MUHAMMEDI ALEJHI SELAM, NJERI DURIMTAR


Në aspektin gjuhësor, durimi nganjëherë përkufizohet si kapacitet për përballimin e qetë të dhimbjes, telasheve, dhe rrethanave të pavolitshme. Si virtyt islam, durimi ka një cilësi shpirtërore shtesë. Durimi i vështirësive për hir të Allahut duke qenë i vetëdijshëm se me anë të durimit dhe jo ankesave, njeriu do të arrijë shpërblime nga Allahu në botën tjeter. Tek e fundit, shumë njerëz në këtë botë i durojnë dhimbjet me qetësi, por relativisht pak njerëz e bëjnë këtë për hir të Allahut.
Sa i përket të Dërguarit alejhi selam ai ishte shembull i durimit. Per të, zgjedhja e tij si vulë e profetëve, nuk nënkuptonte një jetë e lehtë, por nje jetë plot vështirësi dhe pengesa, jetë të sprovave dhe telasheve, jetë të dhembjes dhe vuajtjes. Në fakt, asnjë njeri në histori të njerëmit nuk është përballur me më shumë vështirësi sesa i Dërguari alejhi selam.
Vdekja do të ishte më e lehtë se sa tragjeditë personale të të Derauarit alejhi selam, të cilat i përjetoi gjatë jetës, megjithatë ai kurrë nuk u ankua, por mbeti i palëkundur, i durueshëm dhe falënderues ndaj Zotit të tij. Me durimin që e bënte ai e ndiqte udhëzimin e Zotit: “Pra, të jesh i durueshëm! Durimi yt është vetëm me ndihmën e Allahut.” [Sure Nah’l: 127]
Ai duroi si jetim, si i varfër dhe i uritur. Ai duroi kur u detyrua të largohej nga vendlindja, shtëpia dhe familja. Ai duroi kur u persekutua, kur shokët e tij torturoheshin, kur anëtarët e familjes së tij dhe shokët e tij mbyteshin. Ai duroi kur armiqtë i shpallën luftë dhe kur beduinët e injoruan, kur çifutët bën komplot kundër tij, kur shumë prej farefisit të tij e braktisën dhe i shpallen luftë.
Ai ishte durimtar edhe në rastet tjera. Ai me durim i rezistonte joshjet e kësaj bote, zbukurimin dhe tërheqjen e pasurisë, dhe ambicien e fuqisë dhe forcës. Ai ia ktheu shpinën të gjitha gjërave të mësipërme, dhe në vend të atyre gjërave materiale, ai dëshironte vetëm kënaqjen e Zotit.

Në çdo aspekt te jetes së tij dhe në çdo fazë të pejgamberise, i Dërguari alejhi selam ishte i durueshëm. Durimi, në fakt, ishte mburoja e tij kunder çdo gjeje që ishte e dëmshme në jetën e tij.
Çdoherë herë që i kujtohej ajo që e thoshin armiqtë e tij, ai i kujtonte fjalet e Allahut: “Prandaj, ti behu i durueshëm ndaj asaj që thone ata..”
Çdoherë që një situatë bëhej tepër e vështirë për t’u ballafaquar, ai e kujtonte thënien e Allahut: “..Halli im eshtë: durim i mirë…”
Dhe çdoherë që gati përballej me shkatërrim në duart e armiqve, ai e kujtonte thënien e Allahut: “Ti (Muhammed) duro, ashtu sikurse duruan të dërguarit e vendosur.”
Ai e kishte durimin e një njeriu të bindur se Allahu do ta ndihmonte dhe do ta shpërblente për punën e tij të rëndë dhe për durim. Ai e kishte durimin e një njeriu, i cili e dinte se Allahu ishte me të dhe se Allahu është krejt ndihma që i duhet në jetë. Si i tillë, asgjë – asnjë fjalë e vrazhdë, asnjë mallkim, asnjë sjellje e keqe, asnjë torturë fizike – nuk mund ta lëkundte, e as ta mërziste.
Kur i vdiq xhaxhai i tij, ai ishte i durueshëm. Kur i vdiq bashkëshortja, ai ishte durimtar. Madje edhe kur xhaxhai i tij Hamza u mbytë në mënyrën më mizore, ai mbeti durimtar. Kur i vdiq djali, ai ishte durimtar. Kur gruaja e tij e pastër dhe e dëlirë u akuzua për imoralitet, ai ishte durimtar, duke e kërkuar vetëm ndihmën e Allahut; kur shumica e popullit të tij refuzuan ta pranonin mesazhin që e predikonte ai ishte durimtar. Kur populli i tij e etikonte si poet, fallxhor, të çmendur, gënjeshtar, ai mbeti durimtar. Kur ata e shanë, e persekutuan, i shpallën luftë kundër tij, dhe e sulmuan fizikisht, ai mbeti durimtar. Shkurtimisht ai ishte dhe vazhdon të mbetet, imami i atyre që e praktikojnë durimin, model ideal për ata që janë falënderues.

(Visited 76 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT