Sjelljet e mira në hadithet e Profetit Muhamed salallahu alejhi ue selem (pjesa 1)


Ebu Derda radijallahu anhu përcjell nga Profeti salallahu alejhi ue selem se ka thënë: “Gjeja me e rende ne peshore (ditën e Gjykimit) eshte sjellja e mire.”  Nr 876

Ebu Hurejra radijallahu anhu përcjell nga Profeti salallahu alejhi ue selem se ka thënë: “Kur dikush nga ju thote E’udhu bilah kur zemerohet, zemerimi i tij shuhet.” Nr 1376

Abdullah ibn Amr ibn el As radijallahu anhuma përcjell nga Profeti salallahu alejhi ue selem se ka thënë: “Meshironi, do te meshiroheni. Falni e Allahu ju fal juve. Mjere ai qe degjon si hinka (si i hyn i del, duke mos vepruar e duke mos e ndikuar çfare degjon). Mjere per ata qe jane mekatare haptazi, bejne mekate haptazi duke e ditur qe jane gabim.” Nr 482

Ubadeh radijallahu anhu përcjell nga Profeti salallahu alejhi ue selem se ka thënë: “Me garantoni gjashtë gjera ju garantoj xhennetin:” Flisni te verteten dhe mbani premtimet, ruajini amanetet, ruajini pjeset e turpshme dhe uleni shikimin dhe mbajini duart larg nga prekja (e harramit).” Nr 1470

Abdullah ibn Amr ibn el As radijallahu anhuma se kur Muadhi do te udhetonte e pyeti te Derguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem: Ai tha: “Adhuroje Allahun dhe mos shoqero askend me te.”

Muadhi tha: “O Profet me trego me shume!” Ai salallahu alejhi ue selem tha: “Nese ben mekat shoqeroje me nje veper te mire.”

Muadhi tha: “O Profet me trego me shume!”

Ai tha: “Permbaju rruges se drejte dhe ki sjellje te mira.”Nr  1228

Ebu Seid El Khudri përcjell nga Profeti salallahu alejhi ue selemse ka thënë: “Besimtaret me te plote (e persosur) ne besimin e tyre jane ata qe kane sjellje me te mira, qe e perulin veten, i bashkojne zemrat dhe zemrat e tyre jane te bashkuara. Nuk ka miresi ne ate qe nuk i bashkon zemrat dhe zemra e tij nuk bashkohet.” Nr 751

Abdullah ibn Amr radijallahu anhu përcjell se i Derguari i Allahut erdhi tek shtepia jone kur isha femije e une isha duke luajtur jashte. Mamaja ime me tha: ” O Abdullah! Eja se do te te jap dicka!” I Derguari i Allahut  tha: “Cfare do ti jepje?’ Ajo iu pergjigj:” Do ti jepja disa hurma. I Derguari i Allahut tha: Nëse nuk do ti jepje asgje do te ishte shkruar nje genjeshter per ty.” Nr 748

Shkeputur nga libri: Zinxhiri i haditheve te sakta te dijetarit Muhamed Nasirudin Albani

(Visited 68 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT