Shembulli i të dërguarit Muhamed dhe të dërguarve të mëparshëm


SHEMBUJ NGA SUNETI PROFETIK

Ebu Hurejra, -Allahu qoftë i kënaqur me të-, përcjell se i dërguari, -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të-, ka thënë: “Shembulli im dhe i profetëve para meje është si shembulli i atij njeriu i cili ndërtoi një shtëpi, e zbukuroi dhe e përsosi, përveç një pjesë të një tulle në një skaj, njerëzit filluan të sillen rreth saj, e mahniteshin nga bukuria, e thonin: Ah po të ishte vënduar edhe kjo tullë? Tha: “Unë jam ajo tulla, dhe unë jam vula e pejgamberisë”.

Dobitë e hadithit:

  • Imam Neveviu, -Allahu e mëshiroftë-, ka thënë: “Këtu tregohet vlera e tij –paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të-, dhe se Allahu vulosi me të pejgamberinë, dhe plotësoi ligjet e fesë.
  • Nevoja e njerëzimit për të dërguarin, për të plotësuar mesazhet e profetëve të mëparshëm dhe për të vulosur ligjet.
  • Allahu e dërgoi Muhamedin, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, për njerëzit dhe xhinët, që prej kohës së pejgamberllëkut e deri ditën kur do të ndodh Kiameti, për këtë legjislacioni i tij erdhi i plotë dhe gjithëpërfshirës, si dhe i përshtatshëm për çdo kohë e çdo vend.
  • Nuk ka të dërguar pas tij, me këtë bëhet e qartë gënjeshtra e çdo personi që pretendon se është i dërguar.
  • Të dërguarit janë fenerë të cilët udhëzojnë, thirrës për të mirë, që duhet t’i ndjekim, feja e tyre është e njejtë, ajo është njëshmëria e Allahut në besim, njësimi i Tij në adhurim, edhe pse ligjet i kanë të ndryshme, është obligim të besojmë në të gjithë ata, e t’i duam. Të gjitha ligjet janë shfuqizuar me ardhjen e të dërguarit Muhamed, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të-.
    Nuk ka rrugë të shpëtimit e lumturisë, më herët a më vonë, pos duke i besuar atij, duke e dashur dhe duke ndjekur udhëzimin e tij,
  • Ky hadith sjell shembull për të lehtësuar kuptimin.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

(Visited 185 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT