VARGJE NGA ZEMRA PER TY, O I DASHURI YNE, MUHAMED


Botë të tërë,

shoh,

që përdridhet,

e aty-këtu,

me plot vetëdije,

të vërtetës,

i përvidhet

——- ——- ——- ——- ——-

Pabesimi,

me botën e tij të sterruar,

mendon dëshpëruar,

se mund të të përçmojë,

o më i larti,

i Dërguar!…

Mendon se mund të të tallë,

me atë shpirtin e tij të vdekur,

të vdekur,

dhe pse gjallë

Mendon se mund të të injorojë,

me atë aromën e keqe,

tek mbllaçitet,

gojë më gojë

Mendon të të vërë poshtë,

me atë egon e tij të sëmurë,

si mushkë,

kokëvarur,

si e thyer pushkë,

me shikim të errët,

me thonj të përlyer,

me gjak të të pafajshmëve,

ngjyer

Mendon se mund të të fshijë,

nga zemrat e miliardave në botë,

nga shpirtrat e të panumërtve,

në qiell,

dhe nuk e di,

se ti për botën,

si dje,

deri në Kijamet,

e përjetësisht,

në Xhennet,

do të jesh,

përgjithmonë,

i pandryshueshmi diell

Mendon se ishe ndryshe nga njerëzit,

ndërkohë që ti erdhe si m’e mira krijesë,

e mbi botën e zymtë,

që ndër kthetra shejtani zhytur,

belbëzonte,

gati në të mbytur,

derdhe aromën më të mire,

freskun më të dlirë,

si me e ëmbla,

vesë

Ne s’biem pre e provokimeve,

e shantazheve të përbotshme,

as dhe e mashtrimeve

Ne jemi vëllezërit e tu,

që pareshtur dërgojmë mbi ty salavat,

e s’i ndajmë kurrë nga veprat që bëjmë,

këshillat e tua,

ditë qoftë,

a nat

I dashuri ynë Muhammed,

paqja qoftë mbi ty,

në këtë botë të trazuar,

ku me ty jemi duke jetuar,

e të shohim midis nesh teksa bukën hamë,

teksa krahëve gjumi na mbledh,

teksa varfëria ngre kokë,

teksa zullumi,

përditë e më shumë,

e përdhos,

e shkatërron,

këtë tokë

E dimë se sprovat do të jenë të shumta,

e dimë se provokimet do të jenë t’panumërta,

e dimë se nuk na duan,

se duan të na zhdukin,

se duan të na shkelin,

se duan të na shkatërrojnë,

siç dimë dhe se kurrë,

s’do mund të na mundin,

se kurrë,

s’do të fitojnë,

se kurrë,

s’do na demoralizojnë,

Ne jemi këtu,

mbi këtë tokë e nën këtë qiell,

me engjujt që dëshmojnë,

me Allahun mbi shtatë qiejt që na mbron e udhëzon,

me fjalën tënde,

ku qetësia buron,

me veprën tënde,

që durimin mëkon,

me urtësinë tënde ,

që dhe armikun më të egër,

shkatërron,

me forcën tënde,

që dhe malin,

e bën pluhur,

e sheshon

Sa të liq që janë,

sa të pabesë,

sa të vegjël,

tamam si pilivesë,

sa të shëmtuar,

si majmunët më të nënçmuar,

sa të humbur,

teksa përpiqen të të vënë nofka,

dhe harrojnë,

darët e Xhehennemit,

e ferrit të përjetshëm,

tek do t’iu shqyen,

të mallkuarat,

nofulla!…

Ne ecim të qetë dhe krenarë,

si sahabët,

shokët e tu të pare,

që gjithçka e flijuan për këtë Fe,

për Islamin,

paqe e mëshirë,

që njerëzimin,

ta bëjmë më të mire,

që t’i falim të tjerët,

t’i mëshirojmë,

dhe pse e dimë se tepër fare po gabojnë,

t’i bëjmë me dije se nuk shuhet, jo, kjo Fe,

sepse e mbron Krijuesi lart në qiell,

nuk shuhet kurrë Kur’ani,

që t’u zbrit ty dhe na e mësove neve,

o diell,

nuk triumfon pabesimi,

dhe pse aq shumë e do shejtani,

sepse në zemrat tona,

përndritet Imani,

besimi në Allahun,

besimi në ty,

o i dashuri ynë Profet,

ndjekja e rrugës tënde,

o m’e larta krijesë,

o Dërguari i Fundit,

o Muhamed!

——- ——- ——- ——- ——- ——- —

Kiramen-katibinët po shënojnë sa shumë po vuaj,

pse zemra ime s’ka forcë që të flasë më qartë

Ah që nuk mundem më bukur për ty të shkruaj,

ah të kisha lindur në kohën tënde të artë!…

Ah,o i dashuri ynë,

Pejgamberi Muhamed,

Shefa’ati tënd na u dhuroftë,

e u bëfshim komshinj,

të Firdeusit,

në Xhennet!

       

(Visited 45 times, 1 visits today)

You may also like

LEAVE A COMMENT