Sjellja e Profetit me fëmijët


Abdulaziz Shami

Profeti Muhamed i rritur që në fëmijërinë e hershme jetim, e kishte të qartë se suksesi në sjellje dhe mardhënie me fëmijët varet nga mënyra se si sillesh me ta; se ata kanë nevojë të jeshë zemërgjerë, i durueshëm dhe i afrueshëm me ta.

Për shkak të rëndësisë që ka kjo grupmoshë, Profeti vendosi një metodologji në mardhënien me ta, e cila si pasojë nxori dhe prodhoi kolosë, njerëz të suksesshëm, dijetarë dhe mendimtarë të mëdhenj.

 

Është natyrë ke fëmitë se ata e duan personin i cili tregohet butë, i cili i ndërton mardhëniet me fëmijët sikur të jetë njëri prej tyre, ndërkohë që largohen nga ai që sillet rreptë dhe ashpër.

Profeti Muhamed e kishte të qartë natyrën e kësaj moshe, dhe sillej me ta në bazë të asaj që donin dhe u përshtatej. Profeti përpiqej që të me anë të sjelljes së tij, butësisë dhe zemërgjerësisë të mbillte virtyte të cilat do të ndërtonin personalitetin e tyre.

Ebu Hurejre përcjell se ata faleshin me Profetin -paqja e Zotit qoftë mbi të-, ndërkohë që kur binin në sexhde Hasani dhe Husejni i hidheshin mbi shpinë, kur Profeti dëshironte të ngrinte kokën, i kapte me kujdes dhe i vendoste në tokë; kur ai kthehej sërisht në sexhde, ata përsëri i hipnin në shpinë. Kur Profeti mbaronte faljen, i merte dhe i vendoste në prehër”. [Ahmedi, e ka saktësuar Arnauti].

Fëmijët nuk mund ti kuptojnë rregullat, detyrat dhe bazat e mardhënies vetëmse në mënyrë graduale. Ata i përthithin dhe fitojnë këto cilësi hap pas hapi për gjatë gjithe jetës, prandaj gabon ai që sillet me fëmijën si të jetë i madh. Këtu kuptojmë se sa shumë gabojmë ne prindërit kur kërkojmë që fëmijët tanë të jenë seriozë, të heshtur dhe të palëvisshëm, në fakt ne kështu u kërkojmë diçka e cila është jashtë natyrës së tyre.

Një bashkëkohëse e Profetit Umu Khalid na tregon një ngjarje të fëminisë e cila i është ngulitur në kujtesë e të cilën e kujton me nostalgji:  “Kur (isha e vogël) shkova me babain ke Profeti dhe unë kisha veshur një rrobë të ngjyrosur me të kuqe, Profeti kur më pa tha: sa bukur, sa bukur. Më pas unë iu afrova Profetit dhe po lozja me unazën e tij, por babai më qortoi. Profeti u kthye nga ai dhe i tha: Lëre të lozë. Pë pas ai u lut duke thënë: jetofsh dhe i grissh, jetofsh dhe i grissh”. [Buhari]

Në fakt kjo është një ndodhi e jashtëzakonshme, ajo përcjell pikërisht atë që duam të themi, një burr që vjen me vajzën e tij të vogël ke Profeti, dhe ajo los e qesh me unazën e profetit pa u shqetësuar, madje Profeti lutet për të që të ketë jetë të gjatë.

Ka bërë vaki që Profeti të mbante në krahë fëmijë të vogël, i cili dhe ka urinuar në rrobën e Profetit, e megjithatë ai me zemërgjerësinë e tij, nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se ka kërkuar ujë për të spërkatur vendin ku fëmija urinoi. [Hadithi gjendet ke Ahmedi, e saktësoi Arnauti].

Profeti jo rrallë herë loste me fëmijët, madje edhe jashtë shtëpisë. Ali bin Murra përcjell se kishin dalë me Profetin të shkonin në një gosti, kur papritur ai pa në rrugë Husejn bin Ali i cili po lozte,  Profeti i zgjati duart dhe filloi të vrapojë pas tij  duke lozur e buzëqeshur.

Madje Profeti -paqja e Zotit qoftë mbi të- edhe kur ishte në namaz nuk e humbte durimin me ta. Trasmetohet se Profeti po falej, ndërkohë që i vjen Umame -mbesa- e tij, vajza e Zejnebit dhe Profeti e mori në krahë, kur binte në ruku e sexhe e vendoste në tokë, ndërsa kur ngrihej në këmbë e merte sërisht në krahë. [Buhariu dhe Muslimi]

Mahmud bin Rrabij’atu thotë: Ende e mbaj mend kur Profeti -paqja e Zotit qoftë mbi të- më hidhte ujë në fytyrë me gojën e tij (duke lozur) ndërkohë që unë isha pesë vjeç”. [Buhari dhe Muslimi]

Profeti kur ishte në namaz, nëse dëgjonte të qarat e fëmijëve, e shpejtonte namazin në mënyrë që nëna e fëmijës të kishte mundësi ta pushonte dhe ti përgjigjej nevojave të tij. [Buhari dhe Muslimi]

Profeti lozte me fëmijët dhe bisedonte me ta për çështjet që i preokuponin, edhe pse ato mund të ishin pa vlerë për vete Profetin. Enesi ka thënë: Profeti ka qënë njeriu më i moralshëm, unë kisha një vëlla të cilin e thërrisnin Ebu Umejr, dhe ai kishte një zog me të cilin lozte e qe ekishte quajtur Nugejr. Profeti sa here qe e shikonte i thoshte: O Ebu Umejr çfarë bëri Nugejri?” [Buhari dhe Muslimi]

Po ashtu nëse do të shohim në sjelljen e Profetit me fëmijët, gjejmë se ai i vlerësonte dhe i respektonte ata. Profeti përpiqej që ti ndërtonte mardhëniet e tij me ta dhe ti përçonte mesazhet me mënyrat më të thjeshta, duke mos qënë i vrazhdë dhe as i sertë. Këtë madje na e tregon pikërisht dikush i cili në kohën e Profetit ishte fëmijë. Ai thotë: “Njëherë Profeti kishte ardhur në shtëpinë tonë, ndërkohë nëna më thërriti dhe më tha: eja se do të kap diçka. Profeti e pyeti: “Çfar do ti japësh?” Hurma u përgjigj nëna ime. Atëhere Profeti i tha: “Nëse nuk do ti kishe dhënë gjë, atëhere do të konsiderohej si gënjeshtër”. [Ebu Daudi hasenehu Albani]

Në këtë mënyrë Profofeti tërheq vërejtjen që të mos i gënjejmë fëmijët dhe të mos lozim me ndjenjat e tyre.

Kur Profeti shikonte diçka që nuk shkonte ke fëmijët, përpiqej ta korigjonte këtë sjellje me mënyrë të butë dhe pa të bërtitura. Amër bin Seleme thotë: Isha fëmijë dhe isha ulur në prehërin e të dërguarit, kur po hanim dora më shkonte sa në një anë në anën tjetër të enës, ndërkohë Profeti më tha: “O Djalosh! Thuaj  Bismilah, ha me të djathtën, dhe ha përpara vetes”. [Buhari  dhe Muslimi]

Madje Enesi thotë: Isha i vogël dhe i shërbeja Profetit, ndodhte që të më ngarkonte me ndonjë punë dhe unë të harrohesha duke lozur me fëmijët, e megjithatë ai nuk më qortonte asnjëherë.

Profeti përpiqej që tu mësonte fëmijëve dhe nguliste tek ata, parime madhështore me fjalë të thjeshta. Njëherë e kishte marrë Ibnu Abasin mbrapa në kafshë dhe gjatë rrugës i thotë: “O djalosh! Unë do të mësoj disa gjëra. Ruaji dispozitat e Allahut, që Allahu të ruaj ty…”. [Tirmidhiu]

Profeti -paqja e Zotit qoftë mbi të-, u kujdes në maksimum për të drejtat e fëmijëve, ai u përpoq që në shoqërinë Islame fëmijët të vinin si pasojë e martesave të ligjshme dhe jo jashtë tyre, duke i ruajtur ata nga pasojat rënda që prodhon një gjë e tillë.

Ai urdhëroi që fëmijët të kishin statusin që meritonin në trashëgimi dhe pronësi.

Nxiti për kujdesje ndaj jetimëve duke thënë: “Unë dhe kujdestari i jetimit do të jemi në Xhenet kështu, dhe bashkoi gishtin tregues dhe atë të mesit”.

 

Përktheu dhe përshtati

Bledar Tefik Haxhiu

(Visited 261 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT