Udhëheqja e Muhamedit paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të


Libri “The Leadership of Muhammad” i autorit John Adair, i botuar për herë të parë në 2010, është një ndër librat më të shitur në tregjet botërore të librave.

Autori në këtë libër, paraqet mënyrën se si i dërguari i Zotit Muhamedi paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, udhëhiqte në mënyrë të përkryer dhe mundi të menaxhonte një shoqëri nomade (beduine), e cila kishte probleme të mëdha shoqërore e sociale, për mos të bërë fjalë për shtet, i cili në atë kohë nuk egzistonte në atë lloj shoqërie.

Me një respekt dhe vlerësim maksimal, autori e paraqet historinë e Profetit Muhamed, në një mënyrë tepër tërheqëse, jo më kot ai zgjodhi ndër gjithë udhëheqësit figurën e Profetit Muhamed, gjë e cila tregon dhe njëherë ndikimin e madh që ka patur personaliteti i Profetit Muhamed dhe historia e tij tek autori i këtij libri.

Padyshim se autorit i mungojnë shumë informacione rreth jetës së Profetit Muhamed, të cilat nwse do ti posedonte, padyshim që do ta kishte nxjerrë këtë libër më të plotë dhe më të larmishëm.

Megjithatë, John Adair edhe pse jo musliman, shkruan me pasion dhe vlerësim maksimal për Profetin Muhamed dhe mënyrën se si ai ka udhëhequr, duke bërë që ky të jetë një ndër librat më të shitur në fushën e lidershipit.

 

Bledar Tefik Haxhiu

 

(Visited 52 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT