Udhëzimi pejgamberik për t’i bërë ballë virusit epidemik


Falënderimi dhe lavdërimi i takojnë Allahut të Lartësuar, Zotit të botëve, Krijuesit të gjithçkaje, në dorën e të Cilit është çdo gjë. Vetëm Atij i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës dhe tek Ai kthehet çdo gjë. Ai është i Gjithëdijshëm për çdo send. Paqja dhe lavdërimi i Tij qofshin për Muhamedin, të Dërguarin e Tij të fundit.

Thuajse të gjithë njerëzit në botë sot janë të angazhuar me atë se çfarë është duke ndodhur me epideminë (pandeminë) e shfaqur, gjegjësishtmkoronavirusin. Kjo tashmë është bërë një realitet që është duke empërjetuar çdonjëri prej nesh, varësisht nga gjendja e tij psikologjike e shpirtërore, qoftë në aspektin e frikës që ndoshta te disa ka kaluar në panik, e qoftë në aspektin se si të përballet me këtë lloj krize e ta tejkalojë atë.

Çdokush që ndjek situatën e krijuar tani, e gjen se njerëzit më së shumti kanë nevojë për mbështetje morale, respektivisht vetëdijesim fetar, të bazuar në besim të pastër në Zotin e Gjithësisë, ngase vetëm kësisoj mund të mirëkuptohen ndodhitë, fatkeqësitë dhe sprovat e ndryshme në këtë botë, e që prej tyre pa dyshim është edhe koronavirusi, Allahu na ruajttë prej tij!

Prandaj, duke u nisur nga kjo ndjeva përgjegjësinë për të kujtuar së pari vetën time pastaj dhe besimtarët me disa pika të rëndësishme bazuar në frymën e Kuranit dhe haditheve profetike, andaj them duke u mbështetur në Allahun Fuqiplotë:

1- Dije, Allahu të mëshiroftë, se nga bazat e besimit islam është edhe besimi në kader, gjegjësisht në përcaktim të Allahut, ku çdo gjë që ekziston në këtë botë është me caktimin e Allahut, asgjë nuk mund të dal jasht dijes dhe pushtetit të Tij.

Këtë Allahu i Lartësuar e thekson në shumë vende në Kuran, siç thotë: Ai krijoi çdo gjë, duke e përcaktuar atë në mënyrë të qartë e të matur”. (Furkan, 2)

Dhe thotë: “Vërtet, Ne çdo gjë e kemi krijuar me masë të paracaktuar”. (Kamer, 49)

Komentuesi i Kuranit, Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë: Allahu krijoi të gjitha krijesat me paracaktim, krijoi për ta të mirën dhe të keqën me paracaktim”.

Gjithashtu, Allahu i Lartësuar thotë: “E ata jobesimtarët thonë: “Nuk do të na vijë Ora (e Kiametit)”! Thuaju: “Po, për Zotin tim! Me siguri që ajo do t’ju vijë”! Ai i di të gjitha të fshehtat. Atij nuk mund t’i fshihet asnjë grimë as në qiej, as në Tokë, e nuk ka diçka më e vogël apo më e madhe se ajo (grimë), vetëm se është e shënuar në Librin e qartë”. (Seb’e, 3)

Ndërsa, në tekst të saktë profetik, i Dërguari i Allahut صلى الله عليه وسلم thotë: Allahu i Lartësuar ka shkruar ndodhitë e të gjitha krijesave pesëdhjetë mijë vjet para se të krijojë qiejt dhe tokën”. Muslimi (2653)

2- Beso se sëmundja çfarëdo qoftë ajo është prej Allahut, sikurse edhe shërimi që është në dorën e Tij. Në Kuran shkruan: “Ai është i Cili, kur sëmurem, më shëron”. (Shuara, 80) Po ashtu, Allahu i Lartësuar thotë: “Nëse Allahu të godet me ndonjë të keqe, s’ka kush që ta largojë atë përveç Tij, e nëse të dhuron ndonjë të mirë, dije se Ai është i Gjithëfuqishëm për çdo gjë”. (En’am, 17) Në hadith të saktë i Dërguari i Allahut صلى الله عليه وسلم thotë: “Vërtet, Allahu nuk ka zbritur ndonjë sëmundje vetëm se ka zbritur për të ilaçin”. Buhariu (5678)

3- Jeta dhe vdekja janë në dorë të Allahut Fuqiplotë, çdonjëri e ka afatin e caktuar, askush nuk mund ta ndryshojë atë. Allahu i Lartësuar thotë në Kuran: “Çdo popull ka afatin e vet. Kur t’u vijë afati i tyre, ata nuk mund ta shtyjnë, qoftë edhe për një çast dhe as nuk mund ta shpejtojnë”. (A’raf, 34)

Në hadithin e njohur profetik, i Dërguari i Allahut صلى الله عليه وسلم përshkruan fazat e krijimit të njeriut në mitrën e nënës, e që pas 120 ditësh, Allahu i Lartësuar e dërgon një melek, për t’ia dhënë shpirtin foshnjës si dhe e urdhëron atë për katër gjëra: “të shkruajë rriskun (furnizimin) e tij, jetën e tij (sesa do të jetojë), punën dhe se a do të jetë fatzi opo i lumtur (në botën e tjetër)”. 6

Pra, secili prej nesh ka afatin e caktuar, nuk mund ta përshpejtojë atë asgjë, as koronavirusi, as diçka tjetër.

Agron Krasniqi

Vazhdon

(Visited 5 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT