Për ata që shajnë Profetin


Arena botërore në javën që lamë pas gumëzhinte me ngjarjet e Francës, në të cilën një gazetë satirike u përball me një sulm për shkak se ishte tallur me Islamin dhe simbolet e tij.

Kjo ngjarje i bëri njerëzit të ndanin qëndrime të ndryshme, çdo kush sipas asaj qe besonte.

Nga ana tjetër media lozi rolin e saj, në mbushjen e opinionit dhe karikimin me ndjenja kundrejt viktimave, dhe qendrimit në një bllok kundrejt Islamit dhe muslimaneve si dhe kthimin e tyre ne urrejte te çdo gjeje qe ka lidhje me Islamin dhe muslimanëve duke i cilësuar si terroristë ekstremistë e të dhunshem.

Nuk do të hyjmë në detajet e ngjarjes, qofshin ato politike apo në aspektin e sigurisë, porse do të mundohemi te hedhim dritë mbi qëndrimin fetar rreth kësaj ngjarje dhe ndikimin që lë ajo në botën Islame.           

Në trajtimin e kësaj teme në mënyrë që të mos zgjerohemi do të përqëndrohemi në disa pika:

E para hedh dritë mbi faktin se jobesimtarët nuk kanë reshtur që kryeherët për demtimin e Profetit salallahu alejhi ue selem, persekutimin apo eleminimin fizik të tij.

Rasti i parë vjen në momentin kur Profeti salallahu alejhi ue selem shoqëronte xhaxhanë e tij në tregetinë që do të bënte në Sham. Kur i pa prifti Behira edhe pse Profeti –Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te- ishte dymbedhjet vjeç e njohu dhe i tha xhaxhait te tij:  “Ktheje në vendlindje djalin e vëllait tënd, dhe ruaje atë nga hebrejtë, se betohem në Zot nëse ata e shohin dhe e njohin -siç e njoha unë-, do ti bejnë atij keq, padyshim që ky djalë do të ketë një famë të madhe.

Po ashtu kur atij i erdhi shpallja u mundua dhe u persekutua nga idhujtaret, e shanë dhe ofenduan, dhe u bënin thirrje njerëzve që të mos e pasonin.
Mundimet e idhujtarëve arritën deri aty sa i hodhen të brendshmet e devesë ndërkohë që ai falej, e kërcënuan se do ta vrisnin dhe i bënë enbargo për tre vite rradhazi; ndersa në qytetin e Taifit vunë fëmijët dhe skllevërit ti gjuanin me gurë.

Edhe duart e hebrejve u perpoqën ta dëmtonin, madje i benë kurth që ta vrisnin, dhe me mish deshën ta helmonin.

Të gjitha këto mundime nuk patën sukses, të gjitha njëra pas tjetrës pësuan veç dështim, sepse Allahu kishte premtuar se Profetin salallahu alejhi ue selam do ta mbronte. “E Allahu do te mbroje ty nga njerezit”.

Ky është realiteti i parë i cili na tregon rrugëtimin për të kuptuar çështjen e dytë të cilen e ka shkruajtur Zoti ynë në Kuran e me të cilën ka siguruar Profetin e Tij ku thote: “Ne do të mjaftojme ty ata që të perqeshin”. Kjo është një fjali e cila përmban lajm dhe rrëfim, i cili nuk ndryshon e as nuk anullohet. Padyshim që ky është një premtim nga Allahu për Profetin e Tij se Ai do ta gjurmojë çdo kënd që përpiqet ta nëpërkëmbë atë.

Nga ruajtja që Allahu i ka bërë Profetit është se sharjet që i bënin njerëzit (dhe i bëjnë sot e kësaj dite), nuk ishin të bazuara në realitete dhe vërtetësi, që më pas ti ulnin reputacionin, ndaj të gjithë ata që e shanin, e cilësonin me gjëra të paqëna, dhe nuk kishin mundësi të vërtetonin qoftë dhe një cilësi të vetme nga ato me të cilat e shanin. Ata të gjithë këtë e bënin nga urrejtja dhe fanatizmi, si dhe të largonin njerëzit dhe ti vinin kufijë përhapjes së fesë së tij, por për shkak se nuk mundeshin të gjenin tek ai të meta reale, njerëzit menjëherë por sa e njihnin praninin fenë e tij.

E njejta gjë ndodh edhe sot me ata të cilët përpiqen që ta përdhosin figurën madhështore të tij nëpërmjet karikaturave satirike. Nuk ka dyshim se ata vizatojnë portrete dhe pamje të peshtira dhe të shemtuara, ndërkohë që fytyra e Profetit salallahu alejhi ue selem ka qënë fytyra më madhështore, më e persosura dhe më e shndritura.

Fytyra e tij vezullonte si drita e hënës, ai që e shikonte nuk kishte të ngopur, ndërsa jobesimtarët të cilët mendojnë së përqeshin dhe satirizojnë me portretin e Profetit, nuk e dine se vizatojne shëmtirën që lëvrin në mendjën e tyre dhe asgjë asgjë më tepër. Kjo na kujton hadithin e Profetit salallahu alejhi ue selem i cili ka thënë: “A nuk e shikoni sesi Allahu largon prej meje sharjet e tyre, ata shajnë të shëmtuarin (mudhemen), ndërsa unë jam Muhamedi”.

Ruajtjen që Allahu i ka bërë Profetit prej përqeshësve e ka regjistruar historia, çdo kush që është përpjekur të përdhos personalitetin e tij, padyshim që e ka pësuar që në dynja pa vajtur ende në Ahiret, dhe jetën e ka mbyllur në një mënyre shumë të keqe.

O ju musliman! Asnjëherë Allahu nuk e ka braktisur të dërguarin e Tij, përkundrazi ia rriti atij famën, ndërsa kundërshtareve të tij dhe ata që u perpoqën ta përqeshnin i poshtëroi ne këtë botë perpara tjetres.           

Historia ka shenuar ndër njgjarjet e saj dhe një ndër kundërshtarët e parë të Profetit, pikërisht atë i cili e cilësoi si fatprerë, shikoni se si ju kundërpërgjigj Allahu menjëherë duke thënë: “Sigurisht, ai që të urren ty, ai vetë është fatprerë”. Keuther: 3.       

Ja tek është ai i cili urren Profetin, pa më thoni vallë a din kush sot diçka për të? Ai nuk kujtohet më, madje askush nuk e njeh më, ndërsa Profetin tonë s’ka njohur historia njëri më të famshëm se ai, nuk përmendet emër tjetër ndër njerëzit sikur emri i tij. A nuk i keni parë sesi gumëzhinë minaret e xhamive duke përmendur emrin e tij plotë dhjetë herë në ditë anë e mbanë globit. Nuk është ruajtur e detajizuar historia e dikujt sikur historia dhe jetëshkrimi i tij, aq të detajuar sa kanë përmendur dhe fjalet e tij gjatë ligjerimit, kanë numëruar dhe thinjat në kokën dhe mjekrën e tij. Kur ai fliste të gjithë heshtnin, sikur mbi krye tu kishin zbritur zoqtë. Dashuria e tij kishte depërtuar në zemrat e tyre, ishte përzier me gjakun dhe mishin e saj, saqë e donin (dhe e duan) më shumë se vetet, fëmijët dhe pasurinë e tyre.

Urvetu bin Mes’ud një nga delegatët e popullit të Mekës kur erdhi të bente paktin e armëpushimit me Profetin, u habit dhe u shtang nga dashuria dhe respekti qe tregonin muslimanet ndaj profetit te tyre, aqsa kur u kthye tek paria e Mekës u tha: E kam vizitua Kisrën dhe Kajserin (mreterit e Romës dhe Persisë së asaj kohe), por nuk kam parë askënd ta duan siç e duan muslimanet Muhamedin!

Profeti Muhamed eshte krijesa më e mire që ka parë kjo bote. Ai eshte Profeti i Allahut, të cilit i zbret shpallja nga qielli. Eshte i ndershëm, bujar, zoteria i te derguareve dhe prijesi i profeteve, i lutet Allahut dhe pergjigja i vjen ne çast.
Çeshtja e tij eshte vërtet shume e madhe dhe pozita e tij eshte teper e larte, atij i bejne lavde Allahu, engjejt dhe te gjithe muslimanet. Ai i cili e beson dhe e pason dote hyje ne Xhenet e do te shpetoje, ndersa ai cili e mohon ska bere gje tjeter vetem se veten nga e mira dhe shpetimi do ta privoje.

Ai eshte profeti i Zotit icili ka mahnitur boten mbare. Ai eshte shembulli me i larte ne adhurim, krijesa qe e ka njohur me se miri Zotin e tij,  e nese do te shohesh ne aspektet jetike dhe artet e saj, do gjesh se ai eshte modeli me gjigand ne politike, ekonomi, sociologji etj; i cili ka mahnitur gjate gjithe koherave studjuesit te cilet nuk kane vonuar te shkruajne libra voluminoze edhe pse mund te kene besuar fe te kundert me te tijen.

Te gjithe kanë percjelle te habitur zgjidhjet shoqerore qe ka ofruar, e jo rralle here kane mbetur te mahnitur e te shtangur nga menyra preçize e pershkrimit te kozmosit, deterave dhe aspekteve sociale qe ka ofruar. Ata gjejne tek ai detaje dhe imtesira te cilet vetem pas shume dekadash paten mundesi per ti zbuluar.

Ai ka qene i begate qe ne momentin e pare qe ka ardhe ne kete bote, madje edhe barkun e nenes se tij ende pa dale. Shtatezania me te ishte e lehte,  pa mundime, e njenjte ishte dhe lindja, ndryshonte nga foshnjet e tjera.

Kur shkoi tek gjidhenesja (Halimja) edhe pse foshnje ne gji ishte aq i begatshem saqe ua ktheu mjerimin ne buzeqeshje dhe skamjen ne bollek.

Ky eshte Muhamedi i derguari i Allahut te cilin Allahu e dergoi meshire e qe ia donte te miren me gjithe zemer çdo besimtari.

Te gjithe njerezit duhet ta dine se profeti Muhamed nuk eshte person i zakonshem, perkundrazi eshte i derguari i zgjedhur nga Allahu dhe se mbi nje miljard njerez ne rruzullin e tokes e kane ate me te shtrejte se çdo gje tjeter, madje me te shtrejte dhe se veten e tyre, nuk pranojne ne asnje menyre qe dikush ta neperkembe a ofendoje personalitetin e tij.
Bota mbare duhet ta dije se Muhamedi ka pasues te cilet ndjehen te ofenduar ne momentin kur ofendohet profeti i tyre.

Padyshim se keto qe ndodhin jane pjese e sproves te cilat i paraqiten zemres per te pare dashurine ndaj profetit, dhe Allahu nuk shikon ne trupat tane, dhe as ne fizionomite tona, porse shikon ne zemrat dhe veprat tona.

Jobesimtaret ulerasin, çirren e bertasin
Mendojne se Profetin shajne e ofendojne
Porse qeni sado te larte zerin ta kete
Henen nuk mundet me ulerime ta shemtoje.

Shkrur nga: Administrtor

(Visited 42 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT