Përse ka luftuar Profeti Muhamed?


Përgjigjet për këtë pyetje nje kristian i cili quhet “Tomas Karlil”:

Qëllimi i këtij të dërguari para vitit 622 ka qene që të përhapi fenë e tij me urtësi dhe me këshilla të mira, dhe ka dhënë për të realizuar atë çdo mund, por ai i gjeti zullumqarët jo vetëm që refuzuan mesazhin dhe thirrjen e tij, por vepruan qëllimisht për ta heshtur me mënyra të shumëllojshme si kërcënimet, frikësimet dhe persekutimet në mënyrë që të mos e përhapi thirrjen e tij.

Kjo e bëri atë që të mbronte veten dhe thirrjen (davetin) dhe sikur gjendja e tij thonte: Meqë Kureshitët refuzuan çdo gjë përveç luftës le ta shikojnë se çfarë populli jemi …

Ai filloi duke ju përgjigjur atyre që thonë se Islami është përhapur me shpatë duke thënë: “Shoh se e drejta e shfaq veten e saj me çdo mënyre sipas gjendjes …A nuk e keni pare se edhe krishterizmi e përdorte ndonjëherë shpatën, ju mjafton shembulli i Sharlmanit se çfare bëri me fiset Sakson …mua nuk më intereson nëse e drejta është përhapur me shpatë apo me gjuhë (fjalë) apo me ndonjë mënyrë tjetër …Le ti lëmë te drejtat të shfaqin veten e tyre me retorikë ose me shtyp ose me zjarr …Le ti lëmë ato të luftojnë me duart dhe këmbët dhe thonjtë e tyre sepse ato kurre nuk do të mposhten …dhe nuk do të mposhtet vetëm ajo e cila e meriton të zhduket.”…

Le të shtrohjme pyetjen në mënyrë tjetër: Muhamedi i ka luftuar armiqtë e tij dhe ka rezistuar kunder atyre që e luftuan dhe deklaruan luftë kundër tij. Por përse luftuan muslimanët jashtë vendeve të tyre, dhe janë përleshur me Persianët dhe Romakët në beteja të mëdha ..A nuk është ky argument për akuzimin e Islamit për dhunë, dhe mbështetjen e tij në shpatë?

Kuptojmë nga kjo pyetje se pyetësi nuk e kupton se thirrja Islame është thirrje globale që nga dita e parë e saj.dhe nuk ka qenë si thirrjet e të dërguarve të mëparshëm ose si e Isait (paqja qoftë mbi të gjithë ata). Isai urdheroi ndihmetarët e tij (Havarijjunët) duke thënë: “Nuk jam dërguar vetëm se te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit. (Mateu15: 24) “Mos kaloni në rrugën e popujve dhe mos hyni në qytetin e Samarinatëve. Por shkoni më mirë te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit” (Mateu 10: 5 – 6)

(24 – 27) 24 : 24 – 27) 24 Dhe pastaj u ngrit prej andej dhe shkoi në buzë të Tiros dhe të Sidonit dhe hyri në një shtëpi dhe dëshironte që askush te mos dinte gjë për të por nuk mundi të fshihet 25 sepse vajza e një gruaje kishte shpirtë të keq, e sa  dëgjoi për atë erdhi dhe u hodh para këmbëve të tij. 26 gruaja ishte fenikase Siriane – kërkoi nga Ai që të nxjerri djallin nga vajza e saj. 27 Dhe Jezusi i tha: «Së pari lëri djemtë të kënaqen për shkak se nuk është mirë të merret buka e fëmijëve dhe t’u hidhet qenve. (Marku 7: 24 – 27)

Përsa i përket Islamit, thirrja e tij është thirrje globale,thotë Allahu në Kuran (Ne nuk të dërguam ty ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit, myzhdedhënës dhe tërheqës i vërejtjes) ES-SEBE’: 28.

Dhe thotë gjithashtu:  “E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat. EL-Enbija: 107.

Thenia se romaket apo persianet apo të tjerë jane jashte objektit te kësaj thirrjeje bie në kundërshtim me urtësinë e Allahut për dërgimin e të dërguarit të tij dhe gjithashtu nuk është në përputhje me kuptimin e gjerë të mëshirës së Zotit, e cila përfshinë të gjitha krijesat.

 Këtu lind një pyetje tjetër: A nuk do të ishte më e pershtatshme përhapja e kësaj thirrjeje me mirëkuptim në vend të luftës?

 Kjo është ajo që ka ndodhur në të vërtetë,i dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të dërgoi thirrësa të cilët ishin në shkallën më të lartë të kuptuarit,pjekurisë dhe përgjegjësisë dhe në shkallën më të lartë të sinqeritetit dhe amanetit të transmetimit.

Nga më të rëndësishmit e këtyre ambasadorëve ishte: Abdullah bin Hudhafeh elsehmij, Ambasadori i Profetit tek Kisra mbreti i Persisë, Profeti i shkruajti Kisrës duke i thene atij: “Nga Muhamedi i dërguari i Allahut te Kisra i madhi i Persianëve … Paqja qoftë mbi ata që ndjekin udhëzimin dhe besojnë në All-llahun dhe në të dërguarin e Tij,dhe dëshmojnë se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i tij.Dhe unë të ftoj me thirrjen e Allahut të plotfuqishëm. Unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë njerëzit Për t’ia tërhequr vërejtjen atij që është i gjallë (me mend e zemër) dhe dënimi të bëhet meritë për jobesimtarët ..bëhu musliman qe të shpëtosh.Në qofë se nuk beson do të marrësh përsipër gjunahet e paganëve që i falen zjarrit..” Kisra u çmend pas leximit të letrës.Pastaj e grisi atë.. Ai shkroi Princit të Jemenit, i cili ishte në dorën e tij në atë kohë, duke thënë: “Unë kam dëgjuar se një njeri nga Kurejshët ka dalë në Mekë dhe pretendon se është profet ..shko tek Ai dhe kërkoi atij që të pendohet dhe në qoftë se nuk pendohet më dërgo kokën e tij.. Pastaj përfundoi letrën e tij duke thënë:A më shkruan mua dhe Ai është robi im” Dhe Princi i Jemenit dërgoi dy kalorës te Profeti dhe me ta letrën e Kisrës, shkuan te Ai dhe i thanë: Shahanshah i dërgoi  mbretit Bazan duke e urdhëruar atë të dërgojë dikë që tju marri dhe tju çoj atje.Në qoftë se kundërshton ..do të vdesësh..dhe do ta shkaterrosh popullin tënd..dhe do te humbesh vendet tuaja..

Kështu që mbreti Persian shpalli luftë? Dhe ti e dinë se çfarë populli jemi ne!!

Përsa i përket Kajsarit Profeti dërgoi te ai “Dihjetul Kelbi”Ai ishte më i ditur sesa Kisra mbreti i Persianve sepse kishte dije nga libri i cili tregonte shumë lajme nga Teurati dhe Bibla që përgëzonin për afrimin e kohës së Profetit Muhamed paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. Transmetimet na tregojnë se Kajsari kur e mori letrën e profetit kërkoi njerëz që ishin nga Meka për ti pyetur ata rreth Profetit, ai nuk gjeti vetëm se  Ebu Sufjanin – armikun më te madh te Pejgamberit në këtë kohë – dhe një grup që ishte me të. Kajsari urdheroi që të afrohet afer tij ai i cili ka lidhjen farefisnore më të fortë me profetin(ai është Ebu Sufjani) dhe urdhëroi që të ulen shoket e Ebu Sufjanit pas shpinës së tij.Dhe i tha përkthyesit të tij:Thuaj shokeve të tij:Unë do ta pyes këtë për profetin në qoftë se gënjen përgënjeshtroni atë..Ebu Sufjani u detyrua të thotë të vërtetën prej turpit –siç ka thënë.. Përgjigja e Kajsarit ishte kur përfundoi gjithçka që ai donte të dinte rreth Profetit :

Ti më the:Ai është me prejardhje,kështu të dërguarit dërgohen në prejardhjen e popullit të tyre.

Dhe më the:që askush para tij nuk ka pretenduar diçka të tillë,dhe sikur të ishte pretenduar diçka e tillë do të thoja:Njeri që ndjek diçka që është thënë para tij.

Dhe më the:Ju asnjëherë nuk e keni akuzuar per gënjeshtër.Dhe e kuptova se Ai nuk e ka lënë gënjeshtrën te njerëzit pë të gënjyer për Allahun.

Më the: Asnjëri nga baballaret e tij nuk ka qenë mbret ose sundues.Përndryshe do të thoja që është njeri i cili kërkon postin e babait tij.

Më the:ndjekësit e tij janë të dobëtit. dhe të dobëtit janë ndjekësit e të dërguarve.

Më the: Numri i pasuesve të tij eshte në rritje. Unë po ju them se kështu është besimi derisa të plotësohet.

Më the: Askush nga ndjekësit e tij e lenë fenë dhe kthehet te feja e vjetër.unë po ju them se kështu është besimi kur futet në zemra.

Më the:se lufta midis juve është rivalitet.Unë po ju them se të dërguarit sprovohen,dhe perfundimi eshte i tyre.

Më the: Ai urdhëron që të adhuroni vetëm Allahun dhe mos i bëni shok Atij, dhe ju ndalon nga ato që kanë adhuruar baballaret tuaj, dhe ju urdhëron për ndershmëri, besnikëri dhe per mbajtjen e premtimit, e ta kryeni amanetin, dhe këto janë cilësitë e Profetit, e dija se do të dali pejgamberi. Por unë nuk mendoja se Ai është nga ju..Në qoftë se është e vërtetë fjala jote ky burrë do të zotëroi vendin e këmbëve të mia (mbretërinë)

Pasha Allahun në qoftëm se unë e di që unë do arrij te Ai do të doja ta takoja..pastaj urdhëroi që të lexohesh letra e profetit,dhe ishte në të:

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit,Mëshirëbërësit!

Nga Muhamedi I biri I Abdullahit tek Hirekli I madhi I Romakëve , paqja qoftë mbi ata që ndjekin udhëzimin .. Dhe më pas ..

Unë ju ftoj me thirrjen Islame..bëhu musliman qe të shpëtosh,dhe Allahu ta dyfishon shpërblimin.në qoftë se refuzon ti do ta mbash përsipër gjynahin e Erisitve“O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos e konsiderojmë njëri – tjetrin zotër pos All-llahut”! E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: “Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)”!

(Visited 62 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT