexojmë se:

Shenjat e para të pubertetit fillojnë rreth moshësh 9 ose 10 vjeç tek vajzat, por rreth 12 vjeç tek djemtë.[2]

Femrat në vendet e nxehta arrijnë pubertetin në një moshë shumë më të hershme se ato në vendet më të ftohta.

Temperature mesatare e vendit apo krahinës është faktori kryesor që ndikon, jo vetëm në menstruacione, por edhe në të gjithë zhvillimin seksual në pubertet.[3]

Martesa në vitet e para të pubertetit ishte e pranueshme në Arabinë e shekullit të VII, ashtu siç ishte një normë sociale në të gjitha kulturat semite, që nga izraelitët e deri tek arabët dhe gjithë kombet e tjera mes këtyre. Sipas Hâ-Talmûd Hâ-Bavlî, që hebrejtë e konsiderojnë “Torën e tyre gojore”, në Sanhedrin 76b thuhet qartë se është më e pëlqyeshme që një grua të martohet sapo i vijnë menstruacionet e para dhe Ketuvot 6a përmban rregulla në lidhje me marrëdhëniet seksuale me vajza që nuk u kanë ardhur ende menstruacionet. Kjo vërtetohet me tej kur Dr.Prof Jim West, një pastor Baptist, komenton traditat e mëposhtme të izraelitëve:

Gruaja duhej të merrej nga rrethi i madh familjar (zakonisht në fillim të pubertetit ose rreth moshës 13 vjeç) në mënyrë që të ruhej pastërtia e linjës familjare.[4]

Historikisht puberteti ka qenë gjithmonë një simbol i moshës madhore.

Puberteti përkufizohet si mosha në të cilën një person bëhet i aftë për riprodhim seksual dhe në periudha të tjera të historisë, një rit apo festim i kësaj ngjarje të shënuar ishte pjesë e kulturës.[5]

Seksologët e njohur, R.E.L. Masters dhe Allan Edwards, në studimin e tyre mbi shprehjet seksuale afro-aziatike, shkruajnë:

Sot, në shumë vende të Afrikës Veriore, Arabi dhe Indi, vajzat martohen dhe kryejnë marrëdhënie seksuale mes moshës pesë dhe nëntë vjeç: dhe asnjë vajzë me sedër nuk mbetet e pamartuar përtej moshës së pubertetit.[6]

A kishte kundërshtime në lidhje me martesën e Profetit (P) me Aishan(R)?

Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje është jo. Nuk ekziston absolutisht asnjë dëshmi nga burime muslimane, laike apo burime të tjera historike që të përmendë tjetër përveçse një gëzëim jashtëzakonisht të madh për këtë martesë. Nabia Abbott e përshkruan martesën e Aishas(R) me Profetin (P) si më poshtë:

Në asnjë version nuk gjendet ndonjë koment në lidhje diferencën e moshës mes Muhammedit dhe Aishas, apo në lidhje me moshën e vogël të nuses, e cila nuk ka qenë më shumë se dhjetë vjeç dhe ishte ende shumë e dashuruar me lojërat.[7]

Madje edhe kritiku i njohur orientalist, W. Montgomery Watt, ka thënë në lidhje me cilësitë morale të Profetit se:

Nga pikëpamja e kohës së Muhammedit, nuk mund të flitet për tradhëti apo sensualitet. Bashkëkohësit e tij nuk i kanë gjetur atij asnjë të metë nga ana morale.Përkundrazi, një nga veprat e tij më të kritikuara nga perëndimorët e sotëm tregon se standardet e Muhammedit ishin më të larta se ato të kohës së tij.[8]

Përveç faktit që asnjë nuk ishte i pakënaqur me të apo me veprat e tij, ai ishte një shembull i lartë moral për shoqërinë e kohës së tij. Prandaj, të gjykosh moralin e Profetit, bazuar në standardet e shoqërisë dhe kulturës së sotme është, jo vetëm absurde, por edhe e padrejtë.

Martesa në moshën e pubertetit në ditët tona

Bashkëkohësit e Profetit (miq e armiq) e kanë pranuar martesën e tij me Aishan (R) pa asnjë problem. Dhe kjo shihet qartë nga mungesa e kritikave ndaj kësaj martese deri në ditët tona. Megjithatë, ndryshimet kulturore kanë shkaktuar ndryshime në mendësinë e kohës sonë.

Edhe sot, në shekullin XXI, kufiri i poshtëm i moshës së pranueshme për marrëdhënie seksuale është ende i ulët në disa vende. Në Japoni, njerëzit mund të kryejnë ligjërisht marrëdhënie që në moshën 13 vjeç, ndërsa në Spanjë që në moshën 12 vjeç. [9].Një dyzet vjeçar që kryen marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare mund të jetë një “pedofil” në Shtetet e Bashkuara, por jo në Kinën e sotme, ku kufiri i poshtëm për marrdhënie është 14 vjeç dhe as në Shtetet e Bashkuara të para një shekulli. Biologjia është standard më i mirë për përcaktimin e këtyre gjërave se sa arbitrariteti i kulturës njerëzore. Në Shtetet e Bashkuara, gjatë shekullit të kaluar, mosha më e ulët e pranueshme për marrëdhënie seksuale ka qenë 10 vjeç. Kalifornia ishte shteti i parë që e ndryshoi atë në 14, në vitin 1889. Pas Kalifornisë, edhe shtete të tjera të SH.B.A e ndryshuan moshën e pranueshme për marrëdhënie seksuale.[10].

Islami dhe mosha e pubertetit

Në Islam është e qartë që mosha madhore fillon kur një person ka hyrë në pubertet. 

Në përmbledhjen e Buhariut[11]lexojmë:

·         Djali që arrin moshën e pubertetit dhe vlefshmërinë e dëshmisë së tij përmendet në  Shpalljen e Allahut:“E kur fëmijët tuaj të arrijnë moshën e pjekurisë, le të kërkojnë leje për të hyrë…” Kur’an 24:59.

·         El Mugira ka thënë, “Kam hyrë në pubertet në moshën 12 vjeç.” Puberteti tek femrat fillon me ardhjen e menstruacioneve, siç thuhet edhe në Shpalljen e Allahut: “E ato nga gratë tuaja, të cilave u është ndërprerë cikli mujor (menstruacioni), nëse nuk e keni ditur, koha e pritjes së tyre është tre muaj…” [Kur’ân, 65:4]

Prandaj, njohja e ardhjes së pubertetit si fillimi i moshës madhore është pjesë e Islamit. Është koha kur personi është pjekur dhe është gati për të mbajtur përgjegjësitë e të rriturit. Atëherë, ku bazohen misionarët që kritikojnë martesën e Aishas (R) kur martesa e saj është konsumuar pasi ajo kishte hyrë në pubertet?

Nga i njëjti burim lexojmë që:…El-Hasan bin Salih ka thënë, “Kam parë një komshien time që u bë gjyshe në moshë njëzet e një vjeç.”(1)

(1) Në shënimin mbi këtë referencë thuhet: “Kjo grua ka hyrë në pubertet në moshën nëntë vjeç dhe është martuar dhe ka lindur një vajzë në moshën dhjetë vjeç; e bija ka bërë të njëjtën gjë.”[11]

Prandaj, është e qartë që po të pranonim akuzën ndaj Profetit(P) për “abuzim të miturish”, do të na duhej të përfshinim në këtë akuzë edhe të gjithë popujt semitë, për të cilët martesa në pubertet ka qenë një normë.

Përfundime

Pamë, pra, që:

·         Martesat në pubertet kanë qenë normë në shoqërinë semite të Arabisë së shekullit VII.

·         Nuk ka asnjë dëshmi që të ketë patur kundërshtime ndaj martesës së Profetit me Aishan, as nga miqtë e as nga armiqtë e tij.

·         Edhe sot, ekzistojnë disa kultura të cilat e pranojnë martesën e grave të tyre në moshën e pubertetit.

Pavarësisht nga këto fakte të njohura, misionarët kanë ende guximin të akuzojnë Profetin Muhammed (P) për imoralitet. E megjithatë, ishte pikërisht ky njeri që rivendosi të drejtat e grave në Arabi dhe i ngriti ato në një nivel që nuk ishte parë asnjëherë me parë në shoqërinë e tyre, gjë që civilizimet e vjetra nuk e kishin bërë kurrë për gratë e tyre.

Kur Muhammedi (P) u bë Profeti i Islamit, arabët paganë kishin trashëguar një mungesë respekti ndaj grave që ishte e përhapur edhe mes fqinjëve të tyre hebrej dhe të krishterë. Për ta, lindja e një vajze ishte një turp aq i madh, saqë ata arrinin deri aty sa t’i varrosnin të gjalla, në mënyrë që t’i shmangeshin turpit që sillte fëmija femër.

“Kur ndonjëri prej jush lajmërohet për lindjen e një vajze, fytyra i prishet dhe bëhet plot mllef. Fshihet prej njerëzve për shkak të kësaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela e jo dhuratë prej Zotit). Mandej mendon a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë të gjallë në dhé. Sa i keq është gjykimi i tyre.!”[13]

Nepërmjet mësimeve të Islamit, Muhammedi (P) i dha fund njëherë e përgjithmonë kësaj praktike të shëmtuar. Zoti na thotë se në Ditën e  Gjykimit, fëmijët femra do të pyeten se për çfarë krimi janë vrarë.

“Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla – për çfarë mëkati ato janë mbytur.”[14]

Muhammedi (P), jo vetëm që e ka kundërshtuar dhe dënuar ashpër këtë veprim, por ai e kishte zakon t’i mësonte ata që të respektojnë dhe të gëzohen me vajzat dhe nënat e tyre si bashkëpunëtore dhe burime të shpëtimit të burrave të familjeve të tyre.

Ebu Sa’id al-Khudri tregon që:Profetika thënë: ‘Nëse një njeri kujdeset për tri vajza, i edukon, i marton dhe u bën mirë, ai do të shkojë në Parajsë.'[15]

Abdullahu, I biri i Abbasit tregon që:Profetika thënë: ‘Nëse një njeri ka një vajzë dhe nuk e varros të gjallë, ose e lë pas dore, ose nuk bën dallim mes saj dhe djemve të tij, Allahu do ta çojë në Parajsë.'[16]

Në Sahih Muslimi, citohet që Profeti të ketë thënë:’Kushdo që mban dy vajza derisa të arrijnë moshën e pjekurisë, ai dhe unë do të jemi kështu në Ditën e Gjykimit; dhe bashkoi dy gishtat.

Me fjalë të tjera, ai që e do të Dërguarin e Zotit(P) dhe dëshiron të jetë me të në ditën e ringjalljes në qiell, atëherë duhet të sillet mirë me vajzat e tij. Dhe këto, sigurisht nuk janë fjalë që thuhen nga një “abuzuesh të miturish”, siç duan të na bëjnë të besojmë misionarët.

Shtojcë: Një vajzë e martuar nëntë-vjeçare nga Tajlanda lind një fëmijë

Më poshtë vijon një artikull i The New Straits Times, Malajzi, i datës 10 maj, 2001. Artikulli bën fjalë për një  vajzë nëntë vjeçare që jeton në veri të Tajlandës dhe që ka lindur një vajzë. Fakti që një vajzë në moshë të tillë është aq e pjekur për të lindur fëmijë vërteton faktin se femrat e arrijnë pubertetin më herët se meshkujt.

Zyrtarët tajlandezë të tronditur nga lajmi se një vajzë nëntë-vjeçare bëhet nënë

BANGKOK – Lajmi se një nëntë-vjeçare që jeton në një provincë veriore tajlandeze, ka lindur një vajzë, ka tronditur zyrtarët vendas.

Autoritetet lokale të Phetchabun deklaruan se u vunë në dijeni për këtë kur i shoqi 27-vjeçar i Wanwisa Janmuk, shkoi të regjistronte lindjen e fëmijës.

Ai u kishte thënë zyrtarëve përkatës se nëna e fëmijës kishte lindur në vitin 1991.

“Nuk ishim të sigurt nëse na kishte dhënë informacionin e saktë, kështu që e rikonfirmuam me spitalin ku ajo kishte lindur vajzën, më 26 shkurt dhe se fëmija ishte i saj,” tha Saisithorn Jai-lem.

Saisithorn tha se ishte konsultuar me autoritetet e shëndetit publik në lidhje me faktin nëse ishte e mundur që një vajzë kaq e re të konceptojë dhe të lindë pa probleme një fëmijë.

“Ata na thanë se kjo është e mundur nëse vajza është e shëndetshme dhe burri i saj na tha se e shoqja ishte tashmë një grua e rritur,” shtoi ajo.

Në një fotografi të ditës së dasmës së Wanwisa-s, të botuar në numrin e sotëm të Thai Maticon, shihet qartë se ajo është një vajzë me trup shumë të formuar dhe që duket shumë më e madhe për moshën e saj.

Sipas ligjit tajlandez, të miturit mund të martohen nëse prindërit e tyre e lejojnë këtë. AFP

A duhet akuzuar burri i kësaj vajze të re për “abuzim të miturish”, siç pretendojnë misionarët e krishterë?


Referencat

[1] The Incredible Machine, National Geographic Society, p. 235

[2] The Incredible Machine, National Geographic Society, p. 239

[3] Herman H. Ploss, Max Bartels and Paul Bartels, “Woman”, Volume I (Lord & Bransby, 1988), p. 563

[4] Jim West, ThD, Ancient Israelite Marriage Customs

[5] Sue Curewitz Arthen, Rites of Passage: Puberty

[6] The Cradle of Erotica (Julian Press, New York, 1962)

[7] Nabia Abbott, Aishah, The Beloved of Mohammed, p. 7

[8] W. M. Watt, Muhammad: Prophet and Statesman, (Oxford University Press, 1961), p. 229

[9] Burimi: http://www.ageofconsent.com/ageofconsent.htm

[10] Burimi: http://www.ageofconsent.com/comments/numberone.htm

[11] El-Bukhari, Vëllimi 3, Libri I dëshmitarëve, Kapitulli 18.

[12] Ibid

[13] Kur’ân, 16:58-59

[14] Kur’ân, 81:9

[15] Transmetuar nga Ebu Davudi 

[16] Transmetuar nga Ebu Davudi 

shkruar nga: Mohd Elfie Nieshaem Juferi
(Visited 78 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT