PROFETI I MESHIRES (salallahu alejhi ue selem)


Gjate gjithe historise boterore ka pasur njerez qe i kane dhene shume njerezimit. Ne fakt keta njerez meritojne nderim dhe respekt nga te gjithe, edhe pse jane te paket ata qe shprehin falenderim e mirenjohje. E padyshim ne majen e piramides njerezore qendrojne me te lartet e me te lavdishmit, te Derguarit e Zotit, ata qe meritojne me shume nderim e respekt se te tjeret. Ata i zgjodhi  vete Allahu me deshiren e Tij, e jo te tyren, sipas parametrave hyjnore, e jo njerezore, nga mesi i njerezve por jo si te gjithe njerezit. Zoti i ngarkoi me pergjegjesine me te larte sepse do t’i jepnin kuptim jetes se perditshme, do ta lidhnin krijesen me Krijuesin e saj. Kjo njekohesisht ishte pergjegjesia me e veshtire, ngase eshte e veshtire te ndryshohet njeriu, aq me teper kur behet fjale per nga e mira. Ndoshta eshte me e lehte te sheshosh malet e te ndertosh mbi to gradaçela sesa te prishesh ide te gabuara e mbi to te ngresh ndertesen e besimit. Ata nuk e bene kete gje thjesht me aftesite e tyre, por me meshiren dhe mrekullite e dhuruara nga Zoti. Keta Profete pasuan njeri-tjetrin.  Te gjithe kishin nje moto. Edhe pse ne gjuhe, ne kohe dhe ne popuj te ndryshem, ata brohoriten nje zeri : «O ju njerez, nuk ka te adhuruar tjeter te merituar me te drejte perveç Allahut. Prandaj adhuroni vetem Allahun ». Keshtu thane te gjithe njeri pas tjetrit derisa i erdhi rradha te Derguarit te Fundit, Vules se Profeteve, Muhamedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te). Ai i gjeti njerezit ne erresire. Gjeti mbreter qe tokat e Zotit i kishin bere shtete dhe krijesat e Tij i kishin shnderruar ne sherbetore. Gjeti murgjer e prifeterinj qe u bene zoter duke e lene njerzimin te luhatet ndermjet besimit e mosbesimit. Ai erdhi qe t’ia ngrinte lart ballin atij qe i perulej gurit dhe drurit. T’ia hapte mendjen atij qe trembej nga besetytnite dhe nuk bente perpara. Ai erdhi t’u tregonte vendin mbreterve qe drejtonin popujt ashtu siç drejtohen kopete e bagetive. Ai erdhi per t’i thene ndal padrejtesise se idhujtareve qe varrosnin vajzat e gjalla ne dhe.

Te them te drejten ndihem shume i lumtur dhe e falenderoj Allahu qe m’a  mundesoi te flas per meshiren e Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te), kete moral kaq te larte dhe cilesi kaq e veçante e njeriut me te mire qe ka shkelur ne token e Zotit. Si jo, kur vete Allahu i Lartmadheruar thote: “Nuk te kemi derguar ty (o Muhamed) vetem si meshire per gjithesine”. Ndersa Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) thote: “Me te vertete une jam meshire e dhuruar”.

 Nuk te kemi derguar ty (o Muhamed) vetem si meshire per gjithesine”.  Ketij ajeti te nderuar m’e duhet t’i referohem gjate gjthe ketij shkrimi, ndoshta dhe ndonje tjetre per te trajtuar temen ne fjale duke nxjerre ne pah meshiren umiversale te Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te).  Kur permendet fjala ‘meshire’ menjehere te shkon mendja tek te dobetit sepse ata kane nevoje per meshire me shume se kushdo tjeter. Sigurisht qe Profeti i meshires ishte shume i ndjeshem ndaj kesaj çeshtje. Sikur ai te ishte derguar per te shpetuar kete kategori njerezish nga padrejtesia!

I Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) i mori ne mbrojtje keta njerez. Ai e ndaloi ne menyre kategorike padrejtesine ndaj tyre duke thene: “Une j’ua ndaloj ketegorikisht te neperkembni te drejtat e dy te dobetve: jetimit dhe gruas”.

Vete Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) u rrit jetim.  Ai, me shume se kushdo tjeter, e dinte se çdo te thote te rritesh pa babe a pa nene. Allahu i Lartmadheruar ne Kur’an i kercenon mizoret qe neperkembin te drejtat e jetimeve: “Vertet, ata qe hane padrejtesisht pasurine e jetimeve, mbushin barkun e tyre me zjarr dhe do te digjen ne Zjarrin flakerues”.  Njekohesisht i Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) premton shperblim te madh per ata qe perkujdesen per jetimet, kur thote: “Une dhe kujdestari i jetimit do te jemi kaq prane ne Xhenet (duke bere me shenje gishtin tregues dhe ate te mesit)”.

Ai sillej mire edhe me sherbetoret. I trajtonte ata si gjithe njerezit e tjere. Hante ne nje sofer me ta. I thoshte njerit prej tyre (Zejd bnu Harithit): “Ti je vellai yne”. Ndersa Enes bnu Malik n’a tregon: “I sherbeva 10 vjet te Derguarit te Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te). Nuk degjova (te ankohej) ndonjehere e te thoshte ‘uf’. Nuk m’e tha ndonjehere per diçka qe e kisha bere “Pse e bere kete?”, dhe as per diçka qe e lija pa bere “Pse nuk e bere kete?”

Para ardhjes se Muhamedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) gruaja nuk kishte aspak te drejta. Ajo nençmohej dhe poshterohej, madje varrosej e gjalle ne dhe. Kjo fe i garantoi gruas te gjitha te drejtat e saj, e nderoi dhe e konsideroi te barabarte me burrin. Ndaloi çdo lloj padrjtesie qe behet ndaj saj, madje sjelljen e mire me te i Derguari i Allahut e beri kriter te miresise se pasuesve te tij, duke thene: « Me i miri prej jush eshte ai qe eshte me i mire ndaj gruas se tij » « Besimtaret me besim me te plote jane ata qe kane moralin me te mire. Kurse me te miret ne mesin e tyre jane ata, qe jane me te mire ndaj grave te tyre». Madje Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) edhe ne momentet e fundit te jetes, ne shtratin e vdekjes, ne kohen kur zakonisht njerezit merren me gjera te tjera, ai porositi per kujdesin qe u duhet kushtuar te drejtave te grave, duke thene: «Ju porosis qe te silleni mire me grate».

Edhe femijet kishin nje vend te veçante ne zemren e Pejkamberit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te). I Derguari i Allahut hynte ne namaz me nijetin (qellimin) qe te falej gjate, por  kur degjonte qarjen e ndonje  femije, e shkurtonte namazin nga meshira e dhembshuria per te dhe nenen e tij. Kur e pa djalin e tij Ibrahimin ne agonine e vdekjes i lotuan syte. Adburahman bnu Aufi  i tha: «Edhe ti, (po qan) o i Derguar i Allahut ?!» Ai tha: “O biri i Aufit kjo eshte meshire!” Perseri  qau, dhe pastaj tha: “Vertet syri loton e zemra trishtohet, mirepo nuk themi vetem se ato fjale qe kenaqin Zotin tone! Vertet, ne jemi te pikelluar per shkak te vdekjes tende, o Ibrahim”. Nje arab, i quajtur Akra bnu Habis, kur e pa Profetin duke puthur nipin e tij Hasanin i tha: «Une kam 10 femije, por nuk kam puthur asnjerin prej tyre». Profeti i tha: «E çfare te bej une kur Allahu t’a ka larguar meshiren nga zemra! Padyshim ai qe nuk meshiron, nuk meshirohet» Ne nje hadith tjeter thote: «Meshironi ata qe jane ne toke qe t’ju meshiroje Ai qe eshte ne qiell!»

Profeti i shikonte gjynahqaret dhe injorantet me ‘syrin’ e meshires, sepse edhe keta ne menyre indirekte bejne pjese tek ky grupi i te dobetve. Ne momentin kur njeriu mendon te beje apo eshte duke bere ndonje gjynah, ai vertet eshte i dobet, e ka mposhtur nefsi dhe djalli. Dhe pa ndihmen e Zotit nuk mund te triumfoje mbi keta armiq.

Ne vazhdim po ju jap nje shembull per te kuptuar sesi sillej i Derguari i Allahut me keta njerez. Nje djale i ri shkon tek Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) dhe i kerkon qe t’a lejoje te beje imoralitet. Njerezit shkuan tek ai per ta qortuar dhe larguar. Mirepo i Zgjedhuri i Zotit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) i cili nuk pajtohej sjelljet e ashpra, kerkoi prej djaloshit qe te afrohej. Pasi u ul prane Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) i tha :

-A e deshiron imoralitetin per nenen tende ? 

-Jo, per Zotin, flijofsha jeten per ty! 

– Edhe njerezit nuk e deshirojne kete per nenat e tyre!

– A e deshiron kete (imoralitetin) per vajzen tende?

– Jo, per Zotin, flijofsha jeten per ty! 

-Edhe njerezit nuk e deshirojne kete per vajzat e tyre!

-A e deshiron kete (imoralitetin) per motren tende?

– Jo, per Zotin, flijofsha jeten per ty! 

Edhe njerezit nuk e deshirojne kete per motrat e tyre! Pastaj vazhdoi t’a pyese nese e deshironte imoralitetin per tezen dhe hallen e tij. Ndersa djaloshi i ktheu te njejten pergjigje: “Jo, per Zotin, flijofsha jeten per ty!” Me ne fund i Derguari i Allahut i vendosi djaloshit doren mbi gjoks dhe u lut: “O Zoti im, falja gjynahet, pastroja zemren dhe ruaja deliresine”.

Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) ishte meshire per injorantet. Sjellja me bedeuinin (banorin e shkretetires) qe urinoi ne xhami eshte argument shume i qarte. Sahabet i bertiten saqe ai u trmb shume. Ndersa i Derguari i Alahut u tha: “Lereni, mos e nderprisni”. Ata e lane derisa mbaroi. Pastaj i Derguari i Alahut e ftoi ate dhe e keshilloi me butesi: “Ne xhami nuk lejohet urinimi, ndotja dhe papastertia. Ato jane ndertuar qe ne to te permendet Allahu, te falet namazi dhe te lexohet Kur’ani”.  Ne nje transmetim thuhet se arabi eshte lutur keshtu: «O Zoti im, m’e fal mua dhe Muhamedin, dhe perveç ne te dyve mos fal asnje njeri tjeter”.  I Derguari i Alahut i tha duke buzeqeshur: “E ngushtove ate qe eshte e gjere!” Pra, meshira e Allahut eshte shume e gjere, mos e kufizo ate tek ne te dy.

Kjo sjellje nuk ka nevoje per shume koment. Po ne si sillemi me gjynahqaret, gabimtaret e te paditurit? Sjellja jone le shume per te deshiruar. Ne duhet te permiresojme sjelljen me ta. Profeti n’a ka dhene shmbullin me te mire te cilin duhet t’a ndjekim e t’a pasojme.

Muhamedi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) me ndihmen e Allahut e meshiren e Tij ndryshoi rrjedhen e jetes. I tregoi njerezimit se çdo te thote te jetosh per Zotin. Ai i tregoi njerezimit se adhurimi i takon vetem nje Zoti dhe se njeriu qe nuk adhuron Allahun e Lartmedheruar patjeter do te bjere pre e nje adhurimi tjeter. Ai eshte shembulli i qendreses per hir te idealit kur u ballafaqua me pushtet e pasuri, por edhe kur u ballafaqua me tortura e genocid, duke na treguar se rruga per tek kenaqesia e Zotit do kaloje patjeter mbi kurthet e pusite e djallit. Sinqeriteti i tij zgjoi rinine e cila kur degjoi zerin e besimit ne nje Zot, e kuptoi sesa e vogel ishte kjo jete para asaj qe i ftonte Muhamedi. Per hir te ketij ideali ata ndermoren nje udhetim qe vazhdon edhe ne ditet tona. Te perçojne mesazhin hyjnor ne zemrat e te gjithe atyre qe kerkojne shpetim.

Edhe pse ne nje kohe te shkurter Muhamedi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te)  beri nje reforme te thelle ne koncepte, ne morale, ne ide, ne pushtet, ne lufte e ne paqe. Muhamedi nuk ndertoi per veten dhe shoket e tij  keshtjella te forta e shtepi te stolisura, por ndertoi per mbare njerezimin keshtjellen e besimit mbi te cilen do te valevitet gjithmone flamuri i njehsimit dhe adhurimit te Allahut Nje te Vetem. Ai eshte meshira qe Allahu ia dhuroi njerezimit para Dites se Fundit. Paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi Profetin tone te dashur, familjen e tij te ndershme dhe shoket e tij fisnike.

Allahu i Lartmadheruar thote: “Nuk te kemi derguar ty (o Muhamed) vetem si meshire per gjithesine”. Te meshirosh mikun eshte diçka qe e bejne te gjithe. Po armikun, kush eshte ai qe e meshiron?! Te meshirosh ne kohe paqeje eshte diçka normale.  Po ne kohe lufte cili eshte ai qe mund ta beje kete?! I Derguari i Allahut  e meshironte mikun dhe armikun. Ai ishte i meshireshem ne kohe paqeje dhe lufte. Ai ishte meshira qe Allahu i Lartmadheruar ia dhuroi gjithe njerezimit para Dites se Fundit. Meshire per besimtaret qe te durojne derisa te gjejne shperblimin e tyre. Dhe njekohesisht, meshire per jobesimtaret qe te heqin dore nga mohimi e padrejtesite para se te dalin te Krijuesi dhe Sundimtari i vetem, Allahu i Lartmadheruar.

Padyshim  armiqte me te medhenj qe e luftuan Profetin ishin ata te vete popullit te tij, banoret e Mekes, idhujtaret kurejshe,  per udhezimin e te cileve i Derguari i Allahut ishte aq shume i shqetesuar, saqe Allahu i Lartmadheruar e ngushellon duke i thene: « … Ti (o Muhamed) mos e shkaterro veten nga deshperimi per ta (pse ata nuk besojne)… »

Kur i Derguari i Allahut doli haptas per te thirrur ne Fene e Zotit, u perball me urrejtjen dhe armiqesine e eger te idhujtareve kurejshe, te cilet e lenduan shpirterisht dhe fizikisht. I thane ‘i çmendur’, ‘magjistar’, ‘fallxhor’ edhe pse me pare e kishin quajtur ‘Emin- Besnik’. E privuan nga ushqimi, i hodhen mbi shpine plencin (me mbeturina) te devese dhe tentuan disa here ta vrisnin. Kur shkoi ne Taif  e qelluan me gure dhe e pergjaken. I torturuar e i rraskapitur gjate rruges se kthimit zbret tek ai Xhibrili (alejhi selam) bashke me Engjellin e maleve dhe i ofroi mundesine e hakmarrjes duke i thene: «N’a urdhero qe t’i bashkojme dy kodrat e ta shkaterrojme kete popull mizor». Ndersa Profeti i meshires i tha: «Shpresoj qe Allahu te nxjerre prej tyre pasardhes qe do t’a adhurojne Allahun dhe nuk do t’ i shoqerojne Atij ortake askend dhe asgje. O Zot,  fale popullin tim, sepse ai nuk di». Ne betejen e Uhudit e plagosen ne fyryre dhe ia thyen dhembet e pare. Disa nga shoket e tij i kerkuan qe t’i lutej Allahut kunder idhujtareve, ndersa ai tha: «Une nuk jam derguar si mallkim per njerezit. Perkundrazi jam meshire per ta».

I Derguari i Allahut i falte ata qe i benin keq. Te keqen ua kthente me te mire. Munafiket (hipokritet) thurrnin kurthe dhe intriga kunder tij, kaq e kaq here u perpoqen t’a qellojne me thike prapa shpine. Umeri i kerkoi leje Profetit qe te vriste liderin e tyre, i cili e kishte tepruar me poshtersi. Ndersa ai iu pergjigj: “Jo, mos e bej kete. Njerezit do te thone qe Muhamedi i vret shoket e tij”.

Sjellja e mire, komunukimi i bute e njerezor, zemergjeresia e meshira e madhe qe i kishte dhuruar Allahu, mundesoi qe armiqte me te betuar te shnderrohen ne miq e dashamires. Thumame bnu Ethal prijesi i fisit Beni Hanefije dikur ishte armik i Islamit. Ai e perqafoi kete fe te mrekullueshme per shkak te sjelljes se mire te Profetit. Profeti e kapi rob ne nje nga betejat. Megjithese kishte mundesi ta vriste, e fali dhe u soll mire me te. Le te japim pak detaje rreth kesaj ngjarje: Ne nje beteje me fisin Beni Hanefije Thumamen e kapin rob dhe e lidhen ne nje nga shtyllat e xhamise. Profeti i tha: “O Thumame , si ndihesh, çfare do te besh?” Ai tha: “Jam mire, o Mhuhamed, nese m’e  vret njerezit e mi do te marrin hak, nese m’e liron, dije se une jam mirenjohes, dhe nese deshiron pasuri kerko sa te duash”. Pastaj i Derguari i Allahut e la, dhe i urdheroi sahabet qe te sillen mire. Te nesermen Profeti i beri te njejten pyetje dhe Thumame i ktheu te njejten pergjigje. E njejta gje ndodhi edhe diten e trete. Atehere i Derguari i Allahut tha: «Lirojeni Thumamen». Pasi e liruan ai shkoi tek nje kopsht hurmash prane xhamise dhe u la. Pastaj hyri ne xhami dhe deklaroi shehadetin –Deshmoj se nuk ka te adhuruar tjeter me te drejte veç Allahut, dhe deshmoj se Muhamedi eshte i derguar i Allahut-, dhe tha: “O Muhamed, per Zotin mbi faqen e dheut nuk kishte gje me te urryer per mua se fytyra jote. Ndersa tani ajo eshte me e dashura fytyre per mua…Feja jote eshte me e dashur fe per mua…Vendi yt eshte me i dashuri vend per mua».  Pastaj kerkoi leje nga Profeti qe te vizitonte Shtepine e Shenjte te Allahut. Kur mberriti ne Meke e akuzuan per tradheti, sikur ai kishte tradhetuar fene e baballareve te tyre. Ai u tha: «Jo per Zotin, perkundrazi iu dorezova Allahut, Zotit te Gjithesise, bashke me Muhamedin. Per Zotin nuk do t’ju vije nga Jemama (vendbanimi i tij) asnje kokerr gruri derisa te m’e jape leje Profeti».

Shembujt e sjelljes se mire te Profetit me idhujtaret nuk mund te numerohen, por une doja te sillja ne vemendjen amnistine e pashembullt ne histori, diten e çlirimit te Mekes.

I Deguari i Allahut hyri ngadhjimtar ne Meken i çliruar, por me nje modesti te papershkrueshme, i hipur mbi deve, kokeulur e me frikerespekt ndaj Zotit te gjithesise, ndryshe nga ngadhnjimtaret e tjere. Tashme idhujtaret, ata qe e kishin munduar aq shume, e madje kishin thurrur kurthe per ta vrare, te gjithe ishin ne doren e tij. Ai i keshte te gjitha mundesite te hakmerrej, por nuk e beri kete. I Deguari i Allahut zgjodhi nje rruge tjeter te papare ndonjehere ne historine njerezore. Ai u tha: “çfare mendoni t’ju bej?!” Ata thane: “Vetem te mira (presim prej teje), ti je vella i nderuar, bir i vellait te nderuar». Meshira e dhuruar e njerezimit nuk i ndeshkoi armiqte e tij me te eger. Perkundrazi i fali duke u thene: «Ikni se jeni te lire». Pastaj u lut me pergjerim: «O Zot,  fale popullin tim se ai nuk di.»

I Deguari i Allahut ishte njeri i beses, qe e mbante fjalen e nuk e thyente premtimin ne çdo kohe e ne çdo situate. Po ate dite, diten e çlirimit te Mekes, vjen tek Profeti Aliu me çelesin e Qabes ne dore. Ndersa Profeti ia mori çelesin Aliut dhe pyeti se ku eshte Uthman bnu Talha. Kur erdhi Uthmani iu drejtua me keto fjale: «Ky eshte çelesi yt, o Uthman. Dita e sotme eshte dite e bamiresise dhe e mbajtjes se premtimit!” Ja keshtu e mesonte Profeti popullin e tij qe te sillej mire me te tjeret dhe ta mbante premtimin. Ju e pate se si sillej ai me armiqte me te eger, mos pyesni me se si sillej me miqte e shoket e tij!

 Sigurisht qe Muhamedi nuk ishte i meshirshem vetem ndaj popullit te vet, i cili ishte armiqesuar padrejtesisht ndaj tij. Ai ishte i meshirshem edhe me ithtaret e Librit (hebrejte e te krishteret) te cilet i nxorren lloj e lloj problemesh dhe pengesash ne rrugen  thirrjes ne fene e Zotit,  fe te cilen e kishin predikuar te gjithe Profetet, e midis tyre Musai (Moisiu) dhe Isai (Jezusi), e per me teper ata ishin te paralajmeruar per ardhjen e Profetit te Fundit ne  Librat e tyre.

Muhamedi ishte i fundit ne rreshtin e te Derguarve te Zotit. Ai eshte i Derguar per mbare njerezimin. Edhe hebrejte e te krishteret duhet t’i besojne dhe t’a ndjekin e t’a pasojne ate si gjithe njerezit e tjere. Duke folur per rolin e tij si i Derguar i Fundit i vertete perpara Dites se Gjykimit, ai vete ka thene: “Lidhja mes meje dhe profeteve te tjere te meparshem eshte si ajo e njeriut qe ndertoi nje shtepi, mrekullisht e te mire, por se ciles i mungonte nje tulle ne njerin prej qosheve. Njerezit e pane shtepine nga te kater anet dhe u mrekulluan nga hijeshia e saj, por thane : Ah sikur, kjo tulle te ish vene ne vendin e saj!  Pikerisht ajo tulle jam une.  Une jam i fundmi i profeteve.»

Persa i perket sjelljes se mire te Profetit me ithtaret e Librit ka shume shembuj nga jeta e tij. E prej tyre eshte sjellja me nje fqinj çifut i cili e demtonte vazhdimisht. Çdo dite i hidhte mbeturinat para shtepise Profetit. Kurse i Derguari i Allahut i pastronte, te keqen ia kthente me te mire, sillej me te me meshire e butesi. Nje dite Profeti nuk  gjeti mbeturina para shtepise se tij. Ne ate çast ai mendoi se ndoshta komshiu çifut ishte i semure. Prandaj vendosi t’a vizitoje. Dhe vertet e gjeti te semure sikurse paramendoi. I tha fjale te buta dhe ngushelluese. Çifuti u habit nga vizita e Profetit, nderkohe qe ai e kishte munduar aq shume me mbeturinat e tij. Ai e kuptoi nga ky gjest se Muhamedi eshte i Derguar i Zotit, dhe pranoi menjehere Islamin duke deklaruar shehadin: «Deshmoj se nuk ka te adhuruar te merituar me te drejte perveç Allahut dhe se Muhamedi eshte i Derguar i Allahut».

Profeti ishte i meshirshem dhe manifestonte moral te larte jo vetem ne kohe paqeje, por edhe ne kohe lufte, atehere kur ashpersia konsiderohet diçka e zakonshme.

 Profeti kurre nuk tradhetonte dhe asnjehere nuk e thyente marreveshjen. Ai nuk i keqtrajtonte roberit e luftes, as te plagosurit, nuk i masakronte kufomat e tyre dhe ua ndalonte keto veprime ushtareve te tij. Sikurse ka ndaluar vrasjen e grave, femijeve, pleqeve, murgjerve, demtimin e te mbjellave, pemeve etj. Komandatet e Muhamedit nuk ngjanin aspak me ata qe kishte pare historia me pare. Komandante e prijes qe ftonin ne besim dhe moral para se te ftonin ne bindjen ndaj tyre. Prijesit e tij ishin ata per te cilet Gustav Lubon thote: «Historia nuk ka njohur çlirimtare me te meshirshem e me tolerante se arabet. » Allahu i ka lavderuar  ithtaret e Muhamedit te cilet kujdeseshin per roberit e luftes, ashtu sikurse per te varferit dhe jetimet.

Dhe ata per hir te Tij u japin ushqim qe varferve, jetimeve dhe roberve te luftes…”.

I Derguari i Allahut ishte meshire per te gjitha krijesat, jo vetem per njerezit, por edhe per kafshet e shpendet. Sigurisht qe historia i ka regjistruar fjalet dhe veprat e tij per  kete kete detaj nga jeta e tij.

I Derguari i Allahut na meson qe njeriu duhet te jete i meshirshem me te gjitha krijesat e Zotit. Ai ua ka ndaluar ithtareve te tij demtimin e kafsheve dhe shpendeve. E ka ndaluar qe ato te merren per objekt qitje. Ai ka thene: «Nje grua ka hyre ne zjarr per shkak te nje maceje, te cilen ajo e izoloi derisa ngordhi; as nuk e ushqeu, as nuk i dha te pinte, dhe as nuk e la qe te hante nga prodhimet e tokes». Nje here Derguari i Allahut u prek shume kur degjoi qe disa nga shoket e tij ia kishin marre zoqte nje shpendi duke luajtur, prandaj u tha atyre: «Kush e trishtoi kete shpend duke ia marre te vegjelit?! Kthejani zogjte!». Nga ana tjeter n’a ka mesuar se trajtimi i mire i ketyre krijesave eshte shkak per te fituar faljen e meshiren e Allahut. I Derguari i Allahut na ka treguar se nje burri Allahu ia fali gjynahet per shkak se ai i dha uje nje qeni i cili gati sa po ngordhte nga etja. Sahabet e pyeten per kete duke i thene: “A marrim shperblim per keto kafshe (duke i trajtuar mire)?” Ai tha: “Po, per çdo gje te gjalle ka shperblim”.

Kastriot Bardhi

(Visited 422 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT