Publikimi i karikaturës së profetit Muhamed, fondamentalizëm ateist


Ribotimi i karikaturës sëprofetitMuhamednga revista franceze “Charlie Hebdo” ka sjellë shumë reagime në Francë dhe jo vetëm. Edhe në Shqipëri po diskutohet shumë me persona që janë pro dhe kundër publikimit të saj.

Një prej atyre që e kundërshtojnë këtë veprim të revistës pariziene është edhe ish ministri i jashtëm Kreshnik Çollaku, aktualisht drejtues i sekretariatit për politikat ejashtme në Partinë Demokratike.

Sipas tij, ky është një akt provokues i panevojshëm dhe një fondamentalizëm i dëmshëm, raporton Portali Albeu.

“Publikimi i sotëm i karikaturës sëProfetitMuhamednga Charlie Hebdo është një akt provokues i panevojshëm.
Mos respekti dhe fyerja e një feje ndryshe nga e jotja është cinizem dhe një fondamentalizëm ateist po aq i dëmshëm sa ai fetar!!!”, shkruan në profilin e tij në Facebook Kreshnik Çollaku.

(Visited 37 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT