Me të vërtetë, pas vështirësisë vjen lehtësimi!


Me të vërtetë, pas vështirësisë vjen lehtësimi ![1]

Falënderimi i qoftë Allahut të Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Paqja dhe Lavdimi , qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin salallahu alejhu ue selem, familjen dhe shokët e tij.

Në këtë shkrim , do qëndrojmë me fjalën e Allahut të madhëruar: “ Dhe, ua ktheu shpinën e tha: “O dëshpërimi i im për Jusufin, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur ( nga pikëllimi ).”[2]

Ky ajet Kuranor me saktësi e portretizon gjendjen e këtij babai, Jakubit alejhi selam, që ka jetuar me vite në pritjen e birit tij të dashur, Jusufin alejhi selam, ku papritmas i vije lajmi edhe për birin tjetër gjithashtu, i cili ishte një pjesë e veçantë e dashurisë së tij që kishte për te. Allahu i madhëruar e tregon këtë, ku Thotë: “ Jusufi dhe vëllai i tij, janë më të dashur te babai ynë se sa ne “[3]

Nuk mbet rrugë tjetër para tij, pos të qëndroj larg tyre , kështu i brengosur, i pikëlluar, nuk dëshironte ta tregonte pikëllimin dhe dhimbjet para askujt, nga frika se do të mendojnë se ai është i dobët. Por pavarësisht kohezionin para bijve të tij, sytë iu verbuan nga mërzia për birin e tij , sepse kjo është natyra e qenieve njerëzore. Pejgamberet e Zotit dhe të Dërguarit e Tij ndikohen në qoftë se ata i godet ndonjë fatkeqësi, por ata nuk e shfaqin , e as që kundërshtojnë caktimin e Allahut. Të ndikuarit nga fatkeqësia nuk e mohon durimin .

Ai është Pejgamberi ynë – paqja qoftë mbi të – derdhi lot në pikëllimin për Ibrahimin djalin e tij, dhe kur disa nga shokët e tij, Allahu qoftë i kënaqur me ta u habitën nga kjo që panë . Profeti , – paqja qoftë mbi të – U tha atyre: syri le të lotoj, zemra le të pikëllohet, nuk themi përveç atë që dëshiron Zoti ynë Fuqiplotë .

Në fjalën e Allahut të madhëruar: “ Dhe, ua ktheu shpinën e tha: “ O dëshprimi i im Për Jusufin, .”[4]

Pse vetëm për Jusufin të dëshpërohej? Thuhet se ai donte të përqendrohet në, më të rëndësishmen, e kjo nuk do të thotë se kishte pakujdesi ndaj të tjerëve me argument se ai kishte thënë para kësaj në ajetin 83” ..është shpresë se Allahu do të m’i sjellë të gjithë …”[5] Por ai nuk e dinte se ku ishte Jusufi, ndërsa Benjamini dhe vëllai i madh i tyre ai e dinte se ishin në Egjipt. Dëshpërimi më i madh është për atë që nuk i dihet vendi, dhe kohë që është larguar .

Në fjalën e Allahut të madhëruar: “ O dëshpërimi i im Për Jusufin, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur ( nga pikëllimi )[6]

Kur iu zbardhën të dy sytë Jakubit alejhi selam?, disa mendojnë se ata iu zbardhën pasi tha këto fjalë , ky është mendimi i disa komentuesve. E vërteta është se në këtë kontekst nuk aludon për një gjë të tillë. Unë jam menduar për këto fjalë, dhe kamë arrit të kuptoj – dija i takon Allahut të madhëruar – kjo mund ti ketë ndodhur edhe më parë , se shkronja “vav “ në ajetin 84 të lartpërmendur nuk tregon, se pas dëshpërimit atij iu zbardhën sytë , megjithatë mendimi i parë ka të drejtë.

Në fjalën e Allahut të madhëruar  “po i përmbajtur ( nga pikëllimi ).”[7], I pikëlluar , i brengosur për shkak të sprovave që ai i përjetoi, së pari humbi Jusufin, pastaj dy vëllezërit e tij dhe në fund dy sytë, por sa herë që sprovat i shtoheshin afrohej ndihma . Kështu Jakupi alejhi selam nuk e humbi shpresën nga mëshira e Allahut, ai fitoi në dy botët. Allahu i madhëruar ia solli të gjithë , ashtu edhe siç ishte lutur, fitoi me shpërblimin e durimtarëve dhe Zoti e la të përjetshëm rrëfimin mbi te në Kuran , dhe e bëri shëmbëlltyrë deri në ditën e gjykimit

Fjala e Allahut është më e vërteta ku Thotë “ Me të vërtetë, pas vështirësisë –vjen lehtësimi!

Zoti ynë bëna prej atyre që i pasomi gjurmët e Pejgambereve , dhe shijojmë kënaqësinë me shoqërimin e tyre në ditën e Gjykimit .

Shkroi: Prof.dr Naser Omer

Përshtati : Rashit Zylfiu

________________________

[1] Inshirah , 6 2

[2] Jusuf , 84

[3] Jusuf, 8 4

[4] Jusuf , 84

[5] Jusuf , 83

[6] Jusuf , 84

[7] Jusuf , 84

(Visited 22 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT