Per ate qe rrejshem pikturon Muhamedin alejhi selam


Bosch Fawstin thanë se je Shqipëtar
Edhe unë që po shkruaj këto vargje i tillë jam
Kam përshtypjen se nga mendtë ke lajthitur, ke shkarë
S’gjete gjënë e duhur që në Amerikë të fitosh nam.

Dora jote mizore me lapsin kriminel veç spekulloi
Në tabllonë tënde nuk vizatove portretin e tijë real
Imagjinata jote e shthurur kufijtë e poshtërsisë kaloi
Me anë të saj na tregove se nuk je veçse një djall

Më kujtove Kurejshet, intrigat dhe sulmet që i lëshuan
Duke menduar se figuren e tij do ta ulin, apo nënçmojnë
Por veç më shumë ato besimtarëve bindjen ja shtuan
Se Profetin e tyre nuk munden kurrë ta poshtërojnë.

Portreti, a tabloja jote quaje si të duash
Vetem Muhamedin nuk kishte parqitur
Nuk bëre zgjedhjen e duhur që historinë të shkruash
Kjo që bëre s’është aspak lojë për tu zbavitur?!

Meqënëse me këtë trill fitove çmimin e parë
Pranoje nga unë k’të ndjejnë që drejt teje rend
Tu thafshin duart që guximin kanë marrë
Të vizatojnë mashtrueshem Profetin Muhamed

Bledar Haxhiu

(Visited 42 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT