Rreth Nesh

KUSH ËSHTË PROFETI ISLAM

Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshiruesit

Profeti Islam është ueb faqja e parë Islame në gjuhën shqipe e cila është e angazhuar për shpalosjen e figurës së profetit Muhamed salallahu alejhi ue selem.

Ajo e filloi punën e saj në maj të vitit 2009. Kjo faqe synon që të sjellë pranë muslimanëve shqipfolës dhe jo vetëm, një prezantim të figurës së profetit të fundit Muhamedit –paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të-,  dhe çdo gjë që ka të bëjë me jetën, mesazhin dhe fenë e tij.

 

Mesazhi dhe qëllimi i Profetiislam:

Profetiislam u drejtohet mbarë lexuesve të gjuhës shqipe, synon t’i drejtohet logjikës së njerëzve, t’i njoftojë me figurën reale të profetit Muhamed, t’i ngjallë dhe t’i zbusë zemrat e po ashtu t’i rritë ambiciet e tyre në njohjen dhe kërkimin e të vërtetës për figurën e profetit. Nëpërmjet këtyre, synon të ndërtojë arrijë:

– Të pasqyrojë figurën rela të profetit Muhamed, larg çdo ekstremi dhe shpërfilljeje

– të sqarojë keqkuptimet

– të sqarojë mesazhin hyjnor që ai ia përcolli njerëzimit mbarë

– t’i bazojë qëndrimet e tij mbi baza fetare dhe historike

– në metodologjinë e tij të ndjekë rrugën e tri gjeneratave të para të myslimanëve.

 

Metodologjia:

Profetiislam përmban shkrime e përkthime nga dijetarë dhe hoxhallarë eminent, gjëra të cilat ndihmojnë në gjetjen e mjeteve të qëlluara për ti shërbyer qëllimit për të cilën është ndërtuar dhe atë, me metoda që bazohen në analiza dhe qartësi, në shprehje dhe në qëllime.

Profetiislam edhe pse është në gjuhën shqipe, ai nuk bën dallim midis myslimanëve dhe jo muslimanëve. Qëllimi ynë është i qartë, të gjithë njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë dhe të dinë të vertetën për figurën e profetit Muhamed dhe fenë e tij.

Profetiislam është foltore, ku sqarohet e vërteta dhe ngjallet vetëdija. Ndoshta nuk kemi mundësi për të thënë të vërtetën në çdo çështje, por të kotën nuk do ta themi asnjëherë, me lejen e Allahut.

Drejtuesi i web faqes:

Bledar Tefik Haxhiu

(Visited 48 times, 1 visits today)